Presidenti Diter F. Uhtdorf, President Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, u takua me Presidentin Federal gjerman Frank-Valter Shtajnmajerin, në Berlin, dhe përkushtoi qendra të reja kunjesh në Salsburg të Austrisë dhe në Pragë të Republikës Çeke, gjatë një vizite shërbestare të kohëve të fundit me bashkëshorten e tij, Motrën Hariet Uhtdorfin, në Europën Qendrore.
Vizita pati një ndërthurje të kontakteve me autoritete civile dhe shërbesës së Kishës, duke theksuar shërbimin vullnetar në Gjermani dhe rritjen e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Austri dhe Republikën Çeke. Në Pragë, përkushtimi pati një rëndësi të shtuar sepse Presidenti Uhtdorf organizoi Kunjin e Pragës në Republikën Çeke, kunjin e parë në vend, në maj 2016.
Në Salsburg, Presidenti Uhtdorf përkushtoi qendrën e re të kunjit gjatë fundjavës së Rrëshajve dhe dha mësim për rëndësinë e ditës së shenjtë të krishterë, duke e vënë theksin te derdhja e Frymës së Shenjtë pas Ringjalljes së Jezu Krishtit.
“Dita e Rrëshajave ishte një ditë shumë e veçantë për dishepujt. Pasi Jezu Krishti u kryqëzua dhe pas Ringjalljes së Tij, Ai nuk qëndroi më me ta si më parë, prandaj ata u ndien të pasigurt dhe të vetëm. Pastaj, 50 ditë pas Pashkës, në ditën që të krishterët e përkujtojnë si Dita e Rrëshajave, Fryma e Shenjtë u derdh mbi ta, duke i bekuar dhe udhërrëfyer për punën në vazhdim.”
Presidenti Uhtdorf solli në vëmendje gjithashtu një vizitë të mëparshme shërbestare në Salsburg, duke kujtuar një udhëtim të vitit 1997 të Plakut Jozef B. Uirthlin, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i cili kishte shërbyer atje si misionar në moshë të re në vitin 1937. Presidenti Uhtdorf, në atë kohë anëtar i presidencës së zonës, e shoqëroi Plakun Uirthlin gjatë vizitës së vitit 1997.
Presidenti Uhtdorf duke biseduar me Presidentin Federal gjerman, Frank-Valter Shtajnmajerin në Berlin, 28 maj 2026
Presidenti Uhtdorf dhe Plaku Sizla me Presidentin Federal gjerman, Frank-Valter Shtajnmajerin në Berlin, 28 maj 2026
Presidenti dhe Motra Uhtdorf teksa mbërrijnë në Qendrën e Kunjit të Salsburgut, 23 maj 2026
Presidenti dhe Motra Uhtdorf me anëtarët në Qendrën e Kunjit të Salsburgut, 24 maj 2026
Presidenti Uhtdorf me anëtarët në Qendrën e Kunjit të Salsburgut, 24 maj 2026
Motra Uhtdorf dhe Gertrude Rothi në darkën me pionierët në Salsburg, 23 maj 2026
Presidenti Uhtdorf, Plaku Sizla dhe Plaku Alliod duke ecur përpara ndërtesës së Rajhshtagut në Berlin, 28 maj 2026
Plaku dhe Motra Uhtdorf takohen me misionarët në misionin e Berlinit, 27 maj 2026
Misionarët duke mbajtur shënime gjatë Mbledhjes me Misionarët, me Misionin e Drezdenit në Gjermani, 27 maj 2026
Presidenti dhe Motra Uhtdorf u shtrëngojnë duart misionarëve në misionin e Berlinit, 27 maj 2026
David Rothi, President i kunjit të Salsburgut, Austri, shprehu mendimet e tij për ndikimin e vizitës së Presidentit Uhtdorf.
“Ajo që më preku më shumë, ishte ana njerëzore që ai përfaqëson, duke qenë i shkrirë një me anëtarët dhe miqtë e Kishës.”
Në Drezden të Gjermanisë, Presidenti dhe Motra Uhtdorf u takuan me anëtarë të vjetër të Kishës, të cilët kujtuan bashkërisht për zbulimin e ungjillit, të qëndruarit besnikë gjatë vështirësive dhe ndihmesën për ndërtimin e Kishës në Europën Qendrore.
Gjatë bashkëbisedimeve, ata theksuan qëndrueshmërinë e anëtarëve të hershëm në rajon dhe themelin që ndihmuan të hidhej për brezat e mëvonshëm.
Gjatë ndalesës në Drezden, Presidenti Uhtdorf u takua gjithashtu me misionarët që shërbejnë në zonë, dhe iu drejtua atyre në gjermanisht.
Presidenti Uhtdorf u tha atyre se shërbimi i tyre ndjek shembullin e Shpëtimtarit dhe pastaj e zgjeroi këtë ide në terma doktrinorë:
“Në fillim të procesit të misionit, ju ngritët dorën. Ju thatë: ‘Zot, dërgomë mua’. Dhe kur e mendon këtë, kjo e juaja ngjan shumë me atë që gjejmë te Plani i Shpëtimit kur Dikush tha para kësaj jete tokësore: ‘Dërgomë mua’”, − tha Presidenti Uhtdorf.
