Të reja nga Konferenca e Prillit 2019

WCG

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, njoftoi thirrjen e 10 Autoriteteve të Përgjithshëm Të Shtatëdhjetë të rinj dhe 55 Të Shtatëdhjetëve Zonalë gjatë sesionit të pasdites të së shtunës në konferencën e përgjithshme të prillit 2019. Ai gjithashtu njoftoi një Presidencë të re të Përgjithshme të Shkollës të së Dielës për të zëvendësuar Vëllanë Ted R. Kelister, Vëllanë Devin G. Durrant dhe Vëllanë Brajën K. Ashton, që kanë shërbyer si presidencë për pesë vjet. Vëllai Mark L. Pejs është presidenti i ri, me Vëllanë Milton Kamargo dhe Vëllanë Xhen E. Njumën si këshilltarë të tij.

Autoritetet e Përgjithshme Të Shtatëdhjetë shërbejnë në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve, në presidencat e zonave dhe në funksione të tjera administrative në zyrat qendrore. Nën drejtimin e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ata udhëtojnë shpesh për t’i takuar dhe për t’u dhënë mësim udhëheqësve të Kishës, misionarëve dhe anëtarëve të Kishës në bashkësitë vendore. Ata kanë autoritet për të shërbyer kudo nëpër botë ndërsa autoriteti i Të Shtatëdhjetëve Zonalë në përgjithësi kufizohet në zonën ku ata shërbejnë.

Anëtarët e Presidencës së Përgjithshme të Shkollës të së Dielës këshillojnë për çështje lidhur me Shkollën e së Dielës. Të gjithë anëtarët e Kishës të moshës 12 vjeç e lart nxiten të marrin pjesë në klasat e Shkollës të së Dielës, të cilat mbahen dy herë në muaj si pjesë e shërbimeve të rregullta javore të adhurimit. Qëllimet e saj janë të jepet mësim ungjilli i Jezu Krishtit dhe të forcohen individët e familjet.

Më poshtë jepen hallka lidhëse me informacion biografik për Autoritetet e reja të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë dhe anëtarët e Presidencës së Përgjithshme të Shkollës të së Dielës, si edhe emrat e Të Shtatëdhjetëve të rinj Zonalë:

Autoritete të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët

new-gas

Plaku Ruben V. Allio

Ruben Visente Allioi, 53 vjeç, u lind në Buenos‑Ajres të Argjentinës. Ai u martua me Fabiana Benetin në vitin 1992. Janë prindërit e gjashtë fëmijëve.

Plak Horhe M. Alvarado

Horhe Migel Alvarado Paso, 48 vjeç, u lind në Pons të Porto‑Rikos. Ai u martua me Kari Lu Riosin në vitin 1992. Janë prindërit e tre fëmijëve.

Plaku Hans T. Bum

Hans Teodorus Bumi, 55 vjeç, u lind në Amsterdam të Hollandës. Ai u martua me Ariena Johana Broekziterin në vitin 1984. Janë prindërit e tre fëmijëve.

Plaku L. Tod Baxh

Lorens Tod Baxhi, 59 vjeç, u lind në Pitsbërg të Kalifornisë. Ai u martua me Lori Kapenerin në vitin 1981. Janë prindërit e gjashtë fëmijëve.

Plaku Rikardo P. Gimenes

Rikardo Patrisio Gimenes Salasar, 47 vjeç, u lind në Antofagasta të Kilit. Ai u martua me Kathrin Ivon Karasana Zunigan në vitin 1997. Janë prindërit e dy fëmijëve.

Plaku Pitër M. Xhonson

Pitër Methju Xhonsoni, 52 vjeç, u lind në Nju‑Jork‑Siti të Nju‑Jorkut. Ai u martua me Stefani Lin Çeduikun në vitin 1990. Janë prindërit e katër fëmijëve.

