Mesazh i Udhëheqjes Zonale

Një fillim i ri shpirtëror

Pas Ringjalljes së Tij, Shpëtimtari i vizitoi dhe u dha mësim Apostujve të Tij. Për dyzetë ditë iu shfaq atyre dhe iu mësoi për mbretërinë e Perëndisë. 

Starší Erik Bernskov, Dánsko
Plaku Erik Bernskov, Danimarkë I Shtatëdhjetë Zonal

Pas Ringjalljes së Tij, Shpëtimtari i vizitoi dhe u dha mësim Apostujve të Tij. Për dyzetë ditë iu shfaq atyre dhe iu mësoi për mbretërinë e Perëndisë. Çfarë kohe të mrekullueshme duhet të kenë kaluar së bashku! Gjatë asaj kohe, Ai gjithashtu iu tha atyre se nuk duhet të largoheshin nga Jerusalemi por të prisnin derisa t’ju dhurohej fuqi nga lart. Ai iu kishte premtuar atyre se së shpejti do të pagëzoheshin me Frymën e Shenjtë. Në çfarë gjendje pritjeje i la Ai ata! Ata me siguri duhet ta kenë pritur me padurim këtë ngjarje, që duhet të ndodhte së shpejti.

Pasi Jezusi e kishte bekuar grupin dhe ishte larguar, Apostujt u kthyen në Jerusalem me gëzim të madh dhe e kaluan një pjesë të madhe që kohës që prisnin në tempull. Një mënyrë e shkëlqyer për t’u përgatitur shpirtërisht për pagëzimin e ardhshëm nëpërmjet Frymës së Shenjtë dhe për ngjarjet pasuese!

Apostujt duhet që vetëm të prisnin festën judease të falënderimeve, të quajtur Dita e Rrëshajave, që vinte 50 ditë pas pashkës judease. Teksa u mblodhën, u dëgjua një tingull si një erë e fortë që mbushi shtëpinë. “Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre.” Ata të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan në flisnin në gjuhë të ndryshme.

Kjo derdhje e Frymës së Shenjtë ishte fillimi shpirtëror për shenjtorët e parë. Menjëherë pas kësaj, shumë shpirtra u pagëzuan dhe u kryen mrekulli nga Apostujt. Shenjtorët e rinj jetuan në harmoni me njëri-tjetrin, duke i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe ata shpesh shkuan në tempull.

Nový duchovný začiatok

Kemi parë shumë raste në historinë e Kishës së rivendosur kur është derdhur Fryma e Shenjtë që i ka forcuar shenjtorët. Në rastet më të spikatura, shumë anëtarë kanë pasur përvoja të mrekullueshme shpirtërore në lidhje me përkushtimin e tempujve. Derdhja më e mirënjohur dhe më e pashoqe shpirtërore ndodhi kur u përkushtua tempulli i Kirtlandit në vitin 1836. Përpara këtij përkushtimi, u bënë shumë sakrifica nga anëtarët, të cilët dhuruan kohë dhe para për të ndihmuar në ndërtimin e këtij tempulli të parë të veçantë që ende ekziston. Shenjtorëve gjithashtu iu kërkua të përgatiteshin shpirtërisht përpara përkushtimit.

Unë pata kënaqësinë të përjetoja përkushtimin në atë kohë të tempullit të Kopenhagës në vitin 2004. Përpara përkushtimit, unë së bashku me shumë anëtarë, u përfshimë në të gjitha çështjet praktike në lidhje me shtëpinë e hapur për mijëra vizitorë. Gjithë përgatitja dhe përvojat lartësuese që kaluam me vizitorët përpara përkushtimit, e bënë vetë përkushtimin një ngjarje të veçantë, që pati një ndikim tek anëtarët dhe i motivoi të vinin shpesh në tempull për të shërbyer dhe për ta ndier Shpirtin.

Pas përjetimit të përvojës së mbushjes me Frymën e Shenjtë, shpesh vjen pasoja e zakonshme për të pasur dëshirën që të rizotohemi për të jetuar më afër Zotit. Mund të ndiqet edhe nga një zotim dhe shtysë më e fortë për të bërë mirë dhe për t’i ndihmuar të tjerët. Ndoshta edhe nga dashuria dhe durimi më i madh ndaj të tjerëve.

Fatmirësisht, nuk është e nevojshme të presim për ngjarje të mëdha si përkushtimi i tempullit, vizita e një apostulli, konferencat e veçanta etj. përpara se të ndiejmë praninë ose derdhjen e Frymës së Shenjtë dhe të ndihemi të përtërirë. Vetë përvoja ime vetjake është se mund të ndiej një fillim të ri shpirtëror çdo javë gjatë mbledhjeve të Kishës dhe marrjes së sakramentit, kur kam kaluar një javë duke studiuar shkrimet e shenjta – shpesh bashkë me manualin Eja, Më Ndiq – dhe duke iu shërbyer të tjerëve.

Jam me shumë fat që jetoj afër një tempulli dhe vajtja atje më kujton gjithë qëllimin e jetës dhe që t’i vë gjërat në perspektivë. Mund të mos kem përvoja siç kishin shenjtorët në përkushtimin në Kirtland, por shpirti i veçantë i pranishëm në tempull gjithashtu më ndihmon të jem më i prirur shpirtërisht për ta ndier praninë e Frymës së Shenjtë – ashtu si shenjtorët e hershëm përpara Ditës së Rrëshajave.