Programi BYU‑Pathway Worldwide [UBJ‑Pathway Mbarëbotëror] Siguron një Shteg të Qartë drejt Mbështetjes te Vetja dhe Arsimimit në Europë

laptop

Dhjetëra mijëra anëtarë të Kishës anembanë Europës nuk kanë diplomë universitare. Pse? Sepse kushton shumë, iu mungon siguria në vetvete ose nuk kanë qasje në një arsim më të lartë cilësor. Me programin UBJ‑Pathway Mbarëbotëror, gjithkush mund të ketë qasje në një arsim më të lartë – drejt e nga shtëpia e vet.

Presidenti Nelson ka vërejtur se programi UBJ‑Pathway “sjell një qasje përparimtare në arsimim – një qasje e pashoqe vetëm për Sistemin Arsimor të Kishës dhe për botën”[1] Misioni i programit UBJ‑Pathway është t’i zhvillojë dishepujt e Jezu Krishtit. Duke krijuar mbështetje te vetja dhe duke e forcuar vendosmërinë e studentëve për të përparuar përgjatë shtegut të besëlidhjes. Gjithashtu do të sigurohet pjesëmarrje në klasat e Institutit të Fesë në Seminaret dhe Institutet për të gjitha moshat.

Duke u folur studentëve prej 150 vendeve anembanë globit, të cilët përballen me një komplet po aq të larmishëm sfidash gjatë një pandemie, Presidenti Ballard i siguroi dëgjuesit e tij se vendimi i tyre që të arsimohen, “është shumë i rëndësishëm”.

“Ju tani po investoni për përjetësinë që shtrihet përpara. Ju nxis që ta mbaroni këtë udhëtim arsimimi që keni filluar – pavarësisht se çfarë sfidash mund të hasni.”[2]

Çfarë ofron programi UBJ‑Pathway?

Programi UBJ‑Pathway Mbarëbotëror siguron një shteg ku mund të kenë qasje të gjithë për të marrë një diplomë universitare me bazë shpirtërore tërësisht në internet dhe me një çmim të përballueshëm. Pranimi është i hapur për të gjithë anëtarët e Kishës dhe miqtë e Kishës.

low cost - flexible - online

Studentët e nisin nga PathwayConnect – një program njëvjeçar në internet me kosto të ulët që i përgatit studentët për të nisur një nga 40 programet me certifikatë e diplomë nëpëmjet UBJ‑Ajdahos dhe Kolegjit Ensign – që ofrohen tërësisht në internet.[3]

Për më tepër, të gjithë misionarët e kthyer që kanë shërbyer brenda pesë vjetëve të shkuar marrin automatikisht një ulje me 25% të tarifës së tyre të shkollimit gjatë programit PathwayConnect. Kjo i përfshin misionarët që mund të jenë kthyer herët në shtëpi kohët e fundit për shkak të virusit COVID‑19.

Për shkak se programet e UBJ‑Pathway-it janë tërësisht në internet, e gjithë puna bëhet pa nevojën për të ardhur në një kompleks universitar. Nëpërmjet grumbullimeve virtuale në PathwayConnect, në programin UBJ‑Pathway mund të marrin pjesë studentë nga pothuajse gjithë bota. Regjistrimi është vazhdimisht i hapur për semestrin e ardhshëm. Vizitoni faqen byupathway.org për më tepër informacion dhe niseni shtegun tuaj sot.


Poshtëshënime:

[1] PRESIDENT RUSSELL M. NELSON, “Inaugural Remarks,” Përurimi i Programit BYU-Pathway Worldwide [UBJ–Pathway Mbarëbotëror], 16 nëntor 2017.

[2] Presidenti M. Rasëll Ballard u flet studentëve të UBJ‑Pathway Mbarëbotëror gjatë një takimit shpirtëror që u transmetua të martën, më 9 shkurt 2021

[3] programet në UBJ‑Pathway jepen vetëm në anglisht. Individët që nuk kanë një zotërim të mirë të anglishtes mund të marrin parasysh të regjistron në kursin EnglishConnect – një program që Kisha e ofron për t’i ndihmuar njerëzit të zhvillojnë aftësi për gjuhën angleze në një mjedis shoqërimi dhe besim që i përgatit nxënësit për studim akademik – veçanërisht për programin PathwayConnect.