Frankfurt-mbi-Majn

Presidenca e Re e Zonës së Europës Fillon Shërbimin

Duke hyrë në fuqi më 1 gusht 2021, Plaku Masimo De Feo nisi shërbimin e tij si Presidenti i ri i Zonës së Europës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Plaku Erik W. Kopishke po shërben si Këshilltar i Parë dhe Plaku Ruben V. Alliod si Këshilltar i Dytë.

Presidenca e Re e Zonës së Europës Fillon Shërbimin
Presidenca e re e Zonës së Europës, hyn në fuqi më 1 gusht 2021. Nga e majta në të djathtë, Plaku Erik W. Kopishke, Këshilltar i Parë, Plaku Masimo De Feo, President dhe Plaku Ruben V. Alliod, Këshilltar i Dytë.

Plaku De Feo tha: “E ardhmja është e ndritur teksa ndjekim shtegun e sigurt të Zotit” dhe shtoi: “Ne duam ta përhapim lajmin e mirë të ungjillit tek të gjithë fëmijët e Perëndisë. Ne duam t’i ftojmë të gjithë fëmijët e Tij që të marrin pjesë në gëzimin që sjell ungjilli.” Plaku De Feo u lind në Taranto të Italisë më 14 dhjetor 1960. Ai u martua me Loredana Galeandron në gusht të vitit 1984 dhe ata janë prindër të tre fëmijëve.

Plaku Erik W. Kopishke, nga Gjermania, u ka shërbyer njerëzve të Zonës së Europës për shumë vite.  Tani ai po shërben si Këshilltar i Parë në Presidencë. Ai tha: “Përmes kohëve sfiduese ne mësojmë të drejtohemi nga Zoti për forcën tonë. Besimi në Zot është një premtim i sigurt për një të ardhme të ndritur.”

Plaku Ruben V. Alliod, anëtari i ri i Presidencës së Zonës së Europës është nga Buenos-Ajresi, Argjentinë. Ai do të shërbejë si Këshilltar i Dytë në Presidencë. Ai komentoi: “Teksa mirëbesojmë te Zoti, Ai do t’i flasë paqe shpirtrave tanë dhe do të na udhëheqë përmes kohëve sfiduese. Jam i sigurt se Zoti i njeh fëmijët e Tij dhe do që ata t’i gëzojnë bekimet e ungjillit të rivendosur.”