Një Vit Arritjesh, Vajtimi dhe Hovi Shpirtëror: Kisha e Jezu Krishtit në Vitin 2025

image

Viti i kaluar ishte një vit arritjesh, vajtimi dhe hovi shpirtëror për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ditët u karakterizuan nga hidhërimi prej tragjedive të tilla si ato në Lesoto dhe Miçigan, si edhe gëzim e përparim nga mundësitë e zgjeruara për shërbim dhe rritje të vazhdueshme të Kishës anembanë globit.

Kisha gjithashtu përjetoi ndryshime në udhëheqje: Presidenti Rasëll M. Nelson vdiq në moshën 101 vjeç dhe Presidenti Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vdiq në moshën 85 vjeç. Presidenti Dallin H. Ouks u caktua si Profeti dhe Presidenti i 18-të i Kishës.

Gjatë gjithë vitit, shenjtorët e ditëve të mëvonshme kudo vazhduan të plotësojnë misionin e Kishës për t’i dhënë formë jetës të tyre sipas jetës së Krishtit, për t’u kujdesur për njerëzit nevojtarë, për ta ftuar botën që të marrë mësimet e Krishtit dhe për t’i bashkuar familjet për përjetësinë.

Kujdesi për Njerëzit Nevojtarë

Për të plotësuar dy urdhërimet e mëdha të Jezu Krishtit që të duam Perëndinë dhe të afërmin tonë, Kisha vazhdoi të kujdeset për njerëzit nevojtarë anembanë botës. Një mënyrë domethënëse si Kisha e bëri këtë gjë, ishte duke shpërndarë të parën nga 250 ngarkesat e kamionëve te 250 banka ushqimore anembanë të gjitha 50 shteteve në Shtetet e Bashkuara për të kremtuar përvjetorin e 250-të të kombit.

image 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Plaku Gerit W. Gong (majtas) i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shoqërohet nga Plaku Methju S. Holland i Të Shtatëdhjetëve (majtas prapa) dhe Drejtori Përfaqësues i Kishës për të Ftuarit, Gordon Smith (në mes), teksa Apostulli flet me Kryetaren e Programit America250, Rozi Riosin (djathtas), në Godinën Përkujtimore të Jozef Smithit “Joseph Smith Memorial Building”, të enjten, më 13 nëntor 2025.

Në Miçigan, [banka ushqimore] FISH në Grand-Blank mori një nga furnizimet e para me kamion të ushqimeve, të mërkurën, më 19 nëntor. Grand-Blanku u zgjodh si njëri nga pesë qytetet për të qenë në krye të nismës si mirënjohje ndaj përkrahjes mbresëlënëse të komunitetit pas të shtënave dhe zjarrit të 28 shtatorit që mori jetën e katër njerëzve dhe plagosi tetë të tjerë në një shtëpi mbledhjesh kishtare vendore të Kishës së Jezu Krishtit.

image 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Barba Smithi, kryetarja e organizatës FISH të Grand-Blankut, mirëpret një dhurim ushqimesh nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Grand-Blank të Miçiganit, të mërkurën, më 19 nëntor 2025.

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme gjithashtu shtrinë dorën e ndihmës në vazhdën e fatkeqësive natyrore, të tilla si përmbytja në Teksasin qendror dhe Filipinet, zjarret në Kaliforninë Jugore dhe Peru, tërmetet në Mianmar e Vanuatu dhe uragani Melisa në Karaibe.

Në Sri‑Lanka, në maj, Presidentja e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, Kamill N. Xhonsoni, vëzhgoi ndikimin e qartë që është duke pasur financimi nga Kisha ndaj UNICEF-it për gratë dhe fëmijët në kombin e Azisë së Jugut. Gjatë mbledhjeve në Sheshin e Tempullit në qershor, Presidentja Xhonson u tha përfaqësuesve nga tetë organizata humanitare mbarëbotërore se Kisha po dhuron edhe 63,4 milionë dollarë amerikanë ndaj nismës së saj globale për të përmirësuar mirëqenien e grave dhe fëmijëve.

image Fotografi me mirësinë e UNICEF-it.
Presidentja e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, Kamill N. Xhonsoni, viziton Sri Lankën për të dëshmuar ndikimin e qartë që financimi nga Kisha ka për gratë dhe fëmijët në kombin e Azisë Jugore. Vizita e saj, e cila zgjati nga 19 maj deri në 22 maj 2025, përfshiu vizita të nismave vendore të ushqimit dhe arsimimit që drejtohen nga UNICEF-i.

