Shqipëri

Pikat kryesore të misionit për vitin 2023 – duke i ftuar të gjithë të vijnë te Krishti

Shumë anëtarë të rinj raportojnë se fillimisht tërhiqen nga kisha nga drita që shkëlqen nga misionarët.

29 Qershori 2023 ishte një ditë historike për misionin me seli në Tiranë, Shqipëri. Me largimin e Presidentit dhe motrës Burdon dhe ardhjen e Presidentit dhe motrës Auras, Misioni i Adriatikut Jugor u bë zyrtarisht Misioni i Shqipërisë-Tiranë. Misioni tani përfshin vetëm tre vende – Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Rregullimet në kufijtë e ish-Misionit të Adriatikut Jugor e bënë Greqinë dhe Qipron pjesë të misionit të ri Bullgari-Greqi, dikur Misioni i Euroazisë Qendrore i Bullgarisë. Ndryshimet lejojnë një fokus shumë më të madh me vetëm tre vende në secilin mision.

Michael dhe Johanna Auras erdhën nga shtëpia e tyre në Lagjen Landshut në Kunjin e Gjermanisë në Mynih, për të drejtuar Misionin në Shqipëri në Tiranë. Ata janë prindër të gjashtë fëmijëve. Presidenti Auras ka shërbyer më parë si president kunji, president dege, president i Kuorumit të Pleqve, këshilltar i presidencës së të Rinjve të kunjit, udhëheqës i misionit të lagjes, punonjës i ordinancës së tempullit, mësues seminari dhe drejtor i sesioneve të FSY-së. Motra Auras ka shërbyer si presidente e Fillores së lagjes, presidente e Të Rejave të lagjes, presidente e Shoqatës së Ndihmës të degës, këshilltare e presidencës së të Rejave të kunjit, mësuese seminari dhe drejtore e sesioneve të FSY-së. Presidenti Auras lindi në Erlangen, Gjermani, nga Peter dhe Elvira Auras. Motra Auras lindi në Landshut, Gjermani, nga Friedrich dhe Angelika Reisinger.

 

Presidenti dhe Motra Burdon (majtas) dhe Presidenti dhe Motra Auras (djathtas) pranë zyrave të misionit.
Presidenti dhe Motra Auras sapo kanë mbërritur në aeroportin e Tiranës.

Misioni raportoi 58 pagëzime të konvertuara në vitin 2023, me 35 prej tyre rezultat të drejtpërdrejtë të referimeve nga anëtarët. Misioni ka parë gjithashtu një numër në rritje të pagëzimeve përmes mediave sociale, duke përfshirë 12 pagëzime në vitin 2023, rezultat i njerëzve, që u përgjigjen postimeve në Facebook. Pagëzime të tjera erdhën nëpërmjet klasave të anglishtes që mësojnë misionarët dhe nëpërmjet gjetjes së aktiviteteve kur misionarët takojnë njerëz në rrugë.
“Në tre vitet që kemi qenë në mision, ne kemi parë një rritje të madhe në volumin dhe suksesin e punës në internet,”- raportoi Presidenti Burdon përpara se të largohej për t'u kthyer në shtëpi, duke kujtuar se si misionarët filluan të bënin punë përmes mediave sociale për shkak se COVID-i e detyroi këtë.

 

Të gjitha pagëzimet në mision janë raste të mrekullueshme, por njëri ishte tepër i veçantë për shkak të historisë së konvertimit, që filloi me një ëndërr dhe një lidhje në rrjetet sociale. Lola Bullaj u pagëzua më 30 shtator në Vlorë nga Plaku Isaac Pimentel. Ai kujton: “Ishte një ditë e gëzueshme për të gjithë ne, por askush nuk ishte aq i lumtur sa Lola”. Lola tregoi se një ditë përpara se të takonte misionarët, ajo pa një ëndërr, ku 'një lajmëtar nga qielli' i tregoi asaj një libër blu pa emër. Kur u zgjua, ajo hapi Facebook-un dhe pa një reklamë për Librin e Mormonit, të cilin e njohu si librin blu, që pa në ëndrrën e saj. Ajo iu përgjigj shpejt reklamës dhe motrat misionare i dhanë një të tillë. Ajo ka nisur menjëherë ta lexojë dhe ta ndajë me djalin e saj të vogël, Ergi. Ajo tha se Libri i Mormonit “e ktheu me ngjyra jetën e saj gri” dhe ndërsa ia lexoi Ergit, ai u bë “një djalë më paqësor dhe i lumtur gjithashtu”. Kur pleqtë filluan ta mësonin, ajo pyeti se kur mund të pagëzohej. Ajo pranoi me padurim çdo parim që i mësuan. “Ajo tashmë po bëhet një shtyllë e lagjes dhe familja jonë e kishës është bërë edhe më e pasur për të”,- tha Plaku Pimentel.

 

Lola Bullaj me Plakun Pimentel dhe Plakun Freeman dhe djalin Ergi (majtas) dhe me anëtarë (djathtas).

Misionarët punojnë shumë çdo ditë për t'i tërhequr njerëzit te Krishti. Shumë anëtarë të rinj raportojnë se fillimisht tërhiqen nga kisha nga drita që shkëlqen nga misionarët.
“Misionarët tanë mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme – edhe pse shumë prej tyre janë vetëm gjashtë vjet jashtë Fillores”,- tha Presidenti Burdon,- 'Ata janë të pjekur përtej viteve të tyre dhe të fortë shpirtërisht.'

 

Presidenti Auras tha se dhurata e gjuhëve në mision është e vërtetë. Gjuhët, që fliten në këto vende janë të vështira për t'u mësuar nga misionarët e rinj anglishtfolës. Ai kujton një përvojë të veçantë të dielën pasdite të tetorit në Podgorie, një fshat i vogël afër Korçës në Shqipërinë juglindore. Arefi Rusi, anëtar i Degës së Pogradecit, ka një restorant atje dhe ftoi miqtë e tij që të bashkohen me të në restorantin e tij për të dëgjuar një mesazh për Jezu Krishtin. Rreth 40 njerëz erdhën me zemër të hapur për të dëgjuar mesazhin, duke përfshirë nëna dhe baballarë me fëmijët e tyre, 10 të rinj dhe madje edhe fqinjë më të vjetër që jetonin aty pranë. Presidenti dhe motra Auras folën fillimisht, duke përdorur një misionar të ri për të përkthyer për ta.

Por ishte një motër misionare krejt e re, Motra Olivia Rand, e cila pati ndikimin më të madh në grup ndërsa u foli atyre në gjuhën e tyre amtare, duke dhënë një dëshmi të fuqishme dhe të patrembur për Librin e Mormonit. “Edhe pse është ende duke mësuar gjuhën shqipe, ajo foli me elokuencë dhe me shpirt – një shembull i vërtetë i një misionari të bekuar me dhuntinë e gjuhëve”,- tha Presidenti Auras.

 

Motra Rand (majtas) ndan dëshminë e saj me grupin e mbledhur në një restorant në Podgorie.
Motra Rand (në të djathtë) duke dëshmuar përpara stafit të ftuar në restorant.

Presidenti Auras prezantoi një deklaratë të re misioni për Misionin e Shqipërisë Tiranë për vitin 2024 në një konferencë misioni në dhjetor.

Motoja e Albania Tirana Mission: Unë jam një dishepull i Jezu Krishtit