Pasojat e Tërmetit në Shqipëri

“Shpresoj që më të keqen ta kemi lënë pas dhe me qetësi, kurajë dhe solidaritet duhet të shohim përpara me guxim me gjithë dhembjen e tmerrshme”, tha Presidenti shqiptar Ilir Meta siç citohet nga Albanian Daily News, më 27 nëntor 2019.

Earthquake_JK_2
Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6,4 në orën 3:50 të mëngjesit më 26 nëntor 2019

Geri B. Sebin, President i Zonës së Europës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, fluturoi drejt Tiranës të mërkurën, ditën pas tërmetit. Ndërkohë që ishte në Durrës, duke dhënë shërbesë për nevojat e anëtarëve të Kishës dhe fqinjëve të tyre, Plaku Sebin vërejti: “Përpjekjet për shpëtim dhe ndihmë të qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë duke punuar me zjarr së bashku, janë provë e mirësisë së njerëzimit menjëherë pas kësaj fatkeqësie.  Tek i shohim individët, komunitetet dhe organizatat të mblidhen së bashku, kjo gjë na i forcon dhe na i përtërin zotimet tona vetjake për të dhënë shërbesë ndaj nevojave të të gjithë fëmijëve të Perëndisë.”

Earthquake_JK_4
Godinë e dëmtuar në Durrës nga Tërmëti i datës 26 Nëntor 2019.

Juliana Kostandini, banuese në Tiranë dhe anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, raportoi: “Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6,4 në orën 3:50 të mëngjesit më 26 nëntor. Ky tërmet është pasuar nga nje numer i konsiderueshem tërmetesh më të vogla. Pasoja më e fuqishme e tërmetit u ndje në Durrës. Shtëpitë e 5 familjeve anëtarë të Kishës janë jashtë standardeve për banim. Rreth 30 anëtarë të Kishës në qytetin e Durrësit qëndruan në godinën kishtare për disa netë. Këtyre anëtarëve ju siguruan shtretër dhe ushqim gjate këtyre. Këta anëtarë jane akomoduar tashmë në shtëpi të të afërmve ose me qera. Nuk ka pasur asnjë anëtarë të kishës të lënduar fizikisht prej tërmetit. Peshkopi i Lagjes në Durrës po kujdeset për plotësimin e nevojave të anëtarëve të lagjes. ”

Earthquake_JK_1
Shumë njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti.

Ajo vazhdon të raportojë: “Presidenti i Kunjit (të Kishës në Shqipëri) është në kontakt me drejtuesit e qeverisë dhe Kisha është gati të sigurojë çfarëdo ndihme për qytetarët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan si rezultat i tërmetit. Programi Humanitar ka siguruar rreth 420 shtretër, 500 batanije, 9 ngrohës ambjenti, dhe ushqim. Më shumë ndihmë do sigurohet edhe për ditët në vijim.'

“Qytetarët kudo preken nga fatkeqësitë, si natyrore ashtu edhe të shkaktuara nga njeriu. Askush nuk është i paprekshëm nga peripecitë e jetës.  Megjithatë, shembulli i vendosmërisë së shqiptarëve dhe i ndihmës së të tjerëve në mbarë botën pas tërmetit na kujton të gjithëve të mbetemi të palëkundur, plot shpresë dhe të durojmë mirë kur përballemi me kundërshti të pashmangshme. Ne punojmë për një të nesërme më të ndritur, veprojmë sipas forcës sonë dhe i mirëbesojmë Perëndisë sonë”, u shpreh Presidenti Sebin.