Për më shumë se tridhjetë vjet, kuzhina e bamirësisë në famullinë skalabriniane, të quajtur Parrochia del Santissimo Redentore [Famullia e Shëlbuesit Më të Shenjtë] në Romë, ka shërbyer vakte ushqimi të ngrohtë për anëtarët e pastrehë dhe të cenueshëm të komunitetit vendor të famullisë.
Misionarë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme duke përgatitur drekën e paketuar për kuzhinën e bamirësisë.
Anëtarët vendorë të famullisë mbledhin artikuj ushqimorë nga dyqanet vendore dhe dhurimet private. Me ndihmën e vullnetarëve, pesë ditë në javë, rreth 150 njerëzve u shërbehet dhe shijojnë një vakt ushqimi të ngrohtë në ditë.
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhuron fonde për të plotësuar gjërat që nevojiten për t’i siguruar këto vakte ushqimi. Misionarët dhe anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dalin vullnetarë për të përgatitur sallën e ngrënies dhe për t’i shërbyer vaktet e ushqimit një ditë për çdo javë. Ata i përshëndesin vizitorët, shërbejnë vakte ushqimi dhe më pas ndihmojnë për pastrimin.
Dhoma e shërbimit të ushqimit ku shumë veta mund të hyjnë që të mbrohen prej motit jashtë dhe të shijojnë një vakt ushqimi të ngrohtë. Shumë prej vizitorëve vijnë këtu për të marrë një drekë të paketuar për ta ngrënë diku tjetër.
Gjatë periudhës së Krishtlindjes, anëtarë dhe misionarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, dhanë paksa më shumë. Për të rriturit, ata përgatitën qese dhuratash të cilat përmbanin mjete për të ngrohur qafën, një çokollatë, ëmbëlsira të tjera të vogla dhe një pako me biskota. Secili fëmijë mori një qese të ripërdorshme, të mbushur me një lodër dhe ëmbëlsira.
Misionarë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme gati për të shpërndarë qeset e Krishtlindjes.
Kur e pyetën përse ai punonte si vullnetar te Kuzhina e Supës, Aldoja, një ndihmues atje, tha: “Më pëlqen t’i ndihmoj njerëzit e tjerë. Dëshiroja të bëhesha kuzhinier. Kjo më jep diçka me të cilën të merrem. E di se është punë e vështirë, por, kur kthehem në shtëpi, unë ndihem mirë.” Ai shpjegoi se çdo njeri mund të mbetet pa punësim. “Kur e humbet punën, me të shpejtë shkon në anën tjetër.”
Aldoja, një vullnetar në kuzhinën e bamirësisë duke përgatitur ushqimin.
Falë dhurimeve të vazhdueshme dhe përfshirjes së vullnetarëve, vizitorët e përditshëm të Kuzhinës së Bamirësisë në Famullinë Skalabriniane do të vazhdojnë të marrin vakte të ushqimeve të ngrohta, të cilat u japin mbështetje jetese atyre që po kalojnë kohë të vështira.
Misionarë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme duke bërë përgatitjet për t’u shërbyer drekën fqinjëve nevojtarë.
Anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme duke përgatitur ushqimin.