Përmbledhje e Konferencës së Përgjithshme

Presidenti Nelson

“Përtërijeni zotimin ndaj Krishtit gjatë kohës së rrëmujës në mbarë botën”, nxit Presidenti Nelson në Konferencën e Përgjithshme.

Njoftohen gjashtë tempuj të rinj; udhëheqësit dënojnë racizmin dhe bëjnë thirrje për qytetari në jetën publike

Familje

Përqafojeni të ardhmen me besim dhe përpiquni fort të lulëzoni shpirtërisht pavarësisht kohëve të trazuara. Ato ishin disa nga mesazhet kyç të dhëna nga Presidenti Rasëll M. Nelson, udhëheqësi mbarëbotëror i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme gjatë konferencës së përgjithshme gjysmëvjetore të 190të të besimit fetar (3–4 tetor 2020).

Ndërsa Presidenti Nelson shprehu gëzim për mundësinë dhe aftësinë për t’u mbledhur nëpërmjet internetit për konferencën mbarëbotërore, ai gjithashtu përçoi hidhërim për të gjithë njerëzit e prekur nga pandemia e COVID-19, katastrofat natyrore dhe vështirësitë e tjera.

Por pavarësisht nga rrëmuja në botë, ai tha se Zoti do të donte që ne “të shohim tek e ardhmja me pritje të gëzuar”.

“Sfida për ju dhe mua është të sigurohemi që secili prej nesh do ta arrijë potencialin hyjnor

të tij apo të saj. Sot, ne shpesh dëgjojmë për një gjendjeje ‘të re normale’. Nëse vërtet doni të përqafoni një gjendje

‘të re normale’, unë ju ftoj që ta ktheni zemrën, mendjen dhe shpirtin tuaj gjithnjë e më shumë tek Ati ynë Qiellor dhe Biri i Tij, Jezu Krishti. Le të jetë kjo gjendja juaj ‘e re normale’.”

Shumë folës në ngjarjen mbarëbotërore të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme bënë thirrje për diskutim me qytetari në jetën publike dhe për një braktisje të plotë të qëndrimeve raciste. Duke bërë lutjen e hapjes në sesionin e paradites të së shtunës, Plaku Patrik Kiëron, President Kryesues i Të Shtatëdhjetëve, kërkoi bekime hyjnore për ata që ndihen të lënë mënjanë. Ai tha: “Ne përgjërohemi që shërimi, paqja dhe ngushëllimi të shtrihen mbi ta” dhe kërkoi: “Ne jemi të etur për një kthim të hirit, dinjitetit dhe qytetarisë në jetën publike”. 

Babai me dy djem

Udhëheqësit e Kishës vunë në dukje qasjet e reja teknologjike për përhapjen e ungjillit që po provoheshin si të efektshme. Presidenti Rasëll M. Nelson shpalli në fjalën e tij të hapjes në Konferencën e Përgjithshme: “Puna e Zotit po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme. Mes distancës shoqërore, maskave të fytyrës dhe mbledhjeve në platformën Zoom, ne kemi mësuar t’i bëjmë ndryshe disa gjëra dhe disa edhe më me efektshmëri. Kohët e pazakonta mund të sjellin shpërblime të pazakonta. Misionarët dhe udhëheqësit e misioneve tona kanë qenë plot ide, të aftë të përshtaten dhe vërtet mbresëlënës. Edhe pse shumicës së misionarëve u është dashur të gjejnë mënyra të reja, krijuese për ta bërë punën e tyre, shumë misione kanë raportuar se po bëjnë më shumë mësimdhënie sesa përpara.”

U njoftuan planet për ndërtimin e tempujve në gjashtë vendndodhje: Taraua, Kiribati; Port‑Vila, Vanuatu; Lindon, Jutë, SHBA; Guatemala‑Siti me Rrethinat, Guatemalë; San‑Paolo, Lindje, Brazil dhe Santa‑Kruz, Bolivi. Që kur u bë udhëheqësi i Kishës në vitin 2018, Presidenti Nelson ka njoftuar ndërtimin e 49 tempujve të rinj. Kisha e Jezu Krishtit tani ka 230 tempuj të shpallur, në ndërtim e sipër ose në funksionim.

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, njoftoi thirrjet e një Autoriteti të Përgjithshëm Të Shtatëdhjetë të ri, Plakut Din M. Dejvis; të një anëtari të ri të Peshkopatës Kryesuese, Peshkopit L. Tod Baxh dhe katër Të Shtatëdhjetëve Zonalë të rinj. Ai gjithashtu përmendi lirimet nga thirrjet të Peshkopit Din M. Dejvis, si anëtar i Peshkopatës Kryesuese, dhe të tre Autoriteteve të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë dhe 47 Të Shtatëdhjetëve Zonalë. Plaku Brent H. Nilson zëvendëson Plakun L. Uitni Klejton si anëtar të Presidencës së Të Shtatëdhjetëve (të cilit iu dha status nderi).

Sheron Iubank

Gjatë Sesionit të Grave, Motra Sheron Iubank, këshilltare e parë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, foli për fuqinë e grave që ta “heqin paragjykimin dhe të ndërtojnë unitet” dhe i ftoi gratë të “bëhen pjesë e një force kolektive që e ndryshon botën për mirë”.

“Gratë e kësaj Kishe kanë potencial të pakufizuar për ta ndryshuar shoqërinë”, tha ajo. Sipas Motrës Iubank: “Ndryshimi që kërkojmë te vetja dhe te grupet ku bëjmë pjesë, do të vijë më pak nga aktivizimi dhe më shumë nga përpjekja në mënyrë aktive çdo ditë për ta kuptuar njëra‑tjetrën”. Gratë mund të punojë për të siguruar që përpjekjet e tyre të jenë në sinkronizim me të tjerët, ku individët të veprojnë për të mirën e përbashkët dhe secili të përshtatet me “nevojat dhe aftësitë e të tjerëve”. Ato mund të mbështeten te fuqia e Zotit, ndërsa u shtrijnë të tjerëve po atë mëshirë që kërkojnë për veten e tyre.

Cift po mbajne shenime

Një numër i përgjithshëm prej pesë sesionesh konference u mbajtën gjatë fundjavës, që zunë fill nga Teatri i Qendrës së Konferencës në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës në SHBA. Nëpërmjet transmetimeve me satelit, radio, televizion dhe internet si dhe botimeve të shtypura, folësit mbërritën te një publik mbarëbotëror që vlerësohet të jetë miliona veta.

Misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme erdhën për herë të parë në Europë në vitin 1837. Tani ka mbi gjysmë milioni anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në kontinentin europian.