Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka thirrur presidentë të rinj misionesh dhe shoqërueset e tyre për 188 misione anembanë botës, përfshirë 55 misione të sapokrijuara. Shumica e këtyre çifteve do ta fillojnë shërbimin e tyre trevjeçar më ose rreth datës 1 korrik 2026.
Përveç kësaj, përpara përfundimit të rinovimit të Tempullit të Solt‑Lejkut në vitin 2027 dhe në pritje të Kremtimit për Tempullin e Solt-Lejkut, këtë vit do të bëhen përmirësime lidhur me përvojën e miqve vizitorë në Sheshin e Tempullit. Motrat misionare të thirrura në shtetin e Jutës, do të shërbejnë si në misionet e Jutës ashtu edhe në Sheshin e Tempullit. Mësoni më shumë.
Emrat dhe Caktimet e Udhëheqësve të Misioneve
Shihni tabelat më poshtë për emrat e udhëheqësve të misioneve që janë thirrur dhe caktimet e tyre në misione. Pesë çifte do të njoftohen më vonë. Misionet e reja vihen në dukje me një yllth (*).
Në muajt e ardhshëm, redaksia Church News [Lajmet e Kishës] do të publikojë biografi të shkurtra dhe fotografi për secilin çift. Hallkat ndërlidhëse të këtyre artikujve do t’u shtohen emrave më poshtë.
Afrika, Qendrorja
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Kamerun, Jaunde — Kelli L. dhe Maria Stots
Republika Demokratike e Kongos, Kanangë — Pierot dhe Frida Kabunda
Republika Demokratike e Kongos, Kinshasa Lindore — Tonga J. dhe Dorothi G. Sai
Republika Demokratike e Kongos, Kinshasa Veriore* — Xhunior dhe Eni Banza
Republika Demokratike e Kongos, Muene-Ditu* — Valli dhe Kristin Tshimanga
Etiopi, Adis-Abeba — Aleksandër dhe Fillis Tandoh
Kenia, Kisumu* — Hans dhe Eni Peterson
Republika e Kongos, Brazavill — Viktor dhe Edvige Mbengue
Tanzani, Dar-es-Salam — Filip R. dhe Ellis O. Huber
Uganda, Kampala Lindore* — Lauriano P. Balilemua dhe Hepinis Kagemulo
Afrika, Jugu
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Angola, Luanda Veriore* — Odair dhe Edileude Lira
Madagaskar, Antananarivo Jugore — Rob dhe Ruth Kempbëll
Malaui, Lilongue* — Nejthën N. dhe Shenën W. Savixh
Mozambik, Maputo — Tajlër C. dhe Kerën E. Sorenson
Mozambik, Nampula* — Solomon dhe Amalia Diki Malidadi
Afrikë e Jugut, Kejp-Taun — Reginald dhe Vujo Mojo
Afrikë e Jugut, Ist-London* — Glen dhe Kathi Seninger
Afrikë e Jugut, Johanesburg — Shon K. dhe Beth M. Xhons
Afrikë e Jugut, Pretoria — Kuviue dhe Tobeka Mahlangabeza
Zimbabve, Harere Perëndimore* — Do të njoftohen
Afrika, Perëndimi
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Benin, Kotonu — Mat dhe Kim Osborn
Bregu i Fildishtë, Abixhani Lindor — Brandon L. dhe Xhenifer M. Tejlor
Bregu i Fildishtë, Abixhani Verior — Pol dhe Alison Braun
Bregu i Fildishtë, Abixhani Jugor* — Majkëll A. dhe Kori Koll
Bregu i Fildishtë, Daloa* — Benxhamin W. dhe Emili LeSër
Ganë, Akra Lindore — Xhoni dhe Teri-Don Ek
Ganë, Akra Jugore* — Nejthën A. dhe Emi K. Krejg
Ganë, Suniani* — Xhejms T. dhe Xhina K. Anderson
Liberia, Monrovia Perëndimore* — Mark dhe Kami Fuller
Nigeri, Aba — Ikeçuku J. dhe Freda O. Ibe
Nigeri, Abuxha — Aojdele Orimisan dhe Olubukola Abiodun Oxhulari
Nigeri, Port-Harkorti Jugor — Gordon dhe Rouz Ondiek
Senegal, Dakar* — Dejvid Xhejms dhe Stejsi Uilliams
