Bruksel

Plaku Masimo De Feo Merr Pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë me Udhëheqës Fetarë

Të premten, më 14 janar 2022, Plaku Masimo De Feo, President i Zonës së Europës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, iu bashkua disa përfaqësuesve të lartë europianë nga fe të ndryshme, përfshirë atyre të besimit të krishterë, mysliman, budist dhe hebre, si edhe organizatave humaniste dhe jokonfesionale.

Starší Massimo De Feo sa zúčastnil stretnutia na vysokej úrovni s náboženskými vodcami

Ftesa erdhi nga Komisioneri Margaritis Skinas, Zëvendëspresident i Komisionit Europian, për të diskutuar përparimin e Konferencës për të Ardhmen e Europës, e cila vijon ende. Atij iu bashkua Zëvendëspresidentja Dubravka Shuika. Takimi u zhvillua në internet për shkak të kufizimeve për COVID‑in.

Konferenca për të Ardhmen e Europës është një nismë për qytetarët europianë për të debatuar mbi sfidat dhe përparësitë e Europës. Takimi i nivelit të lartë preku shumë nga idetë dhe propozimet që u dhanë deri më tani mbi temat e Konferencës, të tilla si ndryshimi klimatik, shëndeti, ekonomia dhe punësimi, transformimi digjital, rendi, siguria dhe politika e jashtme e BE‑së, si dhe emigrimi. Konferenca pritet të arrijë në përfundime nga pranvera e vitit 2022.

Në këtë kontekst, Plaku De Feo preku ndryshimet klimatike, duke shpjeguar se “për njerëzit e besimit, mbrojtja dhe ruajtja e planetit tonë nuk është vetëm çështje mbijetese. Është shtëpia jonë dhe ne e konsiderojmë atë një krijim dhe një dhuratë nga Perëndia.” Më pas u përqendrua tek emigrimi. Në komentet e tij, ai i kushtoi vëmendje faktit se sipas raportit të ndërmjetëm më të fundit, “kjo është tema më polarizuese nga të gjitha”, duke i ftuar përfaqësuesit e institucioneve të BE‑së që të mos anashkalojnë asnjë nga këto zëra. “Si kishë”, tha ai, “ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë dhe përkrahim refugjatët dhe emigrantët duke bashkëpunuar me organizata qeveritare dhe joqeveritare siç kemi bërë për gati 40 vjet, që kur nisëm përpjekjet tona humanitare botërore.”

Ai gjithashtu i kujtoi Komisionit Europian se “nevojitet solidaritet i vërtetë midis shteteve anëtare për të shmangur diskriminimin dhe për të respektuar dinjitetin njerëzor të çdo emigranti”. Plaku De Feo përfundoi duke e risjellë në vëmendje angazhimin e Kishës për mirëqenien e të gjithë fëmijëve të Perëndisë në Europë dhe në nivel ndërkombëtar. Pas deklaratave hapëse të udhëheqësve, debati i lejoi pjesëmarrësit të diskutonin për temat e mbetura.

Ky takim ishte pjesë e dialogut të hapur, transparent dhe të rregullt me institucionet europiane në kuadrin e Nenit 17 të Dialogut të TFBE‑së [Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Europian]. Komisioni Europian do të publikojë një raport.