Dallin H. Ouksi u Thirr Presidenti i 18-të i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

image

Presidenti Dallin Harris Ouks u njoftua si profeti dhe presidenti i 18-të i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në datën. Ky njoftim u bë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga Solt‑Lejk‑Siti në Jutë. Presidenti Ouks u mbështet dhe u veçua të martën, më 14 tetor 2025.

Në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme profeti zgjidhet nëpërmjet një procesi të frymëzuar hyjnisht. Kur profeti ndërron jetë, Presidenca e Parë shkrihet dhe Kuorumi i Dymbëdhjetëve Apostujve, i udhëhequr nga Apostulli me kohën më të gjatë në shërbim, merr përsipër udhëheqjen, duke konfirmuar Profetin e ri nëpërmjet zbulesës dhe autoritetit të priftërisë. Mësoni më shumë se si zgjidhet një Profet.

Presidenti Ouks, 93 vjeç, pason Presidentin Rasëll M. Nelson, që ndërroi jetë më 27 shtator 2025.

Udhëheqësi i ri i besimit fetar mbarëbotëror prej më shumë se 17 milionë anëtarësh, ka thirrur Presidentin Henri B. Ajring, mosha 92 vjeç dhe Presidentin D. Tod Kristoferson, mosha 80 vjeç, që të shërbejnë bashkë me të si këshilltari i parë dhe i dytë në Presidencën e Parë, trupa qeverisëse më e lartë e Kishës.

Presidenti Ouks njoftoi gjithashtu se Xhefri R. Holland, mosha 84 vjeç, do të jetë Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Presidenti Dallin H. Ouks ka shërbyer si anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve që në maj të vitit 1984. Ai qe president i Universitetit “Brigam Jang” nga viti 1971 deri në 1980 dhe gjykatës në Gjykatën e Lartë të Jutës nga viti 1980 derisa dha dorëheqjen në vitin 1984 për të pranuar thirrjen e tij si apostull. Lexoni më shumë rreth Presidentit Ouks.