SoltLejkSiti, Jutë  

Nxjerrja e Librit të Ri të Himneve Fillon me një Valë të Parë prej 13 Këngësh

Muzika e re është tani në dispozicion përmes programeve Sacred Music [Muzika e Shenjtë] dhe Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] 

Një aspekt unik i koleksionit të ri të librit të himneve është përfshirja e himneve që janë dorëzuar nga shenjtorë të ditëve të mëvonshme në mbarë botën.
Një aspekt unik i koleksionit të ri të librit të himneve është përfshirja e himneve që janë dorëzuar nga shenjtorë të ditëve të mëvonshme në mbarë botën.

Nxjerrja shkallëshkallë e librit të ri global të himneve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka filluar me nxjerrjen e 13 këngëve të reja në anglisht, spanjisht, portugalisht dhe frëngjisht. Mund të hyni te kjo muzikë e re në mënyrë digjitale përmes programeve Sacred Music [Muzika e Shenjtë] dhe Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe në internet te Church Music Library [Biblioteka e Muzikës së Kishës] në faqen  music.churchofjesuschrist.org

Fashikuj të vegjël me pjesë të reja muzikore do të vazhdojnë të publikohen në mënyrë digjitale në parapërgatitje për nxjerrjen e plotë të librit të himneve, që aktualisht pritet në formatin e shtypur në letër dhe atë digjital brenda fundit të vitit 2026, në gjuhët: anglisht, spanjisht, portugalisht dhe frëngjisht. Libri i himneve pritet të jetë në dispozicion në 50 gjuhë brenda fundit të vitit 2030. Çdo këngë përfshin një variant të kënduar dhe dy me shoqërime instrumentale. 

Në dispozicion tani janë himnet: 

“Jemi mirënjohës që këto himne dhe këngë do të jenë në dispozicion, duke filluar që tani, me më shumë që do të vijnë në të ardhmen, të cilët do ta rritin besimin tonë dhe do të vazhdojnë të na frymëzojnë të veprojmë drejt”, – shtoi Plaku  Majkëll T. Ringud, i Të Shtatëdhjetëve, i cili shërben si drejtor ekzekutiv i Sektorit të Priftërisë dhe të Familjes. 

Rishikimet e Librit të Himneve 

qershor 2018, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme njoftoi për këtë rishikim të librit të himneve dhe të “Librit të Këngëve të Fëmijëve” për t’i bashkuar më mirë anëtarët e Kishës mbarëbotërore në adhurimin e tyre. Koleksioni i ri do të titullohet: “Hymns—For Home and Church” [“Himne – Për Shtëpinë dhe Kishën”]. 

Koleksioni i ri do të përfshijë të njëjtën listë dhe numra këngësh në të gjitha gjuhët, me një total prej 450 deri në 500 himne të përfshirë. Himne vendore dhe të lidhura posaçërisht me gjuhën, të tilla si himne patriotike, do të jenë në dispozicion në koleksionet digjitale të posaçme për gjuhët. 

Pjesët muzikore u përzgjodhën në bazë të pesë kritereve të miratuara nga Presidenca e Parë

  1. Të shtojnë besimin dhe adhurimin ndaj Atit Qiellor dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit. 

  1. Të japin mësim doktrinën bazë të ungjillit me fuqi dhe qartësi. 

  1. Të ftojnë një të kënduar të gëzueshëm në shtëpi dhe në kishë. 

  1. Të ngushëllojnë të lodhurin dhe t’i frymëzojnë anëtarët të durojnë me besim. 

  1. Të bashkojnë anëtarët anembanë Kishës. 

Te hyrja e librit aktual të himneve, Presidenca e Parë shpall: “Vëllezër e motra, le t’i përdorim himnet për ta ftuar Shpirtin e Zotit në mbledhjet tona, në shtëpitë tona dhe në jetën tonë personale. Le t’i mësojmë përmendsh e përsiatim ato, le t’i recitojmë e këndojmë ato dhe le të marrim prej ushqimit të tyre shpirtëror.” 

Për më shumë informacion në lidhje me koleksionin e përditësuar të muzikës së shenjtë, ju lutemi, vizitoni faqen:  HymnbookNews.churchofjesuschrist.org