“Dhe kjo gjë ju lidh në një mënyrë të veçantë me Atë, të cilit ne i shërbejmë – me Jezu Krishtin.”
Motra Uhtdorf foli gjithashtu për jetën dhe kthimin e saj në besim, duke inkurajuar misionarët t’i mirëbesojnë udhëzimit të Zotit edhe kur jeta shpaloset në mënyra të papritura:
“Unë vij nga Gjermania. Linda në Gjermani. Tani jetoj në Amerikë. Dhe një ditë u bëra bashkëshortja e një Apostulli. E gjitha kjo vërteton se pa diskutim çdo gjë mund të ndodhë në jetë – gjëra që as i ke çuar ndonjëherë nëpër mend. Kur bëjmë plane, ndonjëherë ndiej se Zoti thjesht buzëqesh dhe thotë: ‘Prit! Kam krejtësisht gjëra të tjera ndërmend për ty.’”
Më 28 maj 2026, Presidenti Uhtdorf u takua me Presidentin Federal gjerman Frank-Valter Shtajnmajerin, në Pallatin Belvju në Berlin, rezidenca zyrtare e Presidentit gjerman.
Gjatë takimit, të dy burrat diskutuan vlerën e shërbimit dhe vullnetarizmit për individët, shoqërinë dhe jetën demokratike. Presidenti Uhtdorf tha se shërbimi është një pikë qendrore e besimit të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe citoi vargun te Mosia 2:17 nga Libri i Mormonit: “Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj”.
Pas takimit, Presidenti Uhtdorf shprehu mirënjohjen për bashkëbisedimin dhe iu referua nismës së fundit të Presidentit Shtajnmajer në nder të shërbimit vullnetar në Gjermani:
“Jam shumë mirënjohës që mora përshtypjet, mendimet e një njeriu që vetëm pak ditë më parë krijoi një plan të ri veprimi për qytetarët e Gjermanisë në nder të shërbimit vullnetar. … Ai shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin e Kishës ndaj shërbimit vullnetar.”
Presidenti dhe Motra Uhtdorf me Helga dhe Frank Herbert Apelin, në darkën me pionierët në Drezden, 27 maj 2026
Presidenti dhe Motra Uhtdorf duke u përshëndetur me Gerhard dhe Sigfrid Zaherin, në darkën me pionierët në Drezden, 27 maj 2026
Presidenti dhe Motra Uhtdorf me anëtarët themelues në darkën me pionierët në Drezden, 27 maj 2026
Presidenti dhe Motra Uhtdorf duke buzëqeshur në darkën me pionierët në Drezden, 27 maj 2026
Presidenti dhe Motra Uhtdorf me anëtarët themelues në darkën me pionierët në Drezden, 27 maj 2026
Presidenti Uhtdorf duke prerë shiritin në Qendrën e re të Kunjit në Pragë, 29 maj 2026
Presidenti Uhtdorf duke përshëndetur të ftuarit në Qendrën e re të Kunjit në Pragë, 29 maj 2026
Presidenti Uhtdorf duke përshëndetur të ftuarit në Qendrën e re të Kunjit në Pragë, 29 maj 2026
Presidenti Uhtdorf dhe Kashif Janjua në Pragë, 29 maj 2026
Presidenti dhe Motra Uhtdorf me anëtarët në Qendrën e re të Kunjit në Pragë, 30 maj 2026
Presidenti dhe Motra Uhtdorf presin shiritin e Qendrës së re të Kunjit në Pragë, 30 maj 2026
Presidenti Uhtdorf me anëtarët në Qendrën e re të Kunjit në Pragë, 30 maj 2026
Presidenti Uhtdorf me anëtarët në Qendrën e re të Kunjit në Pragë, 30 maj 2026
Vizita e shërbesës përfundoi në Pragë, ku Presidenti Uhtdorf përkushtoi një qendër të re kunji për anëtarët e Kishës në Republikën Çeke. Ngjarja kishte një kuptim të veçantë sepse Presidenti Uhtdorf u lind në atë vend që tani është Republika Çeke.
Anëtarët vunë në dukje historinë e gjatë të Kishës në Republikën Çeke, që nga ardhja e misionarëve të parë në shekullin e nëntëmbëdhjetë deri në kufizimet e periudhave të mëparshme. Ndërtesa e re do të shërbejë si një vend adhurimi, si dhe një qendër për mësim, punë për historinë familjare dhe aktivitete për komunitetin.
Për shumë njerëz, ndërtesa e re përfaqëson si rritjen e dukshmërisë edhe rritjen e vazhdueshme të një komuniteti besimi në konsolidim.
“Tani kur hapni hartën, mund të shihni se ekziston edhe Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Në vendin tonë, njerëzit nuk e njohin mirë Kishën”, – tha Miroslav Novotnija, i cili udhëtoi 100 km posaçërisht për këtë rast. “Unë mendoj se është e rëndësishme të të shohin dhe të të njohin.”
Gjatë gjithë vizitës, Presidenti Uhtdorf theksoi besimin te Jezu Krishti, unitetin dhe shërbimin, ndërsa anëtarët vendorë i përshkruan përkushtimet dhe mbledhjet si momente historike domethënëse për Kishën në Europën Qendrore.