Frankfurt-mbi-Majn

Programi i Kishës përkrah shërimin nga keqtrajtimi seksual

Dymbëdhjetë mësimet ndërthurin metoda edukative, shpirtërore dhe terapeutike për shërimin.  Përqendrimi bazë i këtij programi është te Shpëtimtari Jezu Krisht dhe fuqia shëruese e Shlyerjes së Tij.

“Ndihem e pranuar dhe që më duan.” “Tani kam shpresë.” “Isha në depresion dhe nuk doja asgjë, tani dua ca gjëra për veten.” “Po qaj, këto janë lot gëzimi.” “Do ta pres me ëndje këtë gjithë javën.” “Këto mësime ma prekin shpirtin dhe ndihem më lehtë emocionalisht.” Këto janë deklarata nga pjesëmarrëset e programit “Shërimi nga Keqtrajtimi Seksual”, një qasje e bazuar në grup, e vënë në zbatim nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Europë që nga viti 2021.

Në qershor 2021, zyra e Shërbimeve për Familjen e Zonës së Europës filloi programin “Shërimi nga Keqtrajtimi Seksual” për herë të parë, jashtë SHBA‑së, pasi u vu në dijeni për një rast të veçantë keqtrajtimi në Europë dhe ndikimin e madh që kjo pati te ky individ dhe familja e saj.

Udhëzuesi i udhëheqësit të grupit për programin “Shërimi nga Keqtrajtimi Seksual”.
Udhëzuesi i udhëheqësit të grupit për programin “Shërimi nga Keqtrajtimi Seksual”.

Programi “Shërimi nga Keqtrajtimi Seksual” u hartua dhe u zbatua në mënyrën me prani fizike nga sektori Shërbimet për Familjen në Shtetet e Bashkuara. Më pas u vendos të niste procesi për ta sjellë këtë program dhe për ta përshtatur atë sipas nevojave të anëtarëve të Kishës në Europë.

Grupi privat në internet u sigurua nga motra që flasin anglisht në mbarë Europën. Grupet e para u drejtuan nga Xhuni Ferreira, një këshilltare dhe psikoterapiste me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, dhe Motra Lizbeth Renher, një misionare në moshë dhe psikologe e licencuar.

Dymbëdhjetë mësimet ndërthurin metoda edukative, shpirtërore dhe terapeutike për shërimin.  Përqendrimi bazë i këtij programi është te Shpëtimtari Jezu Krisht dhe fuqia shëruese e Shlyerjes së Tij.

Vënia në dijeni për grupin ka arritur në mbarë Europën dhe interesi është i lartë. Tani grupet zhvillohen në spanjisht, frëngjisht dhe anglisht. Në tremujorin tjetër, grupet do të ofrohen në finlandisht, portugalisht, gjermanisht dhe italisht. Kur gratë në Kishë dëgjojnë për këtë program, ato shpesh komentojnë se kanë pritur dhe shpresuar për një metodë të bazuar në ungjill, që t’i ndihmojë në procesin e tyre të shërimit. 

 “Mësova se duhet vetëm një hap përpara për të të larguar nga errësira ku po jetoje”, tha një pjesëmarrëse. “Kam mjetet për t’i ndryshuar gjërat në jetën time, të cilat do të më mbrojnë”, nxori si përfundim një tjetër. Pasi e kreu programin, një person nxori këtë përfundim: “Shlyerja e Shpëtimtarit është e vërtetë dhe Ai u dërgua për t’ju shpëtuar dhe shëruar ju personalisht, Ai është më i fuqishëm se dhembja juaj, besoni se Shlyerja vërtet mund të funksionojë për ju.”