Budapest, Hungari

Njoftohet ngjarja e nisjes së punimeve për Tempullin e Budapestit në Hungari

Ngjarja vetëm me ftesa është caktuar për datën 21 qershor 2025

Sot, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme njoftoi se ngjarja për nisjen e punimeve për Tempullin e Budapestit në Hungari do të ndodhë më 21 qershor 2025. Ndërtesa prej 1700 metrash katrorë, e quajtur zyrtarisht Tempulli i Budapestit në Hungari, do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 2 hektarësh në Óbuda, distriktin e 3‑të të Budapestit. Pjesëmarrja në këtë ceremoni do të bëhet vetëm me ftesa. Hollësitë shtesë do të komunikohen ndërsa afrohet data e ngjarjes.

Budapest Temple Rendering
Paraqitje e Tempullit të Budapestit në Hungari nga artisti.

Tempulli i Budapestit në Hungari do të jetë tempulli i parë i Kishës në vend dhe do t’u shtohet 14 tempujve të tjerë në Europë. Presidenti i Kishës, Rasëll M. Nelsoni, e njoftoi fillimisht tempullin në prill të 2019‑ës. Ai do t’u shërbejë anëtarëve të Kishës në Hungari dhe disa vendeve të tjera përreth.

Tempujt e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme ndryshojnë nga shtëpitë e mbledhjeve ku anëtarët mblidhen për shërbesat e adhurimit të dielave. Tempujt konsiderohen si shtëpi të Zotit ku mësimet e Krishtit ripohohen nëpërmjet ordinancave të shenjta, të cilat i bashkojnë familjet për përjetësinë. Atje brenda, anëtarët mësojnë më tepër rreth qëllimit të jetës dhe bëjnë besëlidhje për t’u shërbyer Jezu Krishtit dhe bashkëqenieve të tyre.