Profeti Paraqet një Proklamatë të Re drejtuar Botës: “Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit”

sacred-grove-2020-march

Gjatë sesionit të paradites të së dielës të Konferencës së Përgjithshme Vjetore të 190‑të të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, Presidenti Rasëll M. Nelson paraqiti një proklamatë për nder të 200‑vjetorit të Vegimit të Parë të Jozef Smithit.

Me titull “Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës”, ky dokument përvijon bindje thelbësore të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme. Këto përfshijnë epërsinë e Jezu Krishtit në shpëtim, aspektin hyjnor të zbulesave të Jozef Smithit dhe Librit të Mormonit, misionin e pashoq të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe natyrën e vazhdueshme të Rivendosjes që filloi me Vegimin e Parë të Jozef Smithit për Hyjninë në vitin 1820. Proklamata i fton njerëzit kudo qofshin ata që ta dinë vetë se Perëndia flet dhe se kjo Rivendosje e së vërtetës po ndodh që t’i ndihmojë ata të përgatiten për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.

Kjo është proklamata e gjashtë e nxjerrë nga Kisha. Të tjerat u bënë në vitet 1841 (drejtuar vetëm shenjtorëve), 1845, 1865, 1980 dhe 1995. Proklamata e vitit 1980 (Anglisht) i ngjan më tepër asaj që Presidenti Nelson e paraqiti të dielën. Lexojeni proklamatën e plotë në gjuhen tuaj.

Shtypni këtu për artikullin origjinal në Anglisht: Prophet Introduces a New Proclamation to the World: “The Restoration of the Fulness of the Gospel of Jesus Christ”