Në maj, Plaku Kuentin L. Kuk i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve vizitoi The Felix Project [Projektin Feliks], organizatën bamirëse më të madhe shpërndarëse të ushqimeve në Londër. Kisha bashkëpunon me agjencinë Muslim Aid [Ndihma Myslimane] për të përkrahur punën e organizatës The Felix Project për t’u siguruar dhjetëra milion vaktesh ushqimore njerëzve nevojtarë anembanë qytetit.

image 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Plaku Kuentin L. Kuk, një Apostull i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, viziton organizatën The Felix Project në Londër, të enjten, më 29 maj 2025. Kisha po bashkëpunon me agjencinë Muslim Aid për të përkrahur The Felix Project. Plaku Kuk i jep dorën Mustafa Faruqit, kryetarit të bordit të administratorëve të agjencisë Muslim Aid.

Në qershor, Plaku Geri E. Stivenson i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve vizitoi qendrën Centro Sonrisas de Heroes (Qendrën “Buzëqeshjet e Heronjve”) në Santiago të Kilit. Kjo qendër përkujdesjeje u shërben fëmijëve në fazën e fundit të sëmundjeve të pashërueshme dhe me paaftësi të ndërlikuara nëpërmjet terapive dhe programeve të ndryshme. Kisha dhuroi dy furgonë për të përkrahur fëmijët me nevoja për të lëvizur.

Në nëntor, Plaku Dejll G. Renland i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve vizitoi një qendër mjekësore për fëmijë në Argjentinë dhe një spital në Uruguai. Dhurimet e Kishës kanë forcuar përkujdesjen e ofruar në të dyja vendet.

image 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Plaku Dejll G. Renland i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe bashkëshortja e tij, Ruthi, dhe Plaku Eduard Dube i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve takohen me personelin mjekësor nga Spitali i Fëmijëve “Ricardo Gutierrez” në Buenos-Ajres të Argjentinës, të martën, më 11 nëntor 2025.

Në shtator, Kisha dhuroi 3000 laptopë Chromebook për të ndihmuar fëmijët e shkollave në Sainshand të Mongolisë, qyteti qendër i provincës Dornogovi në shkretëtirën Gobi.

Në vitin 2024, zotimi i Kishës ndaj mirëqenies, mbështetjes te vetja, ndihmës humanitare, ndihmës për urgjencat dhe shërbimit vullnetar u pasqyrua në 1,45 miliard dollarë amerikanë në shpenzime. Hollësitë e përpjekjeve përkujdesëse të kishës për vitin 2025 do të njoftohen më 10 mars 2026.

Përkujdesja gjithashtu përfshiu shërbesën shpirtërore për njerëzit zemërthyer. Në shkurt, Presidenti Xhefri R. Holland i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve ndau dashurinë e Krishtit me familjet e ndikuara nga zjarret masive në Kaliforni.

image 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga Pasadina, Pallisejdsi dhe Altadina, të cilët u prekën nga zjarret, mblidhen në një godinë kishtare për të dëgjuar nga Presidenti Xhefri R. Holland në Van-Nujs të Kalifornisë, më 22 shkurt 2025.

Në shtator, Presidentja e Përgjithshme e Fillores, Suzën H. Porteri, u shoqërua nga Motra Xh. Enet Denis e Presidencës së Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës për t’u dhënë shërbesë në Lesoto njerëzve që po mbanin zi për aksidentin tragjik në fund të qershorit që mori jetën e gjashtë të rejave dhe katër udhëheqësve të Kishës.

Më vonë atë muaj, Plaku Dejvid A. Bednar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve vizitoi Grand-Blankun në Miçigan, për t’u dhënë shërbesë të mbijetuarve nga të shtënat dhe zjarri vdekjeprurës që morën jetën e katër njerëzve dhe plagosën tetë njerëz të tjerë në shtëpinë vendore të mbledhjeve të Kishës.

image 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Plaku Dejvid A. Bednar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, bashkëshortja e tij, Suzana, ngushëllojnë një të mbijetuar të të shtënave dhe zjarrit vdekjeprurës të 28 shtatorit, që morën katër jetë dhe plagosën tetë njerëz të tjerë në shtëpinë vendore të mbledhjeve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Grand-Blank të Miçiganit. Fotografia u nxor të martën, më 30 shtator 2025.

