Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nxori deklaratën në vijim ditën e enjte, më datë 8 maj 2025:
“Në emër të udhëheqësve dhe anëtarëve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ne i bëjmë lutje dhe urime të përzemërta Papës Leoni XIV. Ky çast domethënës në kohë për Kishën Katolike është një kujtues i rëndësisë së qëndrueshme të besimit për njerëzit anembanë.
Si bashkëndjekës të Jezu Krishtit, presim me padurim mundësitë në vazhdim për të punuar së bashku për të bekuar jetën e fëmijëve të Perëndisë anembanë. U përpjekshim të ndjekim shembullin e Jezu Krishtit që të kujdesemi për të varfrit dhe nevojtarët, të bëhemi paqebërës dhe të krijojmë një botë ku mund të lulëzojnë besimi dhe mirësia!”