Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, u takua me kryetarin e bashkisë së Obuda‑Bekashmegierit, z. Lazlo Kis, në Budapest, më 1 mars 2024, për t’i bërë të njohur Kishën dhe për të diskutuar hollësitë e tempullit që Kisha po përgatitet të ndërtojë në territorin e asaj bashkie.
Plaku Brent H. Nilson, i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, Plaku Xhek N. Xherard, i Të Shtatëdhjetëve, këshilltar i dytë në Presidencën e Zonës së Europës Qendrore, dhe Peter Borsosi, presidenti i kunjit të Hungarisë, Budapest, morën pjesë gjithashtu në takim.
Tempulli i Budapestit në Hungari u lajmërua në prill 2019 dhe vendndodhja e kësaj shtëpie të Zotit u bë e njohur në tetor 2023. Ky do të jetë tempulli i parë i Kishës në vend. Aktualisht, anëtarët e Kishës duhet të udhëtojnë drejt Frajbergut të Gjermanisë për të adhuruar në tempull. Një paraqitje artistike e tempullit të Budapestit është botuar tashmë nga Kisha.
Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, mirëpritet nga kryetari i bashkisë së Obudës (Budapest), z. Lazlo Kis, më 1 mars 2024.
Nga e majta në të djathtë: Peter Borsosi, presidenti i kunjit të Hungarisë, Budapest, z. Lazlo Kisi, kryetari i bashkisë i Obuda‑Bekashmegierit (Distriktit III të Budapestit) dhe Plaku D. Tod Kristoferson. Ata u takuan në bashkinë e Obudës për të diskutuar çështje që lidheshin me tempullin e ardhshëm të Kishës në Budapest.
Takimi i Plakut D. Tod Kristoferson dhe kryetarit të bashkisë së Obudës, në Budapest, më 1 mars 2024.
Z. Lazlo Kis, kryetari i bashkisë së Obuda‑Bekashmegierit (Distriktit III të Budapestit) duke u takuar me Plakun D. Tod Kristoferson dhe Plakun Xhek N. Xherard, këshilltar i dytë në Presidencën e Zonës së Europës Qendrore. Takimi u zhvillua në qytetin e Obudës më 1 mars 2024.
Plaku D. Tod Kristoferson i jep Lazlo Kisit, kryetarit të bashkisë së Obudës në Budapest, një statujëz të Krishtit. Ata u takuan më 1 mars 2024, në bashkinë e Obudës.
Z. Lazlo Kisi, kryetari i bashkisë së Obudës në Budapest, i jep Plakut Kristoferson një ikonë fetare 200‑vjeçare si një shenjë miqësie në fund të takimit në bashkinë e Obudës.
Z. Lazlo Kisi, kryetari i bashkisë së Obudës në Budapest, i jep Plakut Kristoferson një ikonë fetare 200‑vjeçare si një shenjë miqësie në fund të takimit në bashkinë e Obudës.
Plaku D. Tod Kristoferson tregon një ikonë fetare 200‑vjeçare që e mori nga duart e kryetarit të bashkisë së Obudës, në Budapest, më 1 mars 2024.
Në takim, Plaku Kristoferson shpjegoi pse shenjtorët e ditëve të mëvonshme ndërtojnë tempuj rreth e qark botës dhe foli për entuziazmin e anëtarëve të Kishës në Hungari për pasjen e një shtëpie të Zotit në vendin e tyre. Plaku Kristoferson tha se “kryetari i bashkisë ishte shumë përkrahës. Ai i mirëpret të gjitha fetë dhe grupet fetare në komunitet dhe premtoi se do ta përkrahte ndihmesën e Kishës ndaj komunitetit vendor.” Kryetarit të bashkisë iu bë një ftesë për të marrë pjesë në shtëpinë e hapur në të ardhmen, kur të ndërtohet tempulli dhe të jetë gati për t’u përuruar.
“Kryetari i bashkisë, Kisi, dhe bashkëpunëtorët e tij, iu uruan ngrohtësisht mirëseardhjen përfaqësuesve të Kishës dhe një frymë veçanërisht miqësore dhe e përzemërt mbizotëroi gjatë gjithë diskutimit”, – vërejti Presidenti Borsos.
Delegacioni i Kishës i la kryetarit të bashkisë një statujë të vogël të Krishtit të ringjallur dhe e falënderoi për mirënjohjen dhe çiltërsinë e tij. Në këmbim, kryetari i bashkisë, Kisi, një burrë besimtar edhe vetë, i bëri një dhuratë të mrekullueshme Plakut Kristoferson, një ikonë 200‑vjeçare që ka qenë e familjes së tij brez pas brezi.
“Ky është një objekt i vyer. Është shumë kuptimplotë dhe mallëngjyese për mua të marr diçka kaq të hirshme dhe bujare sa kjo prej tij. Vërtet kuptimplotë dhe diçka që do ta ruaj si thesar dhe do ta marr me vete në shtëpi”, – e përmbylli fjalën e tij Plaku Kristoferson.
Ka mbi 5 200 shenjtorë të ditëve të mëvonshme në më shumë se 20 bashkësi në Hungari, një vend në Europën Qendrore. Misionarët e parë nga Kisha e Jezu Krishtit mbërritën në Hungari në vitin 1885. Përpjekjet e misionarëve u ndërprenë për disa dekada pas Luftës I Botërore. Kisha e mori njohjen zyrtare nga qeveria hungareze në vitin 1988 dhe shtëpia e parë e mbledhjeve në vend u përkushtua një vit më vonë.
Tempujt e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme ndryshojnë nga godinat kishtare dhe shtëpitë e mbledhjeve ku anëtarët mblidhen për shërbesat e adhurimit të së dielës. Tempujt konsiderohen shtëpitë e Zotit ku ripohohen mësimet e Krishtit nëpërmjet ordinancave të shenjta që i bashkojnë familjet në përjetësi. Brenda tempujve, anëtarët mësojnë më shumë rreth qëllimit të jetës dhe bëjnë besëlidhje për t’i shërbyer Jezu Krishtit dhe të tjerëve.