Solt‑Lejk‑Siti

“Shih te Krishti” Është Tema e Vitit 2025 për Të Rinjtë e Të Rejat Shenjtorë të Ditëve të Mëvonshme

Shkrimi i shenjtë i temës ka për qëllim ta fuqizojë rininë, veçanërisht në kohë dyshimi ose frike

image of Jesus Christ
Tema e rinisë për vitin 2025 është “Shih te Krishti” nga shkrimi i shenjtë te Doktrina e Besëlidhje 6:36, ku lexojmë: “Shihni tek unë në çdo mendim; mos dyshoni, mos kini frikë”.

Gjatë gjithë vitit 2025, të rinjtë dhe të rejat shenjtorë të ditëve të mëvonshme nga mosha 11 deri 18 vjeç do të nxiten të “shohin te Krishti”.

Presidencat e Përgjithshme të Të Rejave dhe Të Rinjve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të cilat mbikëqyrin programet e Kishës për rininë, njoftuan se tema e vitit 2025 për rininë është “Shih te Krishti” nga shkrimi i shenjtë te Doktrina e Besëlidhje 6:36, ku lexojmë: “Shihni tek unë në çdo mendim; mos dyshoni, mos kini frikë”.

Prindërit dhe udhëheqësit e rinisë nxiten të japin mësim parimet nga tema në shtëpi dhe në kishë gjatë gjithë vitit.  Tema mund të përdoret si tematikë për bisedat e mbledhjeve të së dielës të dhëna nga rinia dhe mund të japë pikën e përqendrimit për veprimtaritë e rinisë, përfshirë kampet, konferencat e rinisë dhe takimet shpirtërore. Tema do të theksohet gjatë konferencave Për Forcën e Rinisë (FSY) dhe takimeve shpirtërore mbarëbotërore për rininë.

Presidentja e Përgjithshme e Të Rejave, Emili Bell Frimani, tha se shkrimi i shenjtë i temës për këtë vit ka për qëllim ta fuqizojë rininë, veçanërisht në kohë dyshimi ose frike.

“Cila është përgjigjja për çaste si këto? Shih te Krishti”, – tha Presidentja Friman. “Pse është ajo përgjigjja? ‘Vini re plagët që tejshpuan ijën time dhe gjithashtu shenjat e gozhdëve në duart dhe këmbët e mia’, – na kujton Ai (Doktrina e Besëlidhje 6:37). Ai e ka mundur botën, përfshirë çdo dy dyshim dhe frikë. Nëse shohim tek Ai, Ai do të na ndihmojë t’i mundim tonat.”

“Shpresa jonë është që rinia e Kishës do të gjejë paqe duke parë te Krishti për t’i ditur dhe mbajtur urdhërimet e Tij”, – tha Presidenti i Përgjithshëm i Të Rinjve, Stiven J. Landi.

Ai tha se e mësoi nga një mik që ishte polic me motoçikletë, se sekreti për t’i mbajtur drejt ato mjete të stërmëdha në autostradë është të “shohësh në drejtimin ku do të shkosh dhe motoçikleta do të shkojë atje ku po sheh ti”.

Ngjashëm me këtë, të “shohim te Krishti do të thotë që të shohim tek Ai në mënyrën siç mund të shohim te një busull, ose një pikë referimi, ose shenjë rrugore”, – tha Presidenti Land. “Të shohim nuk do të thotë asgjë nëse zgjedhim të mos e ndjekim drejtimin. Jemi duke parë vërtet tek Ai vetëm kur jemi të gatshëm t’i zbatojmë urdhërimet e Tij.”

Presidentja Friman tha se shpreson që rinia do ta shpenzojë të gjithë vitin duke parë te Krishti, “në korridoret e shkollës, anës fushës në ngjarjet sportive, ditën e parë në një vend të ri pune, kur lexojnë shkrimet e shenjta, kur kalojnë kohë me miqtë dhe në çastet e qeta të reflektimit.

Ai do të jetë forca juaj”, – tha ajo. “Shihni tek Ai.”