T’i shërbesh Zotit si një misionar/e është një privilegj i shenjtë. Ai i sjell bekime të përjetshme personit dhe atyre të cilëve ai ose ajo u shërben (shih Doktrina e Besëlidhje 18:14–16). Thirrjet për mision përfshijnë një detyrë për të dhënë mësim ungjillin, për të përkrahur punën e sektoreve ose njësive të Kishës, ose për të shërbyer në komunitetin vendor.
Për informacion të mëtejshëm për sa i përket shërbimit misionar vizitoni:
- https://www.churchofjesuschrist.org/callings/missionary?lang=eng (në anglisht)
- Mundësitë për Misionarët me Shërbim brenda Zonës së Europës
Çfarë lloje misionesh ekzistojnë?
Çdo caktim [si misionar/e] drejtohet me anë të zbulesës që të përshtatet me misionarin/en dhe nevojat e fëmijëve të Perëndisë.[1] Dikush mund të shërbejë si larg shtëpisë ose duke qëndruar në shtëpi.
Misioni larg Shtëpisë
- Të rinjtë dhe të rejat
Burrat beqarë (mosha 18–25 vjeç) dhe gratë beqare (mosha 19–29 vjeçe) shërbejnë 18–24 muaj në një mision të caktuar. Shih Manuali i Përgjithshëm 24.2.1. (në anglisht) - Anëtarët e martuar dhe gratë beqare 40 vjeçe ose më të mëdha në moshë
Anëtarët e martuar dhe gratë beqare 40 vjeçe ose më të mëdha në moshë mund të thirren si misionar/e në moshë madhore nëse nuk kanë fëmijë në varësi të tyre. Ata zakonisht shërbejnë 6–23 muaj. Shih Manuali i Përgjithshëm 24.2.3. (në anglisht)
Misioni nga Shtëpia
- Të rinjtë dhe të rejat
Disa misionar/e të rinj/eja caktohen që të shërbejnë në Kishë dhe në komunitet duke jetuar në shtëpi. Ata zakonisht shërbejnë 6–23 muaj. Shih Manuali i Përgjithshëm 24.2.2. (në anglisht) - Burrat dhe gratë të moshave 26 vjeçe dhe më të mëdha
Burrat dhe gratë të moshave 26 vjeçe dhe më të mëdha mund të thirren si misionarë/e mbi 26 vjeç/e me shërbim. Ata zakonisht shërbejnë 6–23 muaj. Shih Manuali i Përgjithshëm 24.2.3. (në anglisht)
Klikoni këtu për Mundësitë për Misionarët me Shërbim brenda Zonës së Europës.
[1] Manuali i Përgjithshëm, 24.2 (në anglisht)