Njoftohen Ndryshime në Udhëheqje për Këshillueset e Organizatave në Zonën e Europës Qendrore

Presidenca e Zonës së Europës Qendrore e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka njoftuar ndryshime në udhëheqje mes Këshillueseve Zonale për Organizatat. Motra Sibel Libardi është liruar nga detyra e saj si Këshilluese Zonale për Organizatat për të shërbyer me bashkëshortin e saj si udhëheqës misioni për Misionin e Parisit të Veriut që nga 1 korriku 2026.

Motra Kristel Dekoudo, nga Franca, është thirrur për të shërbyer si Këshilluese Zonale për Organizatat duke nisur nga 24 marsi 2026.

image
Motra Kristel Dekoudo, nga Franca, është thirrur të shërbejë si Këshilluese e re Zonale për Organizatat.

“Ndihem vërtet e bekuar që jam thirrur për t’u shërbyer grave të Zonës së Europës Qendrore. Shërbimi ndaj njëra-tjetrës është një detyrë dhe privilegj i shenjtë nga Ati ynë Qiellor. Ai na njeh se cilat jemi, si dhe potencialin tonë. Ne jemi bijat e Tij të dashura, gra të besëlidhjes, të thirrura për të bërë gjëra të mëdha në këtë botë, kudo ku jemi dhe pavarësisht nga rrethanat tona në jetë”, – tha Motra Dekoudo.

Kristel Dekoudo lindi pranë Parisit, në Francë. Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë 20 vite të martuar dhe jetojnë në Bezanso, Francë, në Kunjin e Luzanës, Zvicër. Ajo punon si infermiere anestezie.

Motra Dekoudo pati shërbyer në një sërë thirrjesh në Kishë në kohën kur u thirr, përfshirë si Presidente e Të Rejave në Kunj, udhëheqëse e Të Rejave, presidente dhe këshilltare e Shoqatës së Ndihmës dhe e Fillores në lagje, mësuese e Shkollës së të Dielës si për të rinjtë e të rejat, edhe për personat në moshë madhore, si mësuese në çift e FSY-së me bashkëshortin e saj dhe si pianiste në lagje.

“Doktrina e Jezu Krishtit, siç gjendet në shkrimet e shenjta dhe jepet mësim nga profetët e Tij, është përgjigjja ndaj shqetësimeve tona më të thella. Shpëtimtari ynë ka nevojë për gra të shenjta kudo për të ngritur moralisht, dhënë mësim, bekuar, udhëhequr dhe dëshmuar për emrin e Tij. Dashuria e Tij nuk njeh kufij dhe askush nuk është përtej mundësisë së Tij për ta arritur”, – tha ajo.

Këshillueset Zonale për Organizatat u vijnë në ndihmë udhëheqëseve vendore të organizatave të Kishës për fëmijët, rininë dhe gratë dhe zakonisht shërbejnë tre vjet në këtë rol. Krahas dhënies së orientimit dhe përkrahjes për presidencat e sapothirrura të organizatave, ato gjithashtu i ndihmojnë udhëheqëset të përfshihen në Veprën e Perëndisë për Shpëtimin dhe Ekzaltimin. Këshillueset Zonale për Organizatat shërbejnë nën drejtimin e Presidencës së Zonës dhe në bashkërendim me drejtuesit e përgjithshëm të Kishës.