Më 17–18 dhjetor 2024, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme bëri dhurime domethënëse për tre institucione bamirësie në Barcelonë. Plaku Ruben V. Alliod, Presidenti i Zonës së Europës Qendrore, përfaqësoi Kishën në këto përpjekje. Kisha bashkëpunon me organizata humanitare anembanë Europës për të lehtësuar vuajtjen dhe për t’u kujdesur për njerëzit në nevojë. “Prapa këtyre projekteve ka gjithmonë fytyra dhe ka zemra dhe ka ëndrra”, – tha Presidenti Alliod.

Kasal dels Infants
Kisha e ka përkrahur aktivisht shoqatën “Casal dels Infants” [“Kasal dels Infants”], një organizatë e përkushtuar për të ndihmuar fëmijët që rrezikohen nga varfëria ose mospërfshirja shoqërore, që nga viti 2023. Ky bashkëpunim ka çuar drejt përmirësimeve të rëndësishme në infrastrukturën e godinave të organizatës dhe sigurimin e lodrave për fëmijët. Përveç kësaj, Kisha ka financuar 30 përqind të bursave arsimore, të nevojshme për të vënë në funksionim programet arsimore “fëmijët në rrezik”.
Rakel Ortega I Klotet, Drejtoresha e Komunikimit dhe Bashkëpunimeve me Qytetarët, tha: “Arsimimi është mjeti ynë për të thyer ciklin e varfërisë. Ndihma thelbësore e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme përkushtohet ndaj përkrahjes së shërbimeve arsimore dhe shoqërore që iu nevojiten shumë djemve dhe vajzave për të përmirësuar gjendjen e tyre dhe zvogëluar efektet që varfëria mund të ketë mbi të tashmen dhe të ardhmen e tyre.” Presidenti Alliod shtoi: “Ky [arsimim] është veprimi më i madh i kohës sonë, barazuesi më i madh, burimi më i madh i të gjitha mundësive”.

Nga e majta në të djathtë, në godinën e organizatës “Kasal dels Infants”: Rosa Balaguer, Drejtoresha e Përgjithshme, Kasal dels Infants; Plaku Alliod dhe Roser Rosell, Presidentja, Kasal dels Infants.


Të paraqitur nga e majta në të djathtë: Nuria Oliveras, mësuese; Ana Solanas, mësuese; Plaku Alliod dhe Rosa Balaguer, Drejtoreshë e Përgjithshme, Kasal dels Infants, duke u dhënë mësim fëmijëve në një klasë te organizatës “Kasal dels Infants”.


Plaku Alliod takohet me nxënësit ndërsa Ana Solanas, mësuesja, dëgjon te godina e organizatës “Kasal dels Infants”.


Rreshti mbrapa, nga e majta në të djathtë në një klasë tek organizata “Kasal dels Infants”: Aleksandra Benites; Plaku Krejg Ris dhe Motra Meri Ris, Misionarë të Shërbimeve të Mirëqenies dhe të Mbështetjes te Vetja për Kishën; Kristian Otiker, Përgjegjësi i Shërbimeve për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja për Zonën e Europës Qendrore të Kishës; Rosa Balaguer, Drejtoresha e Përgjithshme, Kasal dels Infants; Plaku Alliod dhe Roser Rosell, Presidentja, Kasal dels Infants. Rreshti përpara, nga e majta në të djathtë: Ana Solanas, mësuese; Rakel Ortega, Drejtoresha e Komunikimit dhe Bashkëpunimeve me Qytetarët dhe Nuria Oliveras, mësuese.

Fundacion Konvento Santa Klara
Fondacioni Fundación Convento Santa Clara [Fondacion Konvento Santa Klara] është një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar ndaj parandalimit, zbulimit dhe përkujdesjes për individët në situata të mospërfshirjes shoqërore. Kjo përfshin familjet me vetëm një prind, viktimat e dhunës seksuale, individët me varësi, fëmijët dhe të moshuarit e cenueshëm, emigrantët, refugjatët dhe të pastrehët. Kisha ka bashkëpunuar me Fondacionin që nga COVID‑19, në mars të vitit 2020, duke kontribuar në bankën e tij të ushqimeve, kopshtet familjare, sistemin e filtrimit, depozitën e ujit, riparimet e apartamenteve dhe përditësimin e infrastrukturës për magazinën e tyre të re të ruajtjes.
“Mundësia për t’u njohur nga afër me misionarët dhe, në kohët më të fundit, me udhëheqësit e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ka qenë për mua një zbulesë e vërtetë e asaj që do të thotë ta jetosh dhe shpërndash me çiltërsi besimin vetjak fetar”, – tha [murgesha] Sor Lusia Karam, Drejtoresha e Bordit të Administratorëve të Besuar. “Kjo më jep forcë dhe ma ripërtërin shpresën time në dëshirën e Jezusit që ne të gjithë të jemi një.” Ajo vazhdoi duke thënë: “Fondacioni i Manastirit të Santa Klarës ndien admirim dhe mirënjohje të thellë për vëllezërit e Kishës së Jezu Krishtit, me të cilët ne ‘luajmë në të njëjtën skuadër’. Uniteti i dëshiruar nga Jezusi është i vërtetë: ejani dhe shihni.”