Dhe në Filipine, në nëntor, Apostulli tjetër, Plaku Patrik Kirën, u solli shpresë e ngushëllim të mbijetuarve të tajfunit Tino dhe super-tajfunit Juan.

image 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Plaku Patrik Kirën i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve takohet me më shumë se 100 anëtarë dhe miq të Kishës në qendrën e Kunjit Liloan në Sebu-Siti, më 21 nëntor 2025.

Ftesa për të Gjithë që të Marrin Mësimet e Krishtit

Kisha vazhdoi të plotësonte porosinë e Krishtit nga Dhiata e Re: “Shkoni … dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt”. Në tetor, Kisha njoftoi planet për të krijuar 55 misione të reja. Dhe në nëntor, Presidenca e Parë tha se gratë që nga mosha 18 vjeç tani mund ta shpërndajnë ungjillin si misionare.

The Tabernacle Choir at Temple Square [Kori i Tabernakullit në Sheshin e Tempullit] – misionarët muzikorë të Kishës – shfaqi episodin e vet të 5000-të të programit “Music and the Spoken Word” [“Muzika dhe një Mesazh”] nga Qendra e Konferencave në Solt-Lejk-Siti. Programi është transmetimi më i gjatë i një rrjeti që vazhdon ende në botë. Më shumë se 6 milion njerëz në më shumë se 50 shtete të botës e shohin çdo javë nëpërmjet radios, televizionit dhe transmetimit në internet.

Presidenti Ouks dhe kolegët e tij në Presidencën e Parë, Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve dhe organizatat e Kishës për gratë dhe fëmijët udhëtuan anekënd botës për të shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit.

Europë, Presidenti Ouks tha se kyçi i zgjidhjes së përçarjeve të shumta, të shfaqura në shoqëri, qoftë politike, ekonomike ose doktrinore, është të ndjekim shembullin e Shpëtimtarit të botës.

“Zgjidhja e vetme, e përhershme ndaj dallimeve që na ndajnë”, – tha ai, – “është që të gjithë të ndjekim mësimet e Shpëtimtarit tonë dhe dalëngadalë të bëhemi madje siç është Ai. Ndjekja e Krishtit nuk është një praktikë [e rastësishme apo] rastësore, por një zotim i vazhdueshëm dhe një mënyrë jete që vlen për të gjithë njerëzit, në të gjitha kohët dhe në të gjitha vendet.”

image 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Presidenti Dallin H. Ouks përshëndet anëtarë dhe miq të Kishës të mbledhur në Bruksel të Belgjikës, më 13 korrik 2025. Takimi shpirtëror u transmetua drejtpërdrejt në 23 gjuhë në më shumë se 30 shtete në Europë.

Shumë predikime u përqendruan te shërbimi ndaj të tjerëve siç do të shërbente Krishti. Një shembull erdhi në takimin shpirtëror për Krishtlindjen nga Presidenca e Parë prej Presidentit Henri B. Ajring të Presidencës së Parë.

“Mundësi e presin secilin prej nesh në këtë periudhë të Krishtlindjes për të shtrirë dorën e ndihmës dhe për të treguar mirësi me dashuri si të Krishtit – dhe shumë herë do të kenë një ndikim afatgjatë”, – tha Presidenti Ajring. “Teksa fillojmë këtë periudhë të mrekullueshme Krishtlindjeje, unë ju lë dëshminë time se Jezu Krishti është dashuri dhe shpresë. Edhe ne mund të bashkëpunojmë me Të dhe ta ndajmë dashurinë dhe shpresën e Tij me të tjerët nëpërmjet veprimeve vetëmohuese të mirësisë.”

image 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Presidenti Henri B. Ajring i Presidencës së Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme flet gjatë Takimit Shpirtëror për Krishtlindjen nga Presidenca e Parë, i cili u transmetua të dielën, më 7 dhjetor 2025.

