Për një Kauzë të Mirë

goats-for-a-good-cause

LDS Charities [Organizata Bamirëse SHDM] është përpjekur fort që të japë ndihmë nëpërmjet projekteve të qëndrueshme bujqësore në të gjithë Shqipërinë. Në fund të vitit 2015, Qendra e Blegtorisë dhe Zhvillimit Rural ose BZHR-ja, ra dakord që të bashkëpunojë me Fondacionin e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në një projekt që përfshin sjelljen e dhive alpine franceze në 8 familje të përzgjedhura.

Në Shqipëri, kultivimi i tokave bujqësore është pjesë e trashëgimisë kombëtare. Afro 50% e forcës punëtore është e përfshirë në bujqësi. Kultivimi i tokave bujqësore dhe rritja e bagëtive janë jetike për mbijetesën e individëve. Shqipëria është një vend i larmishëm, por toka shkëmbore dhe temperaturat ekstreme e bëjnë të vështirë që të rritet mjaftueshëm ushqim. Reagimi ndaj këtyre kushteve është përdorimi i dhive për prodhime bulmeti dhe mish.

Në vitin 2018, LDs Charities [Organizata Bamirëse SHDM], bashkëpunoi sërish me BZHR-në në Korçë, Shqipëri. Ky projekt i dytë përfshiu 5 familje nga lagjet dhe degët brenda Kunjit të Tiranës, Shqipëri. Çdo familje do të mësojë si të rritë dhi alpine franceze. Këto dhi prodhojnë më tepër qumësht sesa dhitë tradicionale të Hasit. Pas trajnimit, dhitë alpine franceze do t’u jepen familjeve për t’i rritur. 

goats-for-a-good-cause-2

Dhia alpine franceze që vjen nga lartësia e alpeve të Francës, është një kafshë ideale për klimën e ftohtë dhe relievin malor në brendësi të Shqipërisë. Këto dhi mund të prodhojnë një sasi të madhe qumështi (4 litra në ditë). Ky lloj i ri dhie do t’ia bekojë jetën atyre që do ta marrin ndërsa ata do të jenë në gjendje të bëjnë e të shesin prodhime për t’u bërë më të mbështetur te vetja. 17 dhitë fillestare nga projekti i vitit 2015 janë shtuar në 105 dhi. Suksesi i këtij projekti ka krijuar mundësinë e projektit vijues.

LDS Charities [Organizata Bamirëse SHDM] është e ngazëllyer që do të vazhdojë të bashkëpunojë me organizata për të përfunduar projekte të ngjashme që i rrënjosin vlerat e mbështetjes te vetja dhe qëndrueshmërisë së saj.