Deklarata Zyrtare

Presidenca e Parë Shpreh Ngushëllimet për Ndarjen nga Jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut

Pope Francis and President Nelson

Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka lëshuar deklaratën në vijim:

“Ne bashkohemi me botën që po vajton ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut. Udhëheqja e tij plot kurajë e dhembshuri ka bekuar jetë të panumërta. Ne u shprehim ngushëllimet tona të përzemërta të gjithë atyre që shihnin tek ai për frymëzim e këshillë. Ndërkohë që bota ndalet për të kujtuar shembullin e tij të faljes dhe shërbimit, ne ndiejmë mirënjohje të thellë për mirësinë e një jete të jetuar mirë dhe gëzohemi në shpresën e një ringjalljeje të lavdishme, të bërë të mundur nëpërmjet flijimit shlyes të Jezu Krishtit.”

Në vitin 2019, Presidenti Rasëll M. Nelson u takua me Papa Françeskun brenda Vatikanit, takimi i parë i atij lloji. Për atë mbledhje, Presidenti Nelson tha: “Ne patëm përvojën më të përzemërt, më të paharrueshme me Shenjtërinë e Tij. Ai ishte jashtëzakonisht i hirshëm, zemërbutë dhe mikpritës. Çfarë burri gojëmbël dhe i mrekullueshëm është ai dhe sa me fat janë njerëzit katolikë që kanë një udhëheqës kaq të hirshëm, të aftë, plot interesim dhe dashuri!”