Togo, Lomé* — Kristofer A. dhe Emi Bejli
Azia, Veriu
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Japoni, Kobe — Xhejsën dhe Kristen Sibrovski Kerr
Japoni, Saporo — Xhefri G. dhe Ejprëll K. Bikëll
Japoni, Tokio Veriore — Bret dhe Marsi Keller
Mongoli, Ulan-Bator Perëndimor* — Do të njoftohen
Brazili
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Brazil, Brazilia — Tesiomar dhe Karen Abila
Brazil, Kampinas — Tomas L. dhe Kimberli C. Stoun
Brazil, Feira-de-Santana — Oriondes dhe Monika Martins
Brazil, Florianopolis — Xhejms dhe Trejsi Uellburn
Brazil, Fortaleca — Karlos A. dhe Rozinete Santos
Brazil, Guarulhos* — Joel dhe Klaudia Fernandes
Brazil, Maseió — Shejn J. dhe Meri En Farnsuërth
Brazil, Manausi Verior — Antonio dhe Lusiana Santana
Brazil, Resife Verior — Stanton L. dhe Koni Marshall
Brazil, Resife Jugor — Lens R. dhe Robi O. Bredford
Brazil, Rio-de-Zhanejro Verior — Neverson dhe Debora Paes
Brazil, San-Bernardo* — Diego A. dhe Klécia S. Oliveira
Brazil, San-Paolo Interlagos — Leri dhe Rejçëll Koks
Brazil, San-Paolo Verior — Do të njoftohen
Brazil, Sorokaba* — Adriano B. dhe Pamela P. Nogueira
Brazil, Vitoria — Dejvid R. dhe Xhoana C. Lejton
Kanada
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Kanada, Halifaks* — Stiv dhe Debora Montgomeri
Kanada, Toronto Lindore* — E. Bojd dhe Mishel D. Krejg
Karaibet
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Republika Domenikane, Santo-Domingo Lindor — Enrike dhe María Anhélika Majorga
Republika Domenikane, Santo-Domingo Perëndimor — Robert D. dhe Beverli J. Dau
Porto-Riko, San-Huan — Pol D. dhe Xhënell F. Hernandez
Venezuela, Karakas — Do të njoftohen
Venezuela, Marakaibo — Ramón J. dhe Karmen Maria Martínez
Amerika Qendrore
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Salvador, San-Salvadori Lindor — Krisçën D. dhe Ella Uoker
Salvador, Santa-Ana — Tod dhe Tami Mikelsen
Guatemalë, Guatemala-Siti — Xherman dhe Alehandra de Laboriel
Guatemaë, Guatemala-Siti Qendror — Nejthën D. dhe Margaret W. Pejs
Guatemalë, Guatemala-Siti Lindor — Eduardo J. dhe Solang Reks
Guatemalë, Kuecaltenango — Hosé A. dhe Sonia Fernández
Honduras, Tegusigalpa — Mek-Kei M. dhe Xhodi K. Pirson
Nikaragua, Managua Jugore — Luis Fernando dhe Letisia Tores
Europa, Qendrorja
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Adriatiku Verior — Xhef dhe Debi Mur
Shqipëri, Tiranë — Methju dhe Meri Uirthlin
Alpin Gjermanishtfolës — Bret A. dhe Xhenis Grinhal
Bullgari, Sofje — Dejvid J. dhe Kara I. Ladlou
Francë, Parisi Verior — Lui-Mëri dhe Siber Libard
Francë, Parisi Jugor* — Methju R. dhe Rebeka S. Henriksen
Gjermani, Frankfurt — Xhered dhe Hethër Thorër
Greqi, Athinë* — Hauard D. dhe Hethër G. Mek-Kin
Hungari, Budapest — Kejs M. dhe Keri L. Lorens
Poloni, Varshavë — Xhefri A. dhe Xhenifer Barns
Rumani, Bukuresht — Methju O. dhe Luiz M. Levit
Spanjë, Barcelonë — Xhejsën dhe Elison Njuit
Spanjë, Madridi Lindor* — Xhejson M. dhe Kerën B. Metingli
Europa, Veriu
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Balltiku — Daglas C. dhe Keri Derik
Kepi i Gjelbër, Mindelo* — Kris dhe Talli Rajt
Kepi i Gjelbër, Praia — Majkëll K. dhe Lori Kuns Ud
