Frankfurt-mbi-Majn

Një Ftesë për të Parë Konferencën e Përgjithshme të Prillit 2023

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i mirëpret të gjithë që të bashkohen me miliona njerëz anembanë botës për të dëgjuar mesazhe frymëzuese shprese dhe përtëritjeje nga profetët dhe apostujt e gjallë gjatë konferencës së ardhshme të përgjithshme të Kishës, ditën e shtunë dhe të diel, më 1‑2 prill 2023.

Christ with people on Palm Sunday

Përfshirja në këtë transmetim fetar i ndihmon individët të mësojnë rreth Jezu Krishtit, t’i forcojnë marrëdhëniet e tyre vetjake me Shpëtimtarin dhe të përjetojnë paqen, shpresën dhe gëzimin që vijnë nëpërmjet ndjekjes së Tij. Të gjithë shenjtorët e ditëve të mëvonshme, miqtë e Kishës dhe të tjerë nxiten dhe ftohen të marrin pjesë në fundjavën e të Dielës së Palmave.

“Konferenca e përgjithshme ofron një mundësi për të marrë zbulesë vetjake ndërsa udhëheqës të përgjithshëm të Kishës japin këshilla dhe drejtim”, shkroi Presidenca e Parë e Kishës. “Ne i nxitim anëtarët t’i dëgjojnë, studiojnë, përsiatin dhe zbatojnë këshillat e dhëna.”

Transmetimi i përbotshëm nis nga Qendra e Konferencave në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës, në SHBA dhe përbëhet nga pesë sesione të përgjithshme e të pashoqe dyorëshe për të gjitha llojet e publikut gjatë dy ditëve. Oraret janë renditur sipas CEST – Orës Verore të Europës Qendrore.

 

E shtunë, 1 prill 2023

E shtunë, 1 prill, ora 18:00 CEST – Sesioni i Paradites të së Shtunës

E shtunë, 1 prill, ora 22:00 CEST – Sesioni i Pasdites të së Shtunës

 

E diel, 2 prill 2023

E diel, 2 prill, ora 14:00 CEST – Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës

E diel, 2 prill, ora 18:00 CEST – Sesioni i Paradites të së Dielës

E diel, 2 prill, ora 22:00 CEST – Sesioni i Pasdites të së Dielës

Për informacion lidhur me frekuentimin e një sesioni të konferencës së përgjithshme në Qendrën e Konferencave, ju lutemi të shihni faqen Temple Square Live Events [Ngjarjet e Drejtpërdrejta në Sheshin e Tempullit].

 

Si të Shikohet ose të Dëgjohet në Transmetim të Drejtpërdrejtë?

Të gjitha sesionet e konferencës do të transmetohen drejtpërdrejt te faqja live broadcasts në ChurchofJesusChrist.org në më shumë se 70 gjuhë. Shikuesit mund ta shohin dhe dëgjojnë atë gjithashtu në kanalin General Conference YouTube channel; në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe në kanale të tjera radiofonike, televizive, satelitore dhe digjitale.

Si të Shikohet ose të Dëgjohet më Vonë?

Pas transmetimit, mesazhet do të vihen në dispozicion në formate teksti, zëri dhe pamjeje në kanale të shumta për t’i parë dhe studiuar sipas kërkesës. Këto kanale përfshijnë programet Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], Gospel Media [Mjetet e Informimit për Ungjillin], kanalin General Conference YouTube channel, programin zanor General Conference podcast dhe revistat e Kishës.

Si të Përgatiteni për Konferencën e Përgjithshme

Ndihmojini fëmijët dhe rininë të përgatiten për ta parë konferencën e përgjithshme me ndihmën e artikullit “General Conference Activities for Children and Youth [Veprimtari të Konferencës së Përgjithshme për Fëmijët dhe Rininë]”.

Burime Shtesë

Disa prej këtyre burimeve mund të jenë në dispozicion vetëm në gjuhë të përzgjedhura.

Ideas for Learning and Teaching from General Conference [Ide për të Mësuarin dhe Mësimdhënien nga Konferenca e Përgjithshme]