Mesazh i Udhëheqjes Zonale

Shërbimi të Shenjtëron

Të qenit të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve i jep shenjtërim vetë jetës sonë.

Fuqia shenjtëruese e shpirtit është në dispozicion për ne teksa kërkojmë të dimë se si mund t’u japim shërbesë më me efektshmëri njerëzve përreth nesh Intellectual Reserve
Fuqia shenjtëruese e shpirtit është në dispozicion për ne teksa kërkojmë të dimë se si mund t’u japim shërbesë më me efektshmëri njerëzve përreth nesh

Në shumë fusha të jetës sonë, kohët e fundit ndryshimi është futur brenda nesh duam apo s’duam, dhe ndërsa jo të gjithë kemi qenë në të njëjtë barkë, të gjithë kemi qenë në të njëjtat ujëra të hedhura nga stuhia.  Me raste e kam pasur të vështirë të di me saktësi se si të vazhdoj, si të ec përpara, si të jem frytdhënës dhe të përshtatem me ndryshimet që më kanë ardhur në jetë. 

Ndoshta ju, sikurse edhe unë, keni pasur mundësi muajt e fundit për të kërkuar udhërrëfim dhe kuptueshmëri nga Zoti për çështje të ndryshme, për të lundruar në situata dhe rrethana që kanë qenë të panjohura dhe të pashembullta.  Ndoshta edhe ju keni ndier se kjo kohë ka qenë një mundësi për rafinim dhe shenjtërim, një kohë për t’u bërë më të afërt me Atin tonë në Qiell, për të qenë një dishepull më i mirë i Krishtit.  Mesazhet e vazhdueshme nga Presidenti Nelson, vëllezërit e Të Dymbëdhjetëve, dhe Presidentët e organizatave na kanë nxitur ta përmbushim porosinë “Dëgjoje Atë” 1 që të na ndihmojnë për të lundruar përmes kësaj kohe.  Një nga aftësitë më të rëndësishme që mund të mësojmë dhe rafinojmë në këtë jetë, është mënyra si e dëgjojmë zërin dhe nxitjet e Zotit.  Dëgjimi, vënia vesh dhe të vepruarit sipas atyre nxitjeve, do të na japin mundësinë të rafinohemi dhe shenjtërohemi.

Plaku Mark A. Gilmour, Angli I Shtatëdhjetë Zonal
Plaku Mark A. Gilmour, Angli I Shtatëdhjetë Zonal

Nga përvoja ime kam parë që Zoti ka qenë shumë i gatshëm ta tregojë vullnetin dhe udhërrëfimin e Tij kur është fjala për ndërtimin e mbretërisë së Tij. Presidenti Nelson dha të njëjtën mendim duke na nxitur të kërkojmë zbulesë.2  Kam zbuluar se zbulesa rrjedh më lehtë dhe më shpejt kur jam lutur dhe kam kërkuar udhërrëfim lidhur me shërbimin ndaj të tjerëve, ose në thirrjet ose kur mendoj për dikë tjetër, sesa për vullnetin dhe rrethanat e mia. 

Plaku Diter F. Uhtdorf ndërsa shërbente në Presidencën e 1rë dha mësim:

“Shpesh, përgjigjja ndaj lutjes sonë nuk vjen kur jemi në gjunjë, por ndërsa jemi në këmbë, duke i shërbyer Zotit dhe duke u shërbyer atyre që janë rreth nesh. Veprimet vetëmohuese të shërbimit dhe përkushtimit kullojnë shpirtrat tanë, i heqin luspat nga sytë tanë shpirtërorë dhe hapin pragjet e qiellit. Duke u bërë përgjigjja për lutjen e një tjetri, ne shpesh gjejmë përgjigjen për lutjen tonë.” 3

Fuqia shenjtëruese e shpirtit është në dispozicion për ne teksa kërkojmë të dimë se si mund t’u japim shërbesë më me efektshmëri njerëzve përreth nesh, të jemi familja e tyre, miqtë, fqinjët, si të japim shërbesë në komunitetet tona, ose atyre në kujdestarinë tonë nëpërmjet thirrjet tona.  Ndërsa bëhemi më të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve, ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj Shpirtit dhe kjo nga ana tjetër na ndihmon t’i përgjigjemi lutjes së Himnit për të qenë “më shum’ si Ti”4. Nga përvoja ime kam kuptuar që kur i drejtohemi Zotit me lutje lidhur me mënyrën se si mund të jemi ndihmë ose bekim për një tjetër, Ai do t’i përgjigjet me gatishmëri asaj lutjeje.  Gjithashtu mund të vijë një kohë kur nxitja për të vepruar vjen pa lutjen e posaçme parapritëse, atëherë besimi i thjeshtë për të shkuar dhe bërë mirë shpërblehet për të dyja gjërat.  Motra Silvia Ollredi, ish-këshilltare në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, e përshkroi atë kështu:

“Dashuria e pastër e Krishtit shprehet kur japim shërbim vetëmohues. Ndihma për njëri-tjetrin është një përvojë shenjtëruese, që lartëson marrësin dhe përul dhënësin.” 5

Presidenti Tomas S. Monson një herë tha se mundësitë për të dhënë nga vetja jonë janë pa fund, por ato gjithashtu humbasin.6 Lutja ime është që ne të mund të marrim mirëbesimin e Frymës së Shenjtë për t’u kushtuar vëmendje nxitjeve për të vepruar dhe për t’u bërë përgjigjja për lutjen e dikujt tjetër e cila në këmbim siguron për ne një përvojë shenjtëruese që na rrit.


1 Shihni mesazhet ‘Dëgjoje Atë’ në www.ChurchofJesusChrist.org/hearhim

2 Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë, Rasëll M. Nelson, Konferenca e Përgjithshme e Prillit 2018

3 Duke Pritur në Rrugën për Damask, Diter F. Uhtdorf, Konferenca e Përgjithshme e Prillit 2011

4 Më Shum’ Shenjtëri m’Jep – Himni nr. 69 në Librin e Himneve

5 Thelbi i të Qenit Dishepull, Silvia H. Ollred, Konferenca e Përgjithshme e Prillit 2011

6  Takimi Shpirtëror për Krishtlindjen nga Presidenca e 1rë – Dhjetor 2008