Finlandë, Helsinki — Bert T. dhe Xhixhi Dover
Suedi, Stokholm — Robert dhe Karin Majo
Meksika
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Meksikë, Guadalahara Lindore — J. Alehandro dhe Guadalupe De la Fuente
Meksikë, Meksiko‑Siti Juglindor — Sal dhe Araseli Zavala
Meksikë, Uahaka — Horhe W. dhe Grasiela Agustina Pérez
Meksikë, Puebla Jugore — Skot E. dhe Robin Siërs
Meksikë, Tihuanë — Rendi dhe Xheni Riçardson
Meksikë, Toreon — Manuel dhe Xheni Zapata
Meksikë, Tula* — Di W. dhe Kim Mors
Meksikë, Tukstla‑Gutierrez — Manuel dhe Eva Gutiérrez
Meksikë, Verakruz — Alen P. dhe Xhuli J. Hilton
Meksikë, Halapa — Karlos Gabriel dhe Dajalsi Prieto
Zona e Paqësorit
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Australi, Brisbejni Jugor* — Greg dhe Kristin Trimbëll
Fixhi, Suvë — Lote Kama dhe Venina Usunibaravi Qoroja
Zelandë e Re, Okland — Xhejms S. dhe Kajli A. Meki
Zelandë e Re, Uellington — Pol W. dhe Hajdi Roberts
Papua Guineja e Re, Daru* — Sione dhe Mele Lavaka
Papua Guineja e Re, Madang* — M. Din dhe Kristin A. Uestërland
Samoa, Apia Perëndimore — Gilbert dhe Xhinxher Tavita
Ishujt Solomon, Honiara* — Methju G. dhe Kimberli Kort
Tahiti, Papiti — Xhej dhe Katauna Lukas
Filipinet
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Filipine, Anxheles — Tomas D. dhe Patrisha C. Bërton
Filipine, Davao — Geri C. dhe Shërmejn Go Guera
Filipine, Lingajen* — Ervin dhe Rexhi Brilantes
Filipine, Lipa* — Federiko dhe Sonia Fransia
Filipine, Manila — Dejvid dhe Xhena Roi
Filipine, Olongapo — M. Tod dhe P. Mishell Xhons
Filipine, Ormok* — Martiniano S. dhe Lurdes Beata C. Sokuila
Filipine, Ozamiz* — Bon C. dhe Imelda F. Eskobar
Filipine, Porto-Prinsesa* — Romeo A. dhe Olivia Salamanka Kampos
Filipine, Kuezon-Siti Verior — Xhefri H. dhe Pejxh A. Uinter
Filipine, San-Pablo — Eden R. dhe Tanja Maj Engen
Filipine, Takloban — Skot dhe Hajdi Mek-Elhani
Amerika Jugore, Veriperëndimi
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Kolumbi, Kali — Horhe dhe Maria Teresa Portal
Ekuador, Guajakili Lindor — Xhim dhe Alison E. Larkins
Ekuador, Guajakili Verior — J. Brajën dhe Kejti Abrams
Peru, Kiklajo — Jan Karlos dhe Inosensia Vega
Peru, Lima Lindore — Dejvid dhe Huanita Bajbi
Peru, Lima Veriperëndimore* — Xhon T. dhe Sherën G. Haçinson
Peru, Takna* — Kris dhe Kristi Klasën
Amerika Jugore, Jugu
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Argjentinë, Buenos-Ajresi Perëndimor — Xhosh dhe Kejti Garner
Argjentinë, Mendoza — Andres L. dhe Marta Dorado
Argjentinë, Rezistencia — Ranulfo dhe Irais Servantes
Argjentinë, Rozario — Li D. dhe Xhenifer Mek-Kei
Argjentinë, Saltë — Huan Pablo dhe Florensia Sajtrok
Kili, Santiago Verior — Brajën W. dhe Kristi Bejkër
Paraguai, Asunsioni Lindor — R. Skot dhe Hajdi Rashing
Uruguai, Salto* — Uilliam A. dhe Alison Fridman
Shtetet e Bashkuara, Qendrorja
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Kolorado, Kolorado-Springs — Xhejms N. dhe Kimberli Uadsuorth
Kolorado, Denveri Lindor — Majkëll dhe Nikoll Gallëp
Misuri, Indipendëns — Bllejn H. dhe Debi Hill
Misuri, Kansas-Siti* — Markëm D. dhe Melisa C. Tatëll
Uajoming, Shajen* — Bret D. dhe Suzën Kristiansen
