Përditësime për Tempullin e Vjenës në Austri

Është siguruar një paraqitje në 3D e pjesës së jashtme të Tempullit të Vjenës në Austri.

Sikurse u lajmërua më parë, ky tempull do të ndërtohet në një hapësirë prej afërsisht 3240 metrash katrorë në adresën Silbergasse 2, Vjenë Austri. Planet janë për një tempull shumëkatësh rreth 1400 metra katrorë.

Në Austri banojnë rreth 4700 anëtarë të Kishës, të cilët mblidhen në 17 bashkësi. Kjo do të jetë shtëpia e parë e Zotit në këtë vend.

Presidenti Nelson e lajmëroi Tempullin e Vjenës, Austri, në prill 2021.

“Mbajini të parat në mendjen dhe zemrën tuaj besëlidhjet dhe bekimet tuaja të tempullit. Qëndroni të vërtetë ndaj besëlidhjeve që keni bërë”, − tha ai.

Tempujt e Kishës së Jezu Krishtit ndryshojnë nga shtëpitë e mbledhjeve ose godinat kishtare, ku anëtarët mblidhen për shërbimet e adhurimit të së dielës. Një tempull konsiderohet shtëpia e Zotit ku ripohohen mësimet e Jezu Krishtit nëpërmjet martesës, pagëzimit dhe ordinancave të tjera që i bashkojnë familjet në përjetësi.