“Shpresoj t’u sjell shpresën e Jezu Krishtit këtyre shenjtorëve këtu në Europën Qendrore”, – tha Presidentja e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, Kamill N. Xhonsoni, e cila po jep shërbesë në katër vende të Europës Qendrore për nëntë ditë.
Presidentja Kamill N. Xhonson, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, flet me një grua pas një takimi shpirtëror në Milano të Italisë, të dielën, më 15 shtator 2024.
Motra Trejsi Y. Brauning, Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, përqafon një grua pas një mbledhjeje për udhëheqjen në Milano të Italisë, të shtunën, më 14 shtator 2024.
Presidentja Kamill N. Xhonson, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, u flet misionarëve që po shërbejnë aktualisht në Misionin e Italisë, Milano, të shtunën, më 14 shtator 2024.
Motra Trejsi Y. Brauning, Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, u flet misionarëve që po shërbejnë aktualisht në Misionin e Italisë, Milano, të shtunën, më 14 shtator 2024.
Presidentja e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, Kamill N. Xhonsoni, dhe udhëheqëset vendore i japin shërbesë një familjeje në Milano të Italisë, të dielën, më 15 shtator 2024.
Presidentja e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, Kamill N. Xhonsoni, viziton një familje në Milano të Italisë, të dielën, më 15 shtator 2024.
Presidentja Kamill N. Xhonson, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, i flet një bashkësie me motra të Shoqatës së Ndihmës në Milano të Italisë, të dielën, më 15 shtator 2024.
Presidentja Kamill N. Xhonson, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës dhe Motra Trejsi Y. Brauning, Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, takohen me udhëheqëset rajonale në Milano të Italisë, të shtunën, më 14 shtator 2024.
Presidentja Xhonson po udhëton me bashkëshortin, Dagun; Motrën Trejsi Y. Brauning, Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, dhe me bashkëshortin e Motrës Brauning, Bredin. Udhëheqëset e filluan vizitën e tyre në Milano të Italisë të shtunën, më 14 shtator 2024.
“Kam lënë një pjesë të zemrës në Milano që në vitin 2016 kur im bir shërbeu si misionar këtu”, – tha Presidentja Xhonson.
Misionarët në Misionin e Italisë, Milano, u takuan me Drejtueset e Përgjithshme gjatë vizitës së tyre.
Gjatë tetë viteve të kaluara, Kisha e Jezu Krishtit ka bashkëpunuar me organizatën “Progetto Arca” në Itali, e cila siguron strehim dhe ndihmë ushqimore për njerëzit në nevojë. Presidentja Xhonson dhe Motra Brauning patën rastin të takoheshin me udhëheqësit e organizatës të shtunën.
“Më bëri përshtypje që parimet, të cilat ata po i vënë në zbatim me sukses këtu, janë parimet e ungjillit të Jezu Krishtit, mësimet e tyre, mbështetja te vetja. Ata po merren me nevojat e individit”, – tha Presidentja Xhonson.
Të dielën, Drejtueset e Përgjithshme u dhanë shërbesë disa motrave në shtëpitë e tyre në Milano.
“Përherë më kënaqet shpirti kur i dëgjoj këta njerëz të dëshmojnë për zotimin e tyre ndaj Jezu Krishtit dhe për forcën që gjejnë tek Ai, forcën për të duruar sfida të vështira”, – tha Presidentja Xhonson.
Anëtaret e Shoqatës së Ndihmës u mblodhën gjithashtu në një shtëpi mbledhjesh të Kishës në Milano për një transmetim mbarëvendor të dielën në mbrëmje.
Presidentja Xhonson dhe Motra Brauning do të vizitojnë edhe Pragën në Republikën Çeke, Budapestin në Hungari dhe Zagrebin në Kroaci. Kjo do të jetë hera e parë që ato do të jenë në këto vende për të dhënë shërbesë.
“Pres me padurim t’i përqafoj ato motra të mira dhe shenjtore teksa e vizitojmë secilën prej atyre vendndodhjeve, me shpresën se do t’u sjellim atyre dashurinë e Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit, një e nga një”, – e mbylli fjalën e saj Presidentja Xhonson.