Plaku Xhon A. Mek‑Kjun

Xhon Alen Mek‑Kjuni, 55 vjeç, u lind në Santa‑Kruz të Kalifornisë. Ai u martua me Debra Elen Kingsbërin në vitin 1984. Janë prindërit e katër fëmijëve.

Plaku Xhejms R. Rasband

Xhejms Riçard Rasbandi, 56 vjeç, u lind në Siatëll të Uashingtonin. Ai u martua me Meri Dajen Ulliamsin në vitin 1984. Janë prindërit e katër fëmijëve.

Plaku Benxhamin M. Z. Tai

Benxhamin Ming Ze Tai, 46 vjeç, u lind në Hong‑Kong. Ai u martua me Naomi Tomën në vitin 1995. Janë prindërit e gjashtë fëmijëve.

Plaku Alan R. Uoker

Alan Roi Uokeri, 48 vjeç, u lind në Buenos‑Ajres të Argjentinës. Ai u martua me Ines Marsela Sulen në vitin 1993. Janë prindërit e një fëmije.

Presidenca e Përgjithshme e Shkollës të së Dielës

Presidency1168-1

Vëllai Mark L. Pejs 

Vëllai Pejs u lind në Buenos‑Ajres të Argjentinës më 1 janar 1957. Ai u martua me En Mëri Lenglandin në vitin 1978. Janë prindërit e shtatë fëmijëve dhe kanë 17 nipër e mbesa.

Vëllai Milton Kamargo

Vëllai Kamargo aktualisht punon si zëvendëspresidenti për programin mësimor BYU–Pathway Mbarëbotëror. Ai dhe bashkëshortja e tij, Patrisia, janë prindërit e tre fëmijëve dhe kanë 13 nipër e mbesa.

Vëllai Xhen E. Njumën

Vëllai Njumën është një sipërmarrës i regjur dhe ka themeluar disa kompani të suksesshme kompjuterike. Ai dhe bashkëshortja e tij, Lusia, janë prindërit e gjashtë fëmijëve dhe kanë tetë nipër e mbesa.


Të Shtatëdhjetët Zonalë

Solomon I. Aliçe
Gijermo A. Alvares
Derën R. Barni
Xhulius F. Barrientos
Xhejms H. Bekër
Kevin G. Braun
Mark S. Brajs
A. Markos Kabral
Danstën G. B. T. Kadambuka
Alan C. K. Çeng
Kristian C. Kigbundu
Pol N. Kleitën
Karim Del Vaje
Hiroiuki Domon
Mernard P. Donato
Mark D. Edi
Zakari F. Evans
Henri J. Ajring
Sapele Fa'alogo i Riu
Dejvid L. Frishkneht
Xhon J. Gajego
Efraín R. Garsía
Robert Gordon
Mark A. Gotfredson
Tomas Heni
Majkëll J. Hes
Glen M. Houms
Riçard S. Haçins
Tito Ibanjes
Akinori Ito
Xheremi R. Xhegi
Kelli R. Xhonson
Kristofer Hiunsu Kim
H. Moroni Klein
'Inoke F. Kupu
Steven Çi Kong Lai
Viktër D. Lataro
Tarmo Lep
Itskoatl Losano
Kevin J. Lajtgou
Edgar P. Montes
S. Efraim Msane
Luis C. D. Kueiros
Ifanomezana Rasolondraibe
Eduardo D. Resek
Tomás G. Román
Ramon E. Sarmiento
Xhonatan S. Shmit
Vai Sikahema
Denelson Silva
Luis Spina
Karlos G. Syfert
Voi R. Taeoalii
Serxhio R. Vargas
Markus Zarse


Të Shtatëdhjetët Zonalë vijues u liruan:

Viktorino A. Babida
L. Tod Baxh
Pitër M. Xhonson
Xhon A. Mek‑Kjun
Mark L. Pejs
Xhejms R. Rasband
Benxhamin M. Z. Tai