Përgatitja për raste urgjencash apo situata të vështira mund të na ndihmojë të qëndrojmë të mbrojtur dhe të ndihemi më të sigurt. Përveç kësaj, të qenit të përgatitur na lejon të sigurojmë gjërat e nevojshme për nevojat tona vetjake, nevojat e familjes sonë dhe nevojat e të tjerëve kur ndodh një katastrofë ose ngjarje e papritur. Përdorini burimet e dhëna më poshtë që të filloni ose të vazhdoni shtegun tuaj drejt të qenit të përgatitur materialisht.
- Shihni materialin filmik më poshtë të Peshkopit Uadell “Do të ketë bukë”
- Lexojeni dokumentin me tri pjesë Përgatitja Materiale për ta paraqitur temën
- Përdorni Manualin për Përgatitjen Materiale për të punuar për planin tuaj (Në Anglisht)
- Vizitojeni rregullisht faqen vendore Burime për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja për të kontrolluar burime shtesë vendore që mund t’ju ndihmojnë
PËR UDHËHEQËSIT
Udhëzues Diskutimi: Si Mund t’u Jap Shërbesë të Tjerëve Gjatë një Krize?
Bëni plane për lagjen ose kunjin tuaj:
- Plani i Përgatitjes i Kunjit dhe Lagjes (Në Anglisht)
- Udhëzime për Raste Urgjencash për Presidencat e Kunjeve (Në Anglisht)