Frankfurt-mbi-Majn

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme bashkojnë duart me të tjerët për të ndihmuar viktimat nga përmbytjet.

BBC-ja foli rreth “shirave në përmasa rekord në Gjermani dhe Belgjikë”. Kancelarja Angela Merkel vërejti se në gjuhën gjermane mezi gjente fjalët për të përshkruar shkatërrimin që kishte parë.

BBC-ja foli rreth “shirave në përmasa rekord në Gjermani dhe Belgjikë”. Kancelarja Angela Merkel vërejti se në gjuhën gjermane mezi gjente fjalët për të përshkruar shkatërrimin që kishte parë. Mijëra vullnetarë nxituan drejt zonave të prekura nga përmbytjet katastrofike në Europë. Midis ndihmuesve që po pastronin dhe po jepnin ndihmë, ishin misionarët dhe anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

“Atje kishte një vërshim mirësie, dashurie dhe bashkimi. Frika u ndesh me kurajë, dëshpërimi me shpresë”, tha Plaku Erik W. KopishkeKëshilltar i Parë në presidencën e Zonës së Europës. “Si Kishë, ne jemi thellësisht mirënjohës për të gjithë ata që kanë sakrifikuar kohën dhe burimet e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Duke parë misionarët dhe anëtarët tanë që shërbejnë krahë për krahë me fqinjët, miqtë dhe me tërësisht të panjohur, zemrat tona mbushen me përulësi dhe gëzim”, shtoi ai.

Duke pastruar pas përmbytjeve të mëdha në Bad Nojenar-Arvailer të Gjermanisë.
Duke pastruar pas përmbytjeve të mëdha në Bad Nojenar-Arvailer të Gjermanisë.

Rrugët nuk ekzistojnë, shtëpitë janë rrënuar

“Në këtë situatë katastrofike, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dërgoi misionarë si ndihmës”, shpjegoi Manfred Gerlahi, një nga disa prej anëtarëve të zonës të ngarkuar me administrimin e përpjekjeve të ndihmës. Të reja dhe të rinj të cilët po shërbenin në Misionin e Frankfurtit në Gjermani, e ndërprenë rutinën e tyre të mësimit dhe përkujdesjes për nevojat shpirtërore të njerëzve që të kontribuonin në zonën e fatkeqësisë.

Një nga këta misionarë të rinj ishte Motra Megi Mejs nga Linçburgu në shtetin amerikan të Virxhinias. “Përfytyroni këtë: ju arrini në një zonë parkimi me shtatë misionarë të tjerë. Ti del nga makina dhe shikon qindra njerëz rreth teje me kominoshe dhe çizme gome me baltë”, kujtoi ajo. “Ti shikon se qyteti është shkatërruar. Rrugët nuk ekzistojnë, shtëpitë janë rrënuar dhe sendet e njerëzve janë bërë kapicë plot baltë, grumbulluar atje ku dikur ishte një rrugë.”

Plaku Xhefri Hillton dhe Motra Kerën Hillton, një çift i dalë në pension që po shërbenin si vullnetarë në Sektorin e Komunikimeve të Kishës në Frankfurt-mbi-Majn, udhëtuan për në Bad Nojenar-Arvailer të Gjermanisë për të ofruar ndihmë. “Një dyqan zonal akulloreje u shemb kur forca absolute e ujërave flaku jo një por dy automjete përmes anës së përparme të ndërtesës”, vërejti Plaku Hillton.

Plaku Xhefri Hillton dhe Motra Kerën Hillton në Bad Nojenar-Arvailer të Gjermanisë.
Plaku Xhefri Hillton dhe Motra Kerën Hillton në Bad Nojenar-Arvailer të Gjermanisë.

Të bashkuar nga dëshira për të ndihmuar të tjerët

Plaku Hillton përfundoi: “Ajo çfarë i bashkoi vullnetarët, ishte gjuha universale e dashurisë dhe shërbimit. Nuk kishte rëndësi se nga vinin ata apo se çfarë dialekti flisnin. Ata ndodheshin të gjithë atje për të njëjtën arsye.”

Plaku Najtën Koll Uordhingtëni, një misionar i ri nga shteti amerikan i Jutës, tha se të parit e njerëzve tek vinin nga e gjithë Gjermania për t’u ofruar ndihmë dhe shërbyer atyre në nevojë, ishte mahnitëse. Duke kthyer vështrimin prapa te përvoja e tij vetjake si vullnetar, ai kujtoi: “Shumë përvoja këtë javë më treguan se kur njerëzit kanë humbur absolutisht gjithçka, ata mblidhen bashkë me zemër të përulur dhe e mbartin njëri-tjetrin hap pas hapi”.

“Engjëjt në gatishmëri”

Deri më tani, misionarët dhe anëtarët e zonës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kanë kryer më shumë se 12 000 orë vullnetare duke u shërbyer viktimave nga përmbytjet në Gjermani.

Duke qenë se shumë prej tyre kishin veshur jelekë të verdhë të ndritshëm ku shkruhej “Duart Vullnetare”, ata kanë qenë lehtësisht të dallueshëm. Vendësit në Bad Nojenar-Arvailer filluan t’i quanin misionarët “Engel unterwegs” (“engjëjt në gatishmëri”) pas disa ditësh.

Vullnetarë të Kishës duke ndihmuar ata që qenë prekur nga përmbytjet në Gjermani.
Vullnetarë të Kishës duke ndihmuar ata që qenë prekur nga përmbytjet në Gjermani.

