Një Jetë e Tërë e Presidentit Nelson si Paqebërës Frymëzon Anëtarët në Europë

Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme anembanë botës do të mblidhen të shtunën më 30 shtator dhe të dielën më 1 tetor që të dëgjojnë mesazhe të përgatitura nga një profet bashkëkohor dhe udhëheqës të tjerë të Kishës. Këto mesazhe të frymëzuara përqendrohen te Jezu Krishti dhe mësimet e Tij. Udhëheqësit e Kishës japin udhëzim dhe këshillë, përvoja vetjake dhe ide shpirtërore.

Një Jetë e Tërë e Presidentit Nelson si Paqebërës Frymëzon Anëtarët në Europë

Në bisedën e tij në konferencë më 1 prill 2023, Rasëll M. Nelsoni, Presidenti i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, në mënyrë të veçantë u drejtoi të gjithëve një ftesë për t’u bërë paqebërës. Ai tha: “Mesazhi i Shpëtimtarit është i qartë: Dishepujt e Tij të vërtetë ndërtojnë, lartësojnë, nxitin, bindin dhe frymëzojnë, pavarësisht se sa e vështirë është situata. Dishepujt e vërtetë të Jezu Krishtit janë paqebërës.”

Më 9 shtator 2023 Presidenti Nelson kremtoi ditëlindjen e tij të 99‑të. Ai ishte një kirurg i mirënjohur ndërkombëtar dhe kërkues shkencor në mjekësi. Ai është një udhëheqës prej shumë kohësh në Kishë dhe mbi të gjitha është një bashkëshort dhe baba i zotuar dhe i dashur. Gjatë jetës së tij, ai ka udhëtuar në mbi 130 shtete, ka përmbushur role të ndryshme dhe ka fituar përvoja të vlefshme përmes ndërveprimeve të tij globale me shumë njerëz të feve dhe prejardhjeve të ndryshme. Ai është një paqebërës.

Shembulli dhe mësimet e tij i nxitin të tjerët që të jenë bamirës dhe të orvaten të jenë paqebërës në ndërveprimet e tyre të përditshme me njerëz të tjerë.

Duke ndjekur ftesën e tij, anëtarët në zonën e Europës kanë qenë të zellshëm në përpjekjet e tyre për ta zbatuar mesazhin e Presidentit Nelson në aspekte të shumta të jetës së tyre.

Një anëtar, Oliver Basleri nga Vajnfeldeni në Zvicër, tregoi përvojën e tij kur zgjodhi të ishte paqebërës ndërkohë që ndihmonte një shok. Ai tha: “Kam një koleg që ka filluar biznesin e vet. Gjithsesi, biznesi i tij nuk ka shkuar aq mirë deri tani, gjë që ishte e parashikueshme. Në vend që t’i flisja e ta kritikoja atë me një qëndrim sikur ‘unë i di të gjitha’, e nxita të lutej për suksesin e tij profesional dhe ta përfshinte Jezu Krishtin në punën e vet. Ai e pranoi përzemërsisht atë këshillë dhe gjërat po shkojnë më mirë që nga ajo kohë.”

Mesazhi i Presidentit Nelson, i përqendruar te Jezu Krishti, jo vetëm që përqendrohet te mënyra se si duhet të bëhemi paqebërës në jetën tonë, por edhe te mënyra se si mund të marrim forcë nga shembulli i Krishtit kur kohët janë të vështira.

“Dëshira ime për të ndjekur thirrjen e Presidentit Nelson që të bëhem një paqebërëse, ka qenë e fuqishme që nga Konferenca e Përgjithshme. Nganjëherë ia dal mbanë dhe nganjëherë jo. Në kohë si këto, jam mirënjohëse për dhuratën e pendimit dhe mundësinë për të bërë përpjekje përsëri e përsëri. Më pas jam e lumtur me suksese të vogla kur ia dal mbanë që ta qetësoj gjendjen në punë ose në shtëpi. Burimi im i forcës është Jezu Krishti, i cili është miku im”, – tha Marsela Palkova nga Uherske Hradishte në Republikën Çeke.

Dy herë në vit, mesazhe si ky, të dhëna nga udhëheqës të Kishës, frymëzojnë paqe, shpresë dhe udhërrëfim në botën tonë pështjelluese dhe në ndryshim. Të gjithë ftohen që të vijnë duke kërkuar udhëzim, përgjigje ndaj pyetjeve vetjake ose ngushëllim në sprovat, teksa dëgjojnë fjalët e një profeti të gjallë dhe të udhëheqësve të tjerë të Kishës.

Si të Merrni Pjesë

Konferenca e Përgjithshme do të përbëhet nga pesë sesione të transmetuara në të gjithë botën. Hollësitë mbi oraret e shikimit mund të shihen në internet.

Të gjitha sesionet do të transmetohen drejtpërsëdrejti në më shumë se 70 gjuhë në faqen: broadcasts.ChurchofJesusChrist.org.

Sesionet janë gjithashtu në dispozicion te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], kanali Latter-day Saints Channel, kanale radiofonike, televizive, satelitore dhe kanale të tjera digjitale.

Ju mund ta shihni konferencën në internet ose t’i lexoni bisedat në çdo kohë te churchofjesuschrist.org.

Për më shumë informacion mbi mënyrën se si të merrni pjesë në konferencën e përgjithshme, vizitoni faqen https://newsroom.churchofjesuschrist.org/article/5-ways-to-watch-general-conference-live.