Solt‑Lejk‑Siti

Presidenca e Parë Njofton Konferencën e Përgjithshme të Prillit 2025

Transmetimi vjetor mbarëbotëror do të përbëhet nga pesë sesione të pashoqe 2‑orëshe të shtunën, më 5 prill dhe të dielën, më 6 prill

Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka njoftuar Konferencën e Përgjithshme Vjetore të 195‑të që po afron të shtunën, më 5 prill dhe të dielën, më 6 prill 2025.

The First Presidency
Presidenti Rasëll M. Nelson (në qendër) qëndron me këshilltarët e tij, Presidentin Dallin H. Ouks (majtas) dhe Presidentin Henri B. Ajring (djathtas), përpara sesionit të pasdites të së dielës të konferencës së përgjithshme te Qendra e Konferencave në Solt Lejk Siti të Jutës më 6 tetor 2024.

“Konferenca e përgjithshme ofron mundësi për të marrë zbulesë vetjake ndërkohë që udhëheqësit e përgjithshëm të Kishës japin këshilla dhe drejtim nga Zoti”, – thuhet në një letër nga Presidenca e Parë drejtuar udhëheqësve të bashkësive, e datës 6 mars 2025, për t’u lexuar me zë të lartë në mbledhjen e sakramentit. “Ne i nxitim të gjithë që t’i dëgjojnë, studiojnë, përsiatin dhe zbatojnë këshillat e dhëna. Mesazhet do të publikohen në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], në faqen ChurchofJesusChrist.org dhe në revistat e Kishës për t’u parë dhe studiuar më tej.”

Resurrected Christ
Shpëtimtari i ringjallur, Jezu Krishti, qëndron në hyrje të Varrit të Kopshtit në pikturën “He Lives” [“Ai Jeton”] nga Simon Dewey.

letrën nga Kisha për ngjarjen e konferencës thuhet: “Ungjilli i Jezu Krishtit na mëson se Ai jeton dhe se Perëndia i do, i dëgjon dhe u flet fëmijëve të Tij. Udhërrëfimi dhe frymëzimi i Tij për individin mund të përjetohen nëpërmjet këshillës së profetëve, apostujve dhe udhëheqësve të gjallë […].

Të gjithë janë të mirëpritur dhe të ftuar për t’i dëgjuar mesazhet e shpresës, paqes dhe gëzimit të jetës së përjetshme, të bëra të mundura nëpërmjet flijimit shlyes dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit gjatë transmetimit vjetor të konferencës së përgjithshme.”

Transmetimi mbarëbotëror, i cili nis nga Qendra e Konferencave në Solt‑Lejk‑Siti, përbëhet nga pesë sesione të pashoqe 2‑orëshe:

E shtunë, 5 prill
Sesioni i paradites: 10:00 deri në mesditë*
Sesioni i pasdites: 14:00 deri në 16:00
Sesioni i mbrëmjes: 18:00 deri në 19:30

E diel, 6 prill
Sesioni i paradites: 10:00 deri në mesditë
Sesioni i pasdites: 14:00 deri në 16:00

*Oraret e renditura janë sipas orës në zonën e shtatë orare (MDT)

Të gjitha sesionet e konferencës do të transmetohen drejtpërdrejt te faqja e transmetimeve në ChurchofJesusChrist.org në 80 gjuhë. Pjesëmarrësit gjithashtu mund ta shohin dhe dëgjojnë në kanalin General Conference YouTube [Konferenca e Përgjithshme në YouTube] në 14 gjuhë, në programin Gospel Stream në 11 gjuhë, në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] në 80 gjuhë dhe kanale të tjera radiofonike, televizive, satelitore dhe digjitale.

Pas transmetimit, mesazhet do të vihen në dispozicion në formate teksti, zëri dhe pamjeje në kanale të shumta deri në 98 gjuhë për t’i parë dhe studiuar sipas kërkesës. Këto kanale përfshijnë programet Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], Media Library [Biblioteka e Mjeteve të Informimit] kanalin General Conference YouTube [Konferenca e Përgjithshme në YouTube], programin Gospel Stream dhe revistat e Kishës.

Burime të Konferencës