Të paraqitur nga e majta në të djathtë në kopshtet e Manastirit të Santa Klarës: Sor Lusia Karam, Drejtoresha e Bordit të Administratorëve të Besuar të Fondacionit të Manastirit të Santa Klarës; Daniel Ramon Gajardo, Presidenti i Degës së Manresës të Kishës; Enrike Matoro del Kampo, Këshilltar i Parë, Presidenca e Kunjit të Jeidas të Kishës dhe Plaku Alliod.


Apartament i rinovuar, nga e majta në të djathtë: Kristian Otiker, Përgjegjësi i Shërbimeve për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja për Zonën e Europës Qendrore të Kishës; Motra Meri Ris, misionare për Shërbimet e Mirëqenies dhe të Mbështetjes te Vetja për Kishën; Plaku Alliod; Niuria Tatjé Pons, punonjëse sociale; Sor Lusia Karam, Drejtoresha e Bordit të Administratorëve të Besuar të Fondacionit të Manastirit të Santa Klarës; një banues në apartament; Enrike Matoro del Kampo, Këshilltar i Parë i Presidencës së Kunjit të Jeidas të Kishës dhe një banor në apartament.


Plaku Alliod takohet me Sor Lusia Karamin, Drejtoreshën e Bordit të Administratorëve të Besuar të Fondacionit të Manastirit të Santa Klarës.


Nga e majta në të djathtë, në kopshtin e manastirit “Santa Klara”: Kristian Otiker, Përgjegjësi i Shërbimeve për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja për Zonën e Europës Qendrore të Kishës; Plaku Alliod; Sor Lusia Karam, Drejtoresha e Bordit të Administratorëve të Besuar të Fondacionit të Manastirit të Santa Klarës; Enrike Matoro del Kampo, Këshilltar i Parë, Presidenca e Kunjit të Jeidas të Kishës; Daniel Ramon Gajardo, Presidenti i Degës së Manresës së Kishës; dhe Motra Meri Ris e Plaku Krejg Ris, misionarë të Shërbimeve për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja për Kishën.

Kryqi i Kuq i Sabadejit
“Red Cross Sabadell” [“Kryqi i Kuq i Sabadejit”] ka për qëllim të parandalojë dhe lehtësojë vuajtjen njerëzore, për të mbrojtur jetën e shëndetin dhe për të siguruar respekt për të gjithë njerëzit. Aktualisht, Kisha po ndihmon për të ndryshuar përdorimin e një mjedisi të godinës së Kryqit të Kuq që të krijohet një treg ku njerëzit në nevojë mund të shkëmbejnë pikët e fituara nëpërmjet zotësive të mbështetjes te vetja me artikuj thelbësorë. Kohët e fundit, Kisha dhuroi fonde për të blerë 200 kuti veshmbathjesh dhe 200 batanije për refugjatët dhe emigrantët e cenueshëm në atë zonë.
Monse Font, Presidente e Kryqit të Kuq në Sabadej, e vlerësoi vizitën e Presidentit Alliod. “Marrëdhënia që ruajmë me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, është një shembull i qartë se si bashkëpunimi reciprok mund të krijojë një ndikim pozitiv dhe shndërrues në shoqëri, veçanërisht për njerëzit më të cenueshëm. Vizita e kohës së fundit në zyrat tona qendrore e një delegacioni nga Kisha, i udhëhequr nga presidenti i saj për Zonën e Europës Qendrore, Ruben V. Alliod, qe një mundësi për të ripohuar lidhjet e thella të mirëbesimit dhe zotimit që ne i kemi të përbashkëta. Falë përkrahjes suaj të vazhdueshme, ne kemi qenë në gjendje të zhvillojmë projekte dhe marrëveshje të ndryshme që e kanë përmirësuar jetën e shumë njerëzve të cilëve u shërbejmë te Kryqi i Kuq. Është privilegj që të kemi një aleat si Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, që e kupton rëndësinë e të punuarit së bashku për të mirën e përbashkët dhe që, ditë pas dite, na ndihmon të bëjmë realitet projekte që e përmirësojnë jetën e njerëzve.”

Zotimi i Kishës për të ndihmuar të varfrit dhe nevojtarët i ka rrënjët në mësimet e saj dhe shembullin e Jezu Krishtit. Ky përkushtim udhërrëfehet nga një bindje në vlerën e brendshme të çdo individi dhe nga një mision për ta lehtësuar dhembjen, për të nxitur mbështetjen te vetja dhe për të nxitur ripërtëritjen e komunitetit. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e vlerëson të punuarit me organizata që kanë të njëjtin vizion me të, për t’u kujdesur për njerëzit në nevojë.