
Konferenca e përgjithshme është një grumbullim mbarëbotëror i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Dy herë në vit, gjatë fundjavës së parë të prillit dhe të tetorit, udhëheqësit e Kishës nga e gjithë bota japin mesazhe të përqendruara te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij. Mes atyre që do të ndjekin transmetimet e konferencës që zënë fill nga Solt‑Lejk‑Siti në Shtetet e Bashkuara më 6-7 prill 2024, do të jenë mijëra besnikë nga mbarë Europa.
“Konferenca e përgjithshme e ka bekuar jetën time për shkak se atje ka pasur gjithnjë të paktën një bisedë që ishte bërë vetëm për mua në një situatë ose sprovë të posaçme që po kaloja”, – thotë një anëtare e Kishës që banon në Gjermani. Në konferencën e fundit të tetorit 2023, Presidenti i Kishës Rasëll M. Nelson i ftoi dëgjuesit të “mendonin çelestialisht” ose hyjnisht.

Presidenti Rasëll M. Nelson flet gjatë një mesazhi të pararegjistruar që u shfaq gjatë sesionit të pasdites të së dielës të konferencës së përgjithshme të tetorit 2023 më 1 tetor.


Pjesëmarrës në konferencë dëgjojnë një folës gjatë sesionit të paradites të së dielës të konferencës së përgjithshme në Qendrën e Konferencave në Solt‑Lejk‑Siti, më 1 tetor 2023.


Vizitorët pranë Tempullit të Solt‑Lejkut në Sheshin e Tempullit në Jutë gjatë fundjavës së konferencës së përgjithshme, më datë 30 shtator deri më 1 tetor 2023.

Një anëtare vendore nga Holanda reflekton: “Për mua, të mendoj çelestialisht do të thotë të kemi më tepër mirëbesim te koha dhe plani i Perëndisë dhe të besojmë se gjërat do të zgjidhen për të mirën tonë. Do të thotë edhe të mësojmë të heqim dorë dhe t’i lëmë gjërat në duart e Tij. Kam punuar vërtet për atë dhe më ka sjellë shumë paqe të brendshme.”
Një anëtar nga Zvicra shton: “Tani e gjej veten duke menduar më shpesh për pasojat e përjetshme të vendimeve të mia dhe asaj që ka vërtet rëndësi”. Të gjitha sesionet e konferencës do të transmetohen drejtpërdrejt te faqja e transmetimeve në ChurchofJesusChrist.org në më shumë se 70 gjuhë. Ato mund të shihen edhe në në kanalin General Conference YouTube channel; në programin Gospel Stream, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe në kanale të tjera radiofonike, televizive, satelitore dhe digjitale.
Pas transmetimit, mesazhet do të jenë në dispozicion në formate me shkrim, zë dhe materiale filmike në kanale të shumta në më shumë se 70 gjuhë për t’i parë dhe studiuar sipas kërkesës. Këto kanale përfshijnë programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], Biblioteka e Mjeteve të Informimit, kanalin e konferencës së përgjithshme në YouTube, Gospel Stream dhe në revistat e Kishës.