Shtetet e Bashkuara, Verilindja
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Indiana, Fort-Uejn* — J. Kelli dhe Linda M. Flanagan
Merilend, Baltimorë — Daglas W. dhe Tifani L. Hexhër
Miçigan, Lensing — Leri R. dhe Don E. Larson
Nju-Xhersi, Moristaun — Çad R. dhe Sheri H. Argajll
Ohajo, Kolumbus — Robi dhe Kerën Bosko
Pensilvani, Pitsburg — Daniel dhe Rebeka Grir
Virxhinia, Norfolk* — Stiven C. dhe Xheni Merëll
Shtetet e Bashkuara, Juglindja
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Arkansa, Litëll-Rok — Sten dhe Haidi Henks
Florida, Fort‑Lodërdejlli — Kevin E. dhe Brinda Lin Dikson
Xhorxhia, Atlanta Veriore — J. Endriu dhe Shenën Dent
Kentaki, Luisvill — Do të njoftohen
Luiziana, Baton-Ruzh — Daniel dhe Alison Çard
Misisipi, Xhekson* — Grandën P. dhe Somër Xhekson
Karolina e Veriut, Ralli — Tod M. dhe Lindi Tërli
Karolina e Jugut, Kolumbi — Derek M. dhe Stefani Majnër
Tenesi, Noksvill — Endriu dhe Vanesa Krosha
Shtetet e Bashkuara, Jugperëndimi
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Arizona, Flegstaf — Karl C. dhe Kendis D. Kotrell
Arizona, Feniksi Lindor* — Marti R. dhe Mishell Pejxh
Arizona, Feniksi Perëndimor — Brus W. dhe Kerëllajn S. Ebmajër
Arizona, Tuson — Enrike M. dhe Jesinia Lu
Nevada, Henderson — Dejvid A. dhe Shëris Lemperl
Nevada, Rino — Kërk dhe Ejprëll Fellër
Oklahoma, Tulsa* — Skot W. dhe Karla R. Vallentajn
Teksas, Ostin — Ed dhe Keri Xhorden
Teksas, Dallasi Lindor — Trevis J. dhe RejLin Peri
Teksas, Dallasi Verior* — Brajën dhe Dajen Fizpatrik
Teksas, Fort-Uorth — Kejsi dhe Elizabeth Allman
Teksas, Hjustoni Lindor — Lihaj dhe Melisa Rodrigez
Teksas, Hjustoni Verior* — Dejll A. dhe Kristen E. Karidën
Teksas, Hjustoni Perëndimor — Morgan dhe Xheni Fajf
Teksas, Labok — Stjuart R. dhe M. Lisa Skofilld
Teksas, San-Antonio Jugor* — Martin C. dhe Veronika Pitark Rios
Shtetet e Bashkuara, Perëndimi
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Kaliforni, Anahajm — Kërtis R. dhe Molli Uetën
Kaliforni, Arkadia — Dejvid R. dhe Suzi Uilliams
Kaliforni, Karlsbad* — R. Tajlër dhe Elizabeth Uallis
Kaliforni, Fresno — Uill dhe Kejti Friçër
Kaliforni, Okland/San‑Françisko — Tom dhe Lori Holmoe
Kaliforni, Ontario* — Kelli R. dhe Xhoen N. Norman
Kaliforni, Rivërsajd — M. Shon dhe Dajana Esplin
Kaliforni, Rouzvill — Skot A. dhe Emi B. Xhensen
Kaliforni, Sakramento — Gregori dhe Holli Peterson
Kaliforni, San-Hose — Adam dhe Natali Kesler
Kaliforni, Santa-Rosa — Ben dhe Natali Peterson
Kaliforni, Ventura — Rejmond dhe Lusinda León Kontreras
Kaliforni, Viktorvill* — Greg dhe Kejli Porter
Ajdaho, Kër‑d’Elejn* — Skot H. dhe Laura Uellsh
Oregon, Juxhin — Dejv dhe Shenën Morli
Oregon, Portland — Stefen dhe Kim Dejli
Jutë
Misioni — Udhëheqësit e Misionit
Jutë, Orem — Karl E. dhe Temi Harris
Jutë, Solt-Lejk-Siti, Zyrat Qendrore — Skot M. dhe Marsia A. Stenford
*Mision i r
Modeli i Ri për Misionaret në Sheshin e Tempullit do të Fillojë në Vitin 2026
Sikurse kanë bërë për shumë dekada, motrat misionare do të vazhdojnë të shërbejnë në Sheshin e Tempullit, por do të caktohen në një mision aty pranë dhe do ta ndajnë kohën e tyre midis një zone për mësimdhënie dhe Sheshit të Tempullit.
