Barcelonë

Publikohet paraqitje artistike e pamjes së Tempullit të Barcelonës, Spanjë

Vendndodhja e tempullit u njoftua në janar të vitit 2023.

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka publikuar një paraqitje artistike të pamjes së jashtme që tregon modelin e planifikuar të Tempullit të Barcelonës, Spanjë.

Barcelona Temple
Paraqitje e pamjes së Tempullit të Barcelonës, Spanjë nga një artist.

Presidenti i Kishës, Rasëll M. Nelsoni, e njoftoi fillimisht këtë tempull në prill 2022. Tempulli i Barcelonës në Spanjë do të jetë tempulli i dytë në vend dhe vendndodhja u publikua në janar 2023.

Hartë që tregon vendndodhjen e Tempullit të Barcelonës, Spanjë.
Hartë që tregon vendndodhjen e Tempullit të Barcelonës, Spanjë.

Tempulli i parë në Spanjë, Tempulli i Madridit, Spanjë u përkushtua në vitin 1999. Spanja është vendi i më shumë se 63 000 shenjtorëve të ditëve të mëvonshme në mbi 135 bashkësi.

Tempujt ndryshojnë nga shtëpitë e mbledhjeve të Kishës (godinat kishtare). Të gjithë njerëzit janë të mirëpritur të marrin pjesë në shërbesat e adhurimit të dielën dhe në aktivitete të tjera gjatë ditëve të javës në shtëpitë vendore të mbledhjeve. Qëllimi kryesor i tempujve është që anëtarët besnikë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme të marrin pjesë në ceremonitë e shenjta që i bashkojnë familjet përgjithmonë.