Të ndihmuarit e të tjerëve që të ndjekin Jezu Krishtin, gjithashtu u bë në fushën ndërfetare. Duke u folur miqve katolikë në Romë në shtator, për shembull, Presidenti D. Tod Kristoferson i Presidencës së Parë foli rreth dinjitetit njerëzor dhe rrënjëve të tij te Shlyerja e Jezu Krishtit.

“Si dishepuj të Krishtit, ne kemi përgjegjësi solemne që të përkrahim dinjitetin njerëzor, lirinë morale të zgjedhjes dhe pluralizmin fetar”, – tha Presidenti Kristoferson. “Vlera jonë e pafundme është e lidhur gjithashtu me shëlbimin nga Jezu Krishti për qenien njerëzore, me Shlyerjen e Tij dhe domethënien që ka ajo për fatin tonë përfundimtar. … Hiri i Tij dhe Shlyerja e Tij janë kyç për dinjitetin, vlerën që ka çdo shpirt, pavarësisht nga vendi apo koha në të cilën jeton.”

image 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Presidenti D. Tod Kristoferson i Presidencës së Parë në Universitetin Papnor të Kryqit të Shenjtë në Romë të Italisë, ku ai jep një fjalim në një konferencë me studiues e teologë mbi temat e dinjitetit të pafundmë, lirisë njerëzore dhe vendit që zë ligjit, të martën, më 23 shtator 2025.

Udhëheqësit e Kishës udhëtuan nëpër ishujt e detit për të shpërndarë mesazhin e Jezu Krishtit. Pikërisht një shembull ishte Presidentja e Përgjithshme e Të Rejave, Emili Bell Frimani, duke shpërndarë ungjillin në Mikronezi dhe Guam në shkurt. Ajo i premtoi rinisë se “dishepullimi do të mbushet me aventurë” dhe se “Jezu Krishti mund t’ju forcojë, ndihmojë dhe ngushëllojë në të gjitha fushat e jetës suaj”.

Apostujt dhe profetët iu drejtuan shumë mesazhe të përqendruara te Krishti të rinjve e të rejave në moshë madhore anembanë globit. Plaku Diter F. Uhtdorf, për shembull, i dha mësim këtij grupi të rëndësishëm demografik që të mirëbesojë te Perëndia. Jeta nuk është me “përgjigjet gati”, – tha ai, – dhe “Perëndia nuk do t’ju japë një itinerar të hollësishëm për rrugëtimin e jetës [suaj]”, por “Ai ju mirëbeson që të merrni vendimet më të mira të mundshme duke ndjekur Jezu Krishtin”.

image 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Plaku Diter F. Uhtdorf i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme, dhe bashkëshortja e tij, Harieta, përshëndetin njerëz përpara se të flasin në Takimin Shpirtëror Mbarëbotëror për Të Rinjtë e Të Rejat në Moshë Madhore, të dielën, më 2 shkurt 2025, në qendrën Meriot në kompleksin e universitetit “Brigam Jang”, në Provo të Jutës.

Udhëheqës të Kishës gjithashtu u shprehën dashurinë e tyre për Krishtin udhëheqësve civilë dhe qeveritarë. Një shembull nga muaji maj ishte Plaku Ronald A. Rasband i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve duke u takuar me kryeministrin Robert BeugréMambé të Bregut të Fildishtë në banesën e tij private në Abixhan.

image 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Plaku Ronald A. Rasband i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve i jep si dhuratë një statujë të vogël të “Christus” kryeministrit Robert BeugréMambé në banesën e tij private në Abixhan, të shtunën, më 24 maj 2025.

Apostujt gjithashtu i ftuan të tjerët që t’i ndjekin mësimet e Krishtit me anë të ruajtjes së planetit Tokë dhe përkujdesjes për fëmijët e Perëndisë.

