Seri e Re Materialesh Filmike mbi mënyrën e përgatitjes për Konferencën e Përgjithshme

Për të ndihmuar për t’u përgatitur për këtë ngjarje shpirtërore, Kisha do të nxjerrë 8 materiale të shkurtra filmike me sugjerime në ditët që i paraprijnë Konferencës së Përgjithshme. 

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme do të mbajë Konferencën e Përgjithshme gjysmëvjetore të saj më 2-3 tetor 2021. Të gjithë janë të mirëpritur të bashkohen me miliona njerëz në mbarë botën për të dëgjuar mesazhe rreth Shpëtimtarit Jezu Krisht nga profetët dhe apostujt e gjallë, si dhe nga udhëheqës të tjerë mbarëbotërorë të Kishës.

Krishti si bari

Për të ndihmuar për t’u përgatitur për këtë ngjarje shpirtërore, Kisha do të nxjerrë 8 materiale të shkurtra filmike me sugjerime në ditët që i paraprijnë Konferencës së Përgjithshme. Ju mund të shikoni më poshtë një pjesë prezantuese fillestare të materialit “Konferenca e Përgjithshme: Si do të përgatiteni?”

Një pjesë e re filmike sugjerimi do të publikohet çdo ditë në kanalet e Kishës në mediat shoqërore (Facebook, YouTube, Instagram) në 22 gjuhë, duke filluar nga 25 shtatori deri më 2 tetor 2021.

Ju gjithashtu mund të vazhdoni të kontrolloni këtë Listë të Shfaqjes për ngarkimet e materialeve filmike më të reja.

Konferenca e përgjithshme është një mbledhje mbarëbotërore e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Dy herë në vit, gjatë fundjavës së parë të prillit dhe tetorit, udhëheqësit e Kishës nga e gjithë bota japin mesazhe të përqendruara te Krishti i gjallë dhe ungjilli i Tij. Konferenca zë fill dhe transmetohet drejtpërdrejt nga Qendra e Konferencave në Sheshin e Tempullit në Solt‑Lejk‑Siti, Jutë, SHBA në rreth 70 gjuhë dhe më vonë përkthehet në më shumë se 100 gjuhë.