Mesazh i Presidencës së Parë

Presidenca e Parë i Nxit Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme të Mbajnë Maska Fytyre kur Është e Nevojshme dhe të Vaksinohen ndaj Virusit COVID-19

“Ne mund ta fitojmë këtë luftë nëse gjithkush do të ndjekë rekomandimet e urta dhe të arsyetuara të ekspertëve mjekësorë dhe udhëheqësve qeveritarë”

Presidenca e Parë i Nxit Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme të Mbajnë Maska Fytyre kur Është e Nevojshme dhe të Vaksinohen ndaj Virusit COVID-19

Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ua dërgoi mesazhin vijues të enjten, më 21 gusht 2021, anëtarëve të Kishës anembanë botës:

Të dashur Vëllezër dhe Motra:

Ne e gjejmë veten duke bërë një luftë kundër efekteve shkatërruese të virusit COVID–19 dhe varianteve të tij, një pandemi e paepur. Ne duam të bëjmë gjithçka mundemi për ta kufizuar përhapjen e këtyre viruseve. Ne e dimë se mbrojtja nga sëmundjet që shkaktojnë ato mund të arrihet vetëm duke imunizuar një përqindje shumë të lartë të popullsisë.

Për të kufizuar ekspozimin ndaj këtyre viruseve, ne nxitim përdorimin e maskave të fytyrës në mbledhjet publike sa herë që nuk është e mundur largësia shoqërore. Për të siguruar mbrojtje vetjake nga infeksione të tilla të rënda, ne i nxitim individët të vaksinohen. Vaksinat në dispozicion janë vërtetuar se janë të sigurta dhe efektive.

Ne mund ta fitojmë këtë luftë nëse të gjithë do të ndjekin rekomandimet e urta dhe të arsyetuara të ekspertëve mjekësorë dhe udhëheqësve qeveritarë. Ju lutemi, dijeni se kemi dashuri të sinqertë dhe shqetësim të madh për të gjithë fëmijët e Perëndisë.

Presidenca e Parë

Rasëll M. Nelson
Dallin H. Ouks
Henri B. Ajring