Bruksel, Belgjikë 

Njoftohet Vendndodhja e Tempullit të Brukselit në Belgjikë 

Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka njoftuar vendndodhjen e  Tempullit të Brukselit në Belgjikë

Vendndodhja e Tempullit të Brukselit në Belgjikë.
Vendndodhja e Tempullit të Brukselit në Belgjikë.

Tempulli do të ndërtohet brenda një ndërtese ekzistuese në adresën Ave des Arts 52, në Bruksel, Belgjikë. Planet janë për një tempull shumëkatësh prej afro 2 369 metra katrorë, një shtëpi mbledhjesh dhe godina mikpritëse. Ky do të jetë tempulli i parë i qytetit. 

Presidenti i Kishës, Rasëll M. Nelsoni, e njoftoi tempullin gjatë konferencës së përgjithshme të Kishës në prill 2021. “Tempujt janë një pjesë jetësore e Rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit në plotësinë e saj. Ordinancat [ceremonitë] e tempullit e mbushin jetën tonë me fuqi dhe forcë që nuk janë në dispozicion në asnjë mënyrë tjetër. Ne e falënderojmë Perëndinë për ato bekime”, – tha Profeti ndërsa  u njoftuan 20 tempuj të rinj, përfshirë Tempullin e Brukselit në Belgjikë. 

Brukseli ndodhet në pjesën qendrore të veriut të Belgjikës, afërsisht 110 km larg bregdetit belg dhe 180 km larg nga pika më jugore e Belgjikës. 

Planet e hollësishme të projektimit për tempullin janë ende në proces zhvillimi. Informacione të mëtejshme, përfshirë paraqitjet e pamjeve të jashtme, do të bëhen publike më vonë. Një datë për ceremoninë e fillimit të punimeve do të njoftohet në të ardhmen. Udhëheqësit e projektit do të punojnë me zyrtarët e qytetit për planet dhe lejet për tempullin në përgatitje për aktivitetet e ardhshme të ndërtimit. 

Tempulli do të ndërtohet brenda një ndërtese ekzistuese në adresën Ave des Arts 52, në Bruksel, Belgjikë.
Tempulli do të ndërtohet brenda një ndërtese ekzistuese në adresën Ave des Arts 52, në Bruksel, Belgjikë.

Brukseli është një qendër kryesore ndërkombëtare dhe kryeqyteti i shtetit europian. Në  Belgjikë banojnë afërsisht 7 000 shenjtorë të ditëve të mëvonshme, në 12 bashkësi. Tempulli i Brukselit në Belgjikë, do të jetë tempulli i parë i Kishës në atë vend. Predikimi për ungjillin e rivendosur filloi në Belgjikë kur mbërritën misionarët e parë në vitin 1888. Misionarët që shërbyen në Zvicër dhe Gjermani, u dërguan edhe në Belgjikë. 

Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i konsiderojnë tempujt si shtëpitë e Zotit dhe vendet më të shenjta të adhurimit në tokë. Tempujt ndryshojnë nga shtëpitë e mbledhjeve të Kishës ose godinat kishtare. Të gjithë njerëzit janë të mirëpritur të marrin pjesë në shërbesat e adhurimit të dielën dhe në veprimtari të tjera gjatë ditëve të javës në shtëpitë vendore të mbledhjeve. Qëllimi kryesor i tempujve, megjithatë, është që anëtarët besnikë të Kishës të marrin pjesë në ceremoni të shenjta të tilla si martesat që i bashkojnë familjet përgjithmonë.