Armandoja dhe Suela kanë punuar së bashku për të ngritur vetë biznesin e tyre për rinovimin [e ndenjëseve] të makinave me qëllim që të kenë një familje më të fortë dhe më të mbështetur te vetja.
Udhëheqësit vendorë dhe anëtarët e Kishës në Kepin e Gjelbër i ndihmojnë ata që janë në nevojë, nëpërmjet projektit për mbështetjen te vetja “Koteci i Pulave”.
Plaku Dejvid A. Bednar flet rreth mënyrës se si bekohen individët dhe familjet kur i binden me besnikëri urdhërimit për ta paguar Të Dhjetën.
Dejvid A. Bednar shpjegon se si i bekon shpirtërisht E Dhjeta individët dhe familjet duke i lejuar Kishës të ndërtojë tempuj dhe ndërtesa kishtare, të shtypë shkrime të shenjta e shumë të tjera.
Të sapomartuarit Lorensi dhe An-Sofia janë duke korrur frytet e të punuarit së bashku për t’u bërë shpirtërisht dhe materialisht të mbështetur te vetja, teksa mësojnë prej çifteve me përvojë.
Shikoni se si nisma për Mbështetjen te Vetja e bekoi së tepërmi jetën e Çavit pasi ai vendosi të merrte pjesë.
Motra Boni L. Oskarson na kujton rëndësinë që ka kufizimi i kohës që shpenzojmë në pajisjet vetjake të komunikimit në mënyrë që t’u shërbejmë të tjerëve.
Presidenti Henri B. Ajring na nxit t’i shfaqim besimin dhe dashurinë tonë për Zotin nëpërmjet shërbimit ndaj të tjerëve, pavarësisht sprovave tona.
Organizata Bamirëse SHDM e ndihmoi qendrën Los Rosales që ndodhet në Mostar, për njerëz në moshë madhore me paaftësi njohëse, për të plotësuar një kuzhinë profesionale dhe një hapësirë ngrënieje, për trajnimin dhe përdorimin e studentëve të saj..
Andresi tregon se si ai dhe bashkëshortja e tij u bekuan shpirtërisht ashtu si edhe materialisht, kur ai mori pjesë në nismën e Mbështetjes te Vetja.
Kur të është gjendur pranë Jezu Krishti?
Kur Klaudia u zhvendos për në Portugali nga vendi i saj i lindjes, Brazili, e gjeti të pamundur ta vazhdonte karrierën e saj si mësuese historie. Shihni se si nisma e mbështetjes te vetja e ndihmoi atë të zbulonte një shteg të ri.