Përditësimi më i Fundit i Materialit “Manuali i Përgjithshëm”: Mars 2026

Siç drejtohet nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve: “Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” vazhdon të përditësohet sipas nevojës për t’u dhënë udhëheqësve vendorë udhërrëfim, qartësi dhe frymëzim për dhënien e shërbesës. Disa nga përditësimet në variantin më të fundit renditen më poshtë.

Më shumë hollësi rreth këtyre dhe përditësime të tjera renditen te pjesa “Përmbledhja e Përditësimeve të Kohës së Fundit” në fillim të manualit.

  • Riorganizoi dhe rishikoi gjuhën duke theksuar ordinancat dhe besëlidhjet si qendrore në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin (shihni te kapitulli 1).
  • Shtoi shpjegime të qarta për besëlidhjet dhe bekimet të shoqëruara me secilën ordinancë të domosdoshme për shpëtimin dhe ekzaltimin (shihni te pjesa 3.5).
  • Qartësoi se kush kryeson në konferencat e distrikteve dhe degëve (shihni te pjesa 6.3).
  • Shtoi informacione në lidhje me kohëzgjatjen e kampeve të Priftërisë Aarone dhe të Të Rejave (shihni te pjesët 10.2.1.3, 11.2.1.3).
  • Përditësoi informacionin rreth super aktiviteteve për Guximtarët, më parë të quajtura kampe ditore (shihni te pjesa 12.2.1.3).
  • Përditësoi informacionin rreth thirrjes së burrave ose grave në presidencat e Shkollës të së Dielës së lagjes (shihni te pjesa 13.2.2.1).
  • Shtoi informacione rreth hyrjes digjitale te bekimet patriarkale (shihni te pjesa 18.17.2).
  • Sqaroi rregulloret rreth përdorimit të shtëpive të mbledhjeve në mbrëmjet e të hënave (shihni te pjesa 20.5.3).
  • Përditësoi informacionin rreth moshës së misionarëve për vajzat e reja dhe për burrat beqarë që shërbejnë si misionarë në moshë (shihni te pjesa 24.2).
  • Shtoi një pjesë të re rreth perkujdesit për tokën (shihni te pjesa 38.8.6). Shikojini të gjitha përditësimet këtu.

Këto rishikime po botohen në gjuhët vijuese në ChurchofJesusChrist.org dhe në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] teksa vihen në dispozicion: anglisht, bislamisht, çekisht, danisht, finlandisht, fixhianisht, frëngjisht, gjermanisht, holandisht, hungarisht, indonezisht, italisht, japonisht, kamboxhisht (kmer), kinezisht – e thjeshtuar, kinezisht – tradicionale, kiribatisht, koreanisht, magalasisht, marshallisht, mongolisht, norvegjisht, portugalisht, rumanisht, rusisht, samoanisht, sebuanisht, spanjisht, suedisht, shqip, tagalogisht, tahitisht, tajlandisht, tonganisht, ukrainisht dhe vietnamisht.