Romë

Plaku Alliod i këshillon shenjtorët e ditëve të mëvonshme të mbledhur në Romë që të kërkojnë dritën e Perëndisë

Kërkimi i kuptueshmërisë dhe sigurisë nga Perëndia, do të çojë në udhërrëfim dhe shpresë, tha Plaku Ruben V. Alliod gjatë EuroSeminarit në Romë. Gjashtëdhjetë anëtarë të rinj të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme u mblodhën në datat 9–12 August 2023 përmes internetit dhe te Sheshi i Tempullit të Romës për t’u përfshirë në diskutime me studiues dhe me njëri-tjetrin.

Plaku Ruben V. Alliod, këshilltar i parë në Presidencën e Zonës së Europës Qendrore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme këshillon të rinj shenjtorë të ditëve të mëvonshme të mbledhur në Romë në gusht të vitit 2023.
Plaku Ruben V. Alliod, këshilltar i parë në Presidencën e Zonës së Europës Qendrore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme këshillon të rinj shenjtorë të ditëve të mëvonshme të mbledhur në Romë në gusht të vitit 2023.

“Përqendrohuni tek ana pozitive. Shpenzoni kohë me përkushtim dhe lutje për të mësuar atë që Perëndia do të donte që të bënit”, i nxiti Plakun Alliod dëgjuesit e tij. “Ju jeni rreze drite. Jeni fëmijët e Perëndisë. Këto nuk janë thjesht fraza që të nguliten”, shtoi ai.

“Jezu Krishti është autori dhe plotësuesi i besimit tonë. Ai është Drita e botës. Ai ju do. Mirëbesojini Atij, ndiqeni Atë” e mbylli ai fjalën gjatë një takimi shpirtëror në mbrëmjen e fundit të seminarit.

Plaku Alliod shërben si Këshilltar i ParëPresidencën e Zonës së Europës Qendrore. Ai u lind në Buenos-Ajres dhe ndoqi një karrierë ligjore dhe akademike përpara se të thirrej në shërbesën kohëplotë si autoritet i përgjithshëm për shenjtorët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Tema e seminarit “Një Ndriçim i Përkryer i Shpresës” buron nga një fragment te Libri i Mormonit. Gjatë paraqitjeve dhe grupeve të diskutimit, pjesëmarrësit morën parasysh mjetet për të sjellë një ndryshim në komunitete dhe në botë.

Sesionet e seminarit u përqendruan te ndryshimet e klimës, kujdestaria mjedisore, shërbimi humanitar, ndërtimi i paqes, dialogu ndërfetar, këshillimi, si dhe te historia dhe e ardhmja e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Plaku Ruben V. Alliod, këshilltar i parë në Presidencën e Zonës së Europës Qendrore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme këshillon të rinj shenjtorë të ditëve të mëvonshme të mbledhur në EuroSeminarin e vitit 2023, të zhvilluar në Romë.
Plaku Ruben V. Alliod, këshilltar i parë në Presidencën e Zonës së Europës Qendrore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme këshillon të rinj shenjtorë të ditëve të mëvonshme të mbledhur në EuroSeminarin e vitit 2023, të zhvilluar në Romë.

Një paraqitës citoi nga shkrimet e shenjta të kanonizuara të Kishës: “Le të bëjmë me gëzim të gjitha gjërat që janë në fuqinë tonë; dhe atëherë qëndrofshim të patundur, me sigurinë më të madhe, për të parë shpëtimin e Perëndisë dhe që krahu i tij të zbulohet.”

Akademikë të rinj nga mbarë Europa dhe përtej saj morën këshillën që të mbajnë vesh me kujdes, t’i kapërcejnë anësitë dhe paragjykimet, të jenë të mirëinformuar mbi çështjet aktuale, të angazhohen si qytetarë, t’iu bashkohen të tjerëve për t’u shërbyer njerëzve në nevojë dhe t’i mirëbesojnë Jezu Krishtit si Shpëtimtari dhe shpresa e botës.

Fondacioni Stirling, është një nga financuesit kryesorë të EuroSeminarit. Qëllimi i seminarit është t’u sigurojë mundësi akademikëve të rinj shenjtorë të ditëve të mëvonshme që të krijojnë rrjetin e tyre, të lartësohen shpirtërisht, të sfidohen dhe frymëzohen për ta jetuar ungjillin e Jezu Krishtit. Ky mision kryhet nga një bord këshillues studiuesish dhe një komitet ekzekutiv që përbëhet nga studentë të EuroSeminarëve të mëparshëm.

EuroSeminari ballë për ballë është një ngjarje vjetore që frekuentohet nga akademikë të rinj të cilët jetojnë veçanërisht në një larmi kombesh europiane. Qindra shenjtorë të ditëve të mëvonshme kanë marrë pjesë në këto mbledhje përgjatë viteve. EuroSeminari gjithashtu financon videokonferenca të rregullta mbi një shumëllojmëri temash.