Ceremonia e fillimit të punimeve për Tempullin e Barcelonës, Spanjë do të zhvillohet të shtunën, më 19 shtator 2026. Plaku Xhejms W. Mek‑Konki III, i Presidencës së Zonës së Europës Qendrore, do të kryesojë në ngjarje.
Afërsisht 72 000 shenjtorë të ditëve të mëvonshme banojnë në Spanjë dhe mblidhen në rreth 150 bashkësi. Kjo do të jetë shtëpia e dytë e Zotit në këtë vend. Tempulli i Madridit, Spanjë u përkushtua në vitin 1999. Tempulli i Barcelonës, Spanjë u njoftua në vitin 2022.
Në një konferencë të përgjithshme të kohëve të fundit, Presidenti Dallin H. Ouks dëshmoi se fuqia e Perëndisë është në dispozicion të të gjithë njerëzve nëpërmjet pjesëmarrjes në ordinanca të shenjta në shtëpinë e Zotit.
“Fuqitë vulosëse të priftërisë, të drejtuara nëpërmjet çelësave të rivendosur në Tempullin e Kirtlandit [në vitin 1836], i bashkojnë familjet së bashku për përjetësinë”, − tha ai. “Ato aktualisht po ushtrohen në një numër gjithnjë e në rritje të tempujve të Zotit anembanë botës.”
Shenjtorët e ditëve të mëvonshme adhurojnë në tempull për disa arsye: për të ndier dashurinë dhe paqen e Perëndisë, për të mësuar më shumë rreth planit të Perëndisë për fëmijët e Tij dhe ungjillit të Jezu Krishtit, për të bërë premtime me Perëndinë dhe me bashkëshortin ose bashkëshorten përkatëse, si dhe për të marrë pjesë në ordinancat e shenjta që i lejojnë familjet të jenë të bashkuara në këtë jetë dhe në tjetrën.