“Si dishepuj të Jezu Krishtit, ne kemi një detyrë të shenjtë për ta mbajtur flakën e dashurisë së Perëndisë të ndezur në zemrat tona dhe për ta lejuar dritën e saj të shkëlqejë brenda komuniteteve tona”, – tha Plaku Zherald Kosé i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. “Zoti na kërkon të jemi të vetëdijshëm për botën më të gjerë përreth nesh, diçka që është më e mundshme se kurrë më parë në epokën tonë plot mundësi lidhjeje, ndërkohë që qëndrojmë [të ngulitur] dhe [aktivisht të përfshirë] në vendet ku jetojmë e shërbejmë.”

image 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Plaku Zherard Kosé i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve u flet rreth përkujdesjes për krijimet e Perëndisë, nga kompleksi i universitetit “Brigam Jang” në Provo të Jutës, të premten, më 14 nëntor 2025, qindra njerëzve të mbledhur për dy konferenca të veçanta, njëra për kujdestarinë mjedisore dhe tjetrën për kujdestarinë për t’u kujdesur për njerëzit në nevojë.

Lidhja e Familjeve Përgjithmonë

Gati gjashtë muaj përpara vdekjes së tij, Presidenti Nelson njoftoi 15 tempuj të rinj që do të ndërtoheshin në vendndodhje nëpër botë. Gjatë më shumë se shtatë viteve si udhëheqës i Kishës, Presidenti Nelson njoftoi 200 tempuj të rinj. Kjo është e rëndësishme sepse çdo tempull është një shtëpi e Zotit, ku mësimet e Krishtit ripohohen nëpërmjet ordinancave të shenjta, të cilat i bashkojnë familjet për përjetësinë.

Dhjetë tempuj të rinj ose të rinovuar u hapën në vitin 2025: Tempulli i Torontos në Ontario të Kanadasë, i Nairobit në Kenia, i Oklandit në Zelandën e Re, i Abixhanit në Bregun e Fildishtë, i Sirakjuzit në Jutë, i Antofagastës në Kili, i Farmingtonit në Nju-Meksiko të SHBA-së, i Elkos në Nevada të SHBA-së, i Grand‑Xhankshënit në Kolorado të SHBA-së dhe i Baia–Blankës në Argjentinë.

Kanada, pikërisht përpara se të ofronte lutjen ripërkushtuese për tempullin në Ontario, Presidenti Xhefri R. Holland i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve i nxiti shenjtorët kanadezë që ta ripërkushtonin veten e tyre ndaj “premtimeve të të jetuarit si Krishti”.

Gjatë një vizite në Mongoli, në shtator, Plaku Nil L. Andersen u njoftoi shenjtorëve vendorë pamjen e jashtme dhe vendndodhjen për tempullin që do të vijë në Ulan-Bator, shtëpia e parë e Zotit në vend.

“Gëzimi që pamë në fytyrat e tyre kur thamë: ‘Tani ju do të keni shtëpinë e Zotit pikërisht këtu, në Ulan-Bator’. Ata ishin tepër të gëzuar. Ne ishim tepër të gëzuar”, – tha Apostulli.

Një përkushtim tempulli u përputh me një arritje të rëndësishme në historinë e Kishës. Në përkushtimin e Tempullit të Baia-Blankës në Argjentinë, në nëntor, Plaku Ulises Soares i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve vuri në dukje se viti 2025 shënon përvjetorin e 100-të të përkushtimit të Amerikës Jugore për predikimin e ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit.

“Çfarë bekim i madh për ta përfunduar këtë vit të bukur të kremtimit me përkushtimin e tempullit”, – tha Plaku Soares. “Çfarë mundësie dhe bekimi i madhërishëm që të shohim rritjen e mbretërisë së Zotit në Amerikën Jugore që këtu në Argjentinë filloi në vitin 1925. Ky tempull është një simbol besimi; është një fanar dhe një dritë për Argjentinën.”

Me njoftimin e kohëve të fundit për ardhjen e një tempulli në Portland të Meinit, Kisha ka 383 tempuj në funksionim, në ndërtim ose të njoftuar.

“[Jezu Krishti] na fton ta ndjekim shtegun e besëlidhjeve që të çon drejt një takimi familjar qiellor”, – tha Presidenti Ouks në përfundim të konferencës së përgjithshme të tetorit 2025. “Fuqitë vulosëse të priftërisë, të drejtuara nëpërmjet çelësave të rivendosur në Tempullin e Kirtlandit, i bashkojnë familjet së bashku për përjetësinë. Ato aktualisht po ushtrohen në një numër gjithnjë e në rritje të tempujve të Zotit anembanë botës. Kjo është e vërtetë. Le të jemi pjesë e saj.”