Nisma për Krishtlindje

“Ndriçoje Botën” 

people_text-alb

Të japim ashtu si Krishti dha.


Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe miqtë e tyre përreth botës ftohen të bashkohen në një “ditë mbarëbotërore shërbimi” më 1 dhjetor 2018, për të shënuar fillimin e fushatës së Krishtlindjes për këtë vit me temë “Ndriçoje Botën”. Fushata do të vazhdojë deri në ditën e Krishtlindjes më 25 dhjetor.

Kisha e Jezu Krishtit ka qenë nismëtarja e fushatës për Krishtlindje me temë “Ndriçoje Botën” që nga viti 2016. Pika e përqendrimit të secilës fushatë është te Jezu Krishti, Shpëtimtari i Botës. Tema e vitit 2018 “Ndriçoje Botën, Jep ashtu si Dha Krishti”, është ndikuar nga thirrja e Presidentit Rasëll M. Nelson për t’u shërbyer me dashuri të gjithë njerëzve rreth nesh, ashtu siç do të bënte Shpëtimtari, në “mënyra më të larta e më të shenjta”. Ndryshe nga fushatat e kaluara ku theksi ka qenë te mënyra se si të shërbejmë, fushata e vitit 2018 e vë theksin tek kujt mund t’i shërbejmë.

Këtë vit, duke filluar nga data 1 dhjetor, të gjithë janë të ftuar të ndriçojnë pjesë të ndryshme të jetës së tyre teksa përpiqen fort të marrin Krishtin si shembull duke kërkuar njerëz të cilëve mund t’u shërbejnë. Secila javë do të ketë një temë të ndryshme: ndriçoje botën, ndriçoje komunitetin tënd, ndriçoje familjen tënde dhe ndriçoje besimin tënd.


Banner-Light-the-World

Mjetet e Komunikimit

Për çdo javë, materiale filmike dhe përmbajtje tjetër që mund të shpërndahet, do të jetë në dispozicion në Faqet Vendore të Komunikimit të Kishës www.mormon.al, LightTheWorld.org dhe faqet vendore të mjeteve të komunikimit shoqëror të Kishës. Bashkë me materialet filmike javore, Zona e Europës e Kishës do të hedhë në qarkullim më 12 dhjetor tri materiale të tjera filmike, përfshirë një material filmik për Krishtlindje, krejt të ri, për vënien në zbatim të temave javore të këtij viti. Do të vihen në dispozicion për t’u shkarkuar edhe artikuj që mund të shtypen, përfshirë një kalendar, me ide mbi mënyrën se si mund ta vëmë në zbatim më së miri temën e secilës javë. E gjithë përmbajtja do të jetë në dispozicion në 22 gjuhë të ndryshme.


Mjetet për Dhurime

Këtë vit do të përfshihen gjithashtu makineritë e mirënjohura për dhurime të nismës “Ndriçoje Botën”. Këto makineri, të paraqitura fillimisht në vitin 2016 në SHBA, iu lejojnë dhuruesve që të japin në çast në vend që të marrin. Duke përdorur karta krediti, njerëzit mund të blejnë artikuj të tillë si çorape, kontroll të syve, ujë të pastër, mjekime dhe ushqim. Pasi bën blerjen, artikulli i blerë bie në një kosh në pjesën e poshtme të mjetit. Këta artikuj, bashkë me paratë e përdorura për t’i blerë ata, do t’u shpërndahen pastaj organizatave bamirëse partnere të tilla si UNICEF‑i, Water for People, Royal British Legion dhe WaterAid. Makineritë për dhurim do të jenë në dispozicion në pesë vendndodhje të ndryshme në mbarë botën. Ky vit është hera e parë kur Europa do të ketë një makineri për dhurim, të vendosur në godinën kishtare dhe qendrën e vizitorëve në Hajd Park të Londrës në Angli.


Shpërndarja

Ata që marrin pjesë në fushatë, janë të ftuar t’i shpërndajnë përvojat e tyre në mjetet shoqërore të komunikimit me thurjen #NDRIÇOJEBOTËN.