Vullnetarët e Kishës punuan me autoritetet vendore dhe iu përgjigjën nevojave të individëve, familjeve dhe kompanive. “Shpejt e gjeta veten në një restorant duke ndihmuar të hiqeshin me lopatë nga bodrumi balta, mbetjet dhe të mirat materiale të ndotura”, tha Plaku Xhejkob Rid. “Fillimisht unë mendova se ne do të shkonim atje, do të ndihmonim deri sa të mbaronim – ndoshta tre ose katër orë - dhe pastaj të hanim drekë dhe të kalonim te shtëpia tjetër. Pa dyshim që e kisha gabim. Unë mbajta kovë pas kove nga shtëpia në rrugë dhe thjesht i zbraza të gjitha atje. Dukej sikur nuk u vinte fundi kurrë.”

Plaku Kopishke gjithashtu kaloi një ditë si vullnetar në rajonin e krizës në Gjermani, së bashku me bashkëshorten e tij Kristinën, familjen e tij, misionarët ashtu si edhe anëtarët e grupeve dhe organizata të besimeve të tjera. Ata ndihmuan të pastrohej një kopsht katolik për fëmijë.

Plaku Erik W. Kopishke dhe bashkëshortja e tij, Kristiana Kopishke, bashkohen te përpjekjet e pastrimit për një ditë.
Plaku Erik W. Kopishke dhe bashkëshortja e tij, Kristiana Kopishke, bashkohen te përpjekjet e pastrimit për një ditë.

“Atje kishte një atmosferë shumë pozitive dhe të gëzueshme, pavarësisht nga puna e vështirë e rraskapitëse dhe mjedisit përreth të shkatërruar. Ndihmësit nuk ishin të palumtur dhe nuk u ankuan për rrethanat, por dukeshin se po gëzoheshin me të vërtetë nga ajo që po bënin”, tha Kristina Kopishke.

Plaku Erik W. Kopishke dhe bashkëshortja e tij, Kristiana Kopishke.
Plaku Erik W. Kopishke dhe bashkëshortja e tij, Kristiana Kopishke.

Në Zvicër, anëtarët dhe misionarët u erdhën gjithashtu në ndihmë njerëzve të prekur nga përmbytja.

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme nga Luksemburgu i dhuruan qese me veshmbathje Kishës Daneze Protestante vendore. Kisha gjithashtu u vu në kontakt me anëtarët në zonat e prekura, duke u ofruar të prekurve nga përmbytja pompa, ushqime, përkrahje dhe përkujdesje për fëmijët.

Veshmbathje të dhuruara nga anëtarët e Kishës nga Luksemburgu.
Veshmbathje të dhuruara nga anëtarët e Kishës nga Luksemburgu.

Një javë pasi kishte ndodhur përmbytja, rreth 80 anëtarë të Kishës nga Belgjika dhe Holanda, si dhe misionarë nga Misioni i Belgjikës/Holandës, u mblodhën në një periferi të Lizhit në Belgjikë. Sapo mbërritën, vullnetarët morën detyra rreth vendeve dhe mënyrave se si të ndihmonin. Pothuajse çdokujt nga grupi i Kishës iu kërkua të ndihmonte në komunën e Uallunit në Truz pranë lumit Vesdre. Gjatë përmbytjes, niveli i ujit atje ishte ngritur shtatë metra mbi normën. Shumë banorë humbën gjithçka dhe nuk do të mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre për muaj të tërë për shkak të dëmit. Nga ajo kohë, misionarët janë rikthyer në zonën e Lizhit çdo javë për të dhënë ndihmë.

Vullnetarë të Kishës në Belgjikë.
Vullnetarë të Kishës në Belgjikë.

Deril A. Uotsoni, Presidenti i Misionit të Belgjikës/Holandës të Kishës, tha se përpjekjet e ndihmës i kujtuan thellësisht një pohim nga Libri i Mormonit: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit: “Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj” (Mosia 2:17).

Ndihmë dhanë edhe misionarët e Misionit të Francës, Paris. Plaku Olivier Sjub dhe Motra Bernadet Sjub arritën në Lizh vetëm një javë pas përmbytjeve. Ata menjëherë filluan të organizonin projekte shërbimi për të pastruar mbetjet nga shtëpitë dhe oborret. Misionarët nga Belgjika, Luksemburgu dhe Franca Lindore u bashkuan me ta për të ofruar ndihmë dhe kështu bënë edhe anëtarët vendorë nga Belgjika dhe Franca. Çifti Sjub komunikoi dhe punoi me agjenci qeveritare dhe me organizata jofitimprurëse për ta kryer punën. Tani ata janë në proces planifikimi të një koncerti bamirësie për t’u sjellë dobi atyre që u prekën.

Njëri grup i misionareve kishte pak kohë të lirë mes dy projekteve dhe vendosi të lutej e t’i kërkonte Perëndisë t’i rrëfente udhën për te dikush që kishte nevojë për ndihmë. Ato ndien nxitjen që të ecnin përgjatë një rruge të veçantë kur Martina Durtka ua hapi derën. Misionaret iu afruan dhe ajo tha se kishte vërtet nevojë për ndihmë për ta pastruar oborrin e pasmë i cili ishte mbuluar nga balta dhe mbetjet.

Misionaret që e ndihmuan Martina Durtkën të pastronte oborrin.
Misionaret që e ndihmuan Martina Durtkën të pastronte oborrin.

Ato e ndihmuan atë gjithë pasditen dhe i dërguan një fotografi që bënë së bashku. “Përshëndetje motrat e mia. Prania juaj, mirësjellja juaj, ndihma juaj, buzëqeshjet tuaja, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë dhe krahë. Më prekët në shpirt. Ju faleminderit për fotografinë; ne të gjitha bëmë një punë të shkëlqyer së bashku. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës”, u përgjigj ajo.