Përdorimi i Mbrëmjes së Shtëpisë për të Shtuar Vlerësimin për Tokën

5 qershori shënon Ditën Botërore për Mjedisin. Organizatat joqeveritare, aktivistët dhe udhëheqësit politikë flasin mbi ndotjen, humbjen e larmisë bimore dhe ndryshimin e përshpejtuar të klimës. Këto çështje i ndikojnë njerëzit anembanë botës. Ka disa gjëra që prindërit dhe familjet individuale janë në gjendje t’i bëjnë brenda sferave të tyre, sepse është me anë të gjërave të vogla dhe të thjeshta që “gjëra të mëdha bëhen” [1].

Presidenti Rasëll M. Nelson, i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, i nxit të gjithë njerëzit që të jenë kujdestarë të urtë ndaj krijimeve të Perëndisë.
Presidenti Rasëll M. Nelson, i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, i nxit të gjithë njerëzit që të jenë kujdestarë të urtë ndaj krijimeve të Perëndisë.

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i nxit familjet që të mbajnë një natë familjare për të “ngritur dhe forcuar marrëdhënie familjare”. Këto net familjare mund të përdoren edhe për të krijuar vlerësim dhe ushtruar kujdestari për mjedisin.

Ndonëse çështja e kujdestarisë për mjedisin mund të mos trajtohet nga foltorja shumë shpesh gjatë shërbesave të së dielës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, shkrimet e shenjta dhe profetët e apostujt bashkëkohorë na mësojnë se ne duhet të jemi kujdestarë të mirë të tokës.

Teksa shumë njerëz nëpër botë bëjnë thirrje për vëmendje ndaj krizave të vazhdueshme të ndotjes, ndryshimit të klimës dhe shpyllëzimit, mund të jetë e vështirë të dimë me saktësi se çfarë mund ose duhet të bëjnë individët dhe familjet që të ndihmojnë me përpjekjet për ta ruajtur këtë planet.

Rasëll M. Nelsoni, Presidenti i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ka dhënë mësim: “Si përfitues të Krijimit hyjnor, çfarë do të bëjmë?  Duhet të kujdesemi për tokën, të jemi kujdestarë për të dhe ta ruajmë atë për brezat e ardhshëm.” [2]

Si mund ta ndjekim ne, si individë, familje ose miq, këshillën e Presidentit Nelson? 

Ja disa sugjerime të gjërave të vogla që mund të bëjmë gjatë mbrëmjeve të shtëpisë me qëllim që të zhvillohemi si kujdestarë të urtë të tokës.

Shmangini Flakjen e Plehrave dhe Ndotjen

Ezra Taft Bensoni dha mësim se, kur tregojmë mungesë nderimi për tokën, ne po tregojmë mungesë nderimi për Perëndinë.  “Mungesa e nderimit për Perëndinë, për jetën dhe për bashkënjerëzit tanë merr formën e gjërave si flakja e plehrave, heqja pa kujdes e dheut nga sipërfaqja e tokës [dhe] ndotja e ujit dhe e ajrit  por këto janë, në fund të fundit, shprehje të jashtme të njeriut brenda nesh.” [3]

Është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm se si i asgjësojmë lëndët kimike dhe materialet e dëmshme. Njerëzit gjithashtu mund t’i ngasin makinat në grupe ose të përdorin transportin publik kur udhëtojnë për në punë apo veprimtari. Gjatë mbrëmjeve të shtëpisë, familjet mund të zotohen që të bëjnë gjëra të vogla dhe të thjeshta për të qenë kujdestarë më të mirë, të tilla si zgjedhjen e një veprimtarie që kërkon ndotje sa më të pakët. Familjet mund të ecin së bashku dhe madje të mbledhin plehrat e hedhura përgjatë udhës.

