Frankfurt-mbi-Majn

Revistat e Kishës tani janë në dispozicion pa pagesë

Në gusht të vitit 2023, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme njoftoi ofertën për abonim pa pagesë për variantin e shtypur në letër të tri revistave të saj:  “Liahona” (për të rriturit), “Për Forcën e Rinisë” (për moshat 12 deri në 18 vjeç) dhe “Miku” (për fëmijët).

Vatrat familjare anembanë botës shpejt do të kenë të drejtën të bëjnë një abonim te cilado revistë e Kishës ose te të gjitha ato pa pagesë. Aty paraqiten histori të anëtarëve, përkrahet studimi i ungjillit i përqendruar te shtëpia dhe përfshihet çdo muaj një mesazh i ri nga një anëtar i Presidencës së Parë ose i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.
Vatrat familjare anembanë botës shpejt do të kenë të drejtën të bëjnë një abonim te cilado revistë e Kishës ose te të gjitha ato pa pagesë. Aty paraqiten histori të anëtarëve, përkrahet studimi i ungjillit i përqendruar te shtëpia dhe përfshihet çdo muaj një mesazh i ri nga një anëtar i Presidencës së Parë ose i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Duke filluar nga data 1 dhjetor 2023, çdokush që ka një llogari Kishe, si anëtarët edhe miqtë, mund të regjistrohet për një abonim vjetor pa pagesë për çdo vatër familjare, te njëra ose më shumë prej revistave të Kishës.

Plaku Diter F. Uhtdorf tha: “Ne vijmë më afër Jezu Krishtit teksa marrim pjesë në mënyrë të vazhdueshme në studimin e ungjillit në shtëpi. Kisha dëshiron të japë të drejtë përdorimi më të madhe ndaj fjalëve të profetëve dhe ne jemi të lumtur t’i vëmë kopjet e shtypura në letër të revistave të Kishës në dispozicion pa pagesë.”

Vitet e fundit, revistat e Kishës kanë pësuar ndryshime të konsiderueshme për të përkrahur anëtarët e secilës grupmoshë në përpjekjet e tyre për ta mësuar dhe jetuar ungjillin e Jezu Krishtit. Këto revista tani janë në dispozicion në 50 gjuhë, si në formatin e shtypur në letër edhe në atë digjital. Gjuhë të tjera janë në dispozicion në formatin digjital.

Presidenca e Zonës së Europës Qendrore e nxit çdo njeri ta shijojë këtë mundësi: “Është lutja jonë që, ndërsa fjalët e profetëve dhe dëshmitë e shenjtorëve vihen në dispozicion në çdo shtëpi, familjet tona të mund të bëhen më të përbashkuara, të lidhen te Krishti nëpërmjet ordinancave e besëlidhjeve dhe të marrin një plotësi të gëzimit.”

Për të mësuar më shumë për revistat e Kishës pa pagesë, klikoni këtu.