Caktimi për të shërbyer në Sheshin e Tempullit do të vazhdojë të bëhet nga një anëtar i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve.
Kjo qasje pasqyron modele të suksesshme të përdorura në qendrat e tjera të vizitorëve në tempujt anembanë botës. Kjo përshtatje është hartuar për ta përmirësuar përvojën e miqve vizitorë në Sheshin e Tempullit dhe për t’i rritur mundësitë misionare. Me misionaret që vijnë nga misione të shumta për të shërbyer në Sheshin e Tempullit, më shumë misionare mund të jenë në dispozicion gjatë ngjarjeve kryesore dhe periudhave të kulmit të vizitorëve. Dhe gjatë kohëve kur ka pak lëvizje të vizitorëve, misionaret mund të kalojnë më shumë kohë duke u dhënë shërbesë të tjerëve në zonat e tyre të caktuara të mësimdhënies.
Si pjesë e kësaj përshtatjeje, një numër i kufizuar i misionareve të kthyera do të punësohen si udhërrëfyese me kohë të pjesshme për të punuar me motrat misionare për ta përmirësuar përvojën e miqve vizitorë.
Në muajt e ardhshëm, motrat misionare që aktualisht janë caktuar në Misionin e Sheshit të Tempullit në Solt-Lejk-Siti të Jutës, do të ricaktohen nga një anëtar i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve në njërin prej misioneve përreth Jutës. Ky ndryshim pritet të përfundohet deri në korrik 2026, kohë në të cilën do të ndërpritet Misioni i Sheshit të Tempullit në Solt-Lejk-Siti të Jutës.
Shërbimi i vullnetarëve dhe misionarëve në Sheshin e Tempullit daton më shumë se një shekull më parë:
- Viti 1922: U organizua dhe u plotësua me vullnetarë me kohë të pjesshme dhe me kohë të plotë.
- Vitet 1980: Misionarët me kohë të plotë filluan të ndihmojnë për vizitat, kryesisht çiftet në moshë, me përkrahje për gjuhët nga misionaret në moshë të re në Misionin e Jutës, Solt-Lejk-Siti.
- Viti 1995: U formua zyrtarisht Misioni i Sheshit të Tempullit të Solt-Lejk-Sitit në Jutë.
Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Misionarëve shërbeu si një udhërrëfyes me kohë të pjesshme në Sheshin e Tempullit nga viti 1972 deri në vitin 1976 gjatë studimeve të tij universitare.
“Misionaret në Sheshin e Tempullit luajnë një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e ungjillit të Jezu Krishtit, teksa mirëpresin miliona vizitorë nga mbarë bota”, – tha ai. “Kisha shpreh mirënjohje për ato motra besnike të cilat kanë shërbyer në këtë mision përgjatë viteve. Duke shkuar përpara, shërbimi i përkushtuar i motrave misionare do të vazhdojë të jetë një bekim dhe do ta lejojë Sheshin e Tempullit të jetë një vend frymëzimi për njerëzit e të gjitha besimeve dhe prejardhjeve.”