Shpenzoni Kohë në Natyrë

Planifikoni një shëtitje, ngjitje në mal ose ngarje të biçikletës. Dilni jashtë qytetit dhe kaloni kohë duke admiruar krijimet e Perëndisë. Sikurse dha mësim Jozef F. Smithi, ne kemi një detyrë që të përjetojmë dhe vlerësojmë bukuritë e natyrës. “Si fëmijë të Perëndisë është detyra jonë ta vlerësojmë dhe adhurojmë Atë në krijimet e Tij.  Nëse do ta shoqërojmë gjithçka që është vërtet e mirë dhe e bukur në jetë me mendimet për Të, ne do të jemi në gjendje të gjurmojmë veprën e duarve të Tij kudo në natyrë.” [4]

Shijimi i bukurisë së krijimeve të Perëndisë me familjen dhe miqtë nxit mirënjohje
Shijimi i bukurisë së krijimeve të Perëndisë me familjen dhe miqtë nxit mirënjohje

Një kohë e shkëlqyer për ta bërë këtë do të jetë gjatë Mbrëmjes së Shtëpisë ose të dielën, si një lloj adhurimi jashtë mureve të kishës dhe shtëpisë. Mund të vizitoni një park ose shkoni për kamping aty pranë.

Mësoni për Botën përreth Jush 

Shkrimet e shenjta japin një ide të shkëlqyer lidhur me arsyen përse urdhërohemi të mësojmë rreth tokës. [5] Presidenti Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, M. Rasëll Ballard na kërkon të “mendojmë për atë që do të ndodhë nëse ne të gjithë shpenzonim kohë për të parë me kujdes mrekullitë e natyrës që na rrethojnë, dhe i përkushtoheshim të mësuarit më shumë rreth kësaj bote që Perëndia krijoi për ne…. Për të treguar vërtet nderim për Krijuesin, ne duhet të vlerësojmë krijimet e Tij.  Na nevojitet të planifikojmë të shpenzojmë kohë për të vëzhguar mrekullitë e natyrës.  Sot ne mund të rrethohemi lehtësisht nga pallate me beton e tulla dhe sipërfaqe asfalti që na largojnë nga jeta e vërtetë përreth nesh.” [6]

Të mësuarit për botën përreth nesh fillon në familje.
Të mësuarit për botën përreth nesh fillon në familje

Librin e Mormonit, profeti Alma jep mësim se toka dhe gjithçka në të shërbejnë si “dëshm[ues] se ka një Krijues Suprem” [7]. Si kujdestarë të tokës, është e rëndësishme të shpenzojmë kohë për të mësuar rreth tokës, sepse ajo është një dëshmuese hyjnore e veprës së Perëndisë. Familjet mund të lexojnë së bashku shkrime të shenjta rreth tokës për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si të kujdesen më mirë për krijimin e Perëndisë.

Jepni Mësim një Sjellje Mirënjohjeje ndaj Tokës

Ka gëzim të madh kur njerëzit janë të lumtur me ato gjëra që Perëndia ua ka besuar atyre. Njerëzit kanë për detyrë që të përjetojnë dhe vlerësojnë bukurinë e natyrës. Gjatë mbrëmjeve familjare të shtëpisë njerëzit mund të shprehim mirënjohje për tokën dhe të marrin pjesë në veprimtari që i ndihmojnë të zhvillojnë mirënjohje për Tokën.

Plaku M. Rasëll Ballard jep mësim rreth rëndësisë së shprehjes së vlerësimit për Tokën e Perëndisë dhe na paralajmëron që një mungesë e nxitjes mund të jetë e dëmshme.

“Ata që nuk ndiejnë nderim për krijimet dhe tiparet hyjnore të Perëndisë, ka të ngjarë që do të kenë vlerësim të paktë për gjëra të tjera të shenjta.  Një mungesë e tillë e nderimit për krijimet e Perëndisë mund të pakësohet derisa një njeri bëhet tërësisht i pandjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve” – tha Plaku Ballard. [8]

Mbrëmja e Shtëpisë është një vend i shkëlqyer për të mësuar rreth sjelljes me respekt e nderim ndaj Tokës dhe për ta nxitur atë sjelle.

[1]  Alma 37:6

[2] President Russell M. Nelson, The Creation, prill 2000.

[3] Ezra Taft Benson, This Nation Shall Endure, 1977

[4] Cituar në George B. Handley, “The Environment Ethics of Mormon Belief”, BYU Studies, 40:2, 2001.

[5] Doktrina e Besëlidhje 101:32-34

[6] M. Russell Ballard, God’s Love for His Children, prill 1988.

[7] Alma 30:44

[8] M. Russell Ballard, Take time to have reverence for creator and his creations, prill 1988