Njoftohen Shërbesat Mortore për Presidentin Rasëll M. Nelson

image

Shërbesat mortore publike për Presidentin Nelson do të zhvillohen javën pas konferencës së përgjithshme të tetorit, e cila do të vazhdojë siç ishte planifikuar. Të gjithë janë të ftuar ta dëgjojnë fjalën e Perëndisë nëpërmjet Apostujve të Tij të thirrur dhe udhëheqësve të Kishës gjatë pesë sesioneve të këtij transmetimi mbarëbotëror më 4 dhe 5 tetor.

7 tetor: Shërbesat Mortore Publike

Funerali do të zhvillohet në Qendrën e Konferencave në Sheshin e Tempullit ditën e martë, më 7 tetor 2025, në orën 12:00 MDT (20:00 CET).

· Transmetimi i Drejtpërdrejtë Mbarëbotëror:

Në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org në gjuhët vijuese:

armenisht, çekisht, frëngjisht, greqisht, gjermanisht, holandisht, hungarisht, italisht, rumanisht, shqip, ukrainisht

 

Presidenti Nelson vdiq nga shkaqe të lidhura me moshën më 27 shtator 2025, në shtëpinë e tij në Solt-Lejk-Siti në moshën 101 vjeç. Ai ishte presidenti i 17-të në historinë 195-vjeçare të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe shërbeu si president i saj që nga 14 janari 2018.

Pas funeralit do të zhvillohet një ceremoni varrimi private.

Shprehjet e ngushëllimit mund të publikohen në faqet e Presidentit Nelson në Facebook dhe Instagram ose të dërgohen me postë elektronike në adresën sendcondolences@ChurchofJesusChrist.org.

Në vend të luleve, kontributet mund të bëhen në Fondin për Ndihmë Humanitare, i cili ndihmon njerëzit në kohë nevoje, ose në Fondin e Përgjithshëm të Kishës për Misionarët.