Ngjyrat e Familjes Sime - Ceremonia e Hapjes

Ngjyrat e Familjes Sime - Ceremonia e Hapjes

Me datë 27 Janar 2017, u bë ceremonia e hapjes së ekspozitës ngjyrat e familjes sime.

Qëllimi i ekspozitës është të përshfaqet bukuria dhe rëndësia e familjes. Artistët nga e gjithë Shqipëria shfaqën nëpërmjet vijëzimit, formës dhe dritëhijeve mënyrën se si familja ka ndikuar në jetën e tyre në mënyra të mrekullueshme.

16601877_610333225844374_4799579492066410143_o.jpg

Familja është themeli mbi të cilin çdonjeri e ndërton jetën e tij. Është vendi ku njeriu meson respektin për të tjerët dhe për vetveten. Nëpërmjet lidhjeve familjare,njeriu mëson të dojë, të ketë dhembshuri e të punojë fort për një të mirë më të madhe. Të gjitha këto cilësi nxitin gjithashtu krijimin e një komuniteti më të fortë. Ne duam të kremtojmë familjen. Në çfarë mënyre mund të bëhet më mirë kjo sesa nëpërmjet vetë përvojës sonë në tablo që i pasqyrojnë këto tema.

16587006_610332929177737_9016415444617308896_o.jpg

Kjo ekspozite i paraprin ceremonies se ndarjes se cmimit per vlerat e familjes. Cmim ky qe u jepet dikujt qe ka kontribuar ne shoqeri dhe kominitet per te ndertuar, permisuar dhe promovuar keto vlera te vyera te familjes.

Kete vit, ky cmim do ti shkoje Znj. Liliana Luani, mësuese e shkollës fillore në shkollën “Pashko Vasa”, Shkodër. Ajo shkon tre herë në javë pas mësimit në fshatrat përreth Shkodrës për t’u dhënë mësim fëmijëve që jetojnë të izoluar për shkak të gjakmarrjes në familje. Kësaj i shtohet në fundjavë një udhëtim një orë me makinë, 45 minuta me varkë dhe gjysmë orë në këmbë për të mbërritur në fshatin Mazrek të Dukagjinit e fshatrat përreth tek “fëmijët e saj”, siç i quan mësuesja 56 vjeçare këta fëmijë.

Familja eshte fokusi i cdo njeriu, besimi apo komuniteti. Familja eshte vendi ku ngrohtesia, dashuria, keshillimi na ndihmon dhe na pergatit per sfidat e jetes.

Ne “FAMILJA - Një Proklamatë Drejtuar Botës” thuhet:

Familja shugurohet nga Perëndia… Lumturia në jetën familjare është e mundur të arrihet më mirë kur bazohet në mësimet e Zotit Jezu Krisht. Martesat dhe familjet e suksesshme ngrihen dhe ruhen me parimet e besimit, lutjes, pendimit, faljes, respektit, dashurisë, dhembshurisë, punës dhe aktiviteteve të shëndosha argëtuese…

Familja shugurohet nga Perëndia… Lumturia në jetën familjare është e mundur të arrihet më mirë kur bazohet në mësimet e Zotit Jezu Krisht. Martesat dhe familjet e suksesshme ngrihen dhe ruhen me parimet e besimit, lutjes, pendimit, faljes, respektit, dashurisë, dhembshurisë, punës dhe aktiviteteve të shëndosha argëtuese…

Per te pare me shume foto te ceremonies se hapjes se ekspozites mund te shkoni ne faqen e “Ngjyrat e Familjes Sime” ne Facebook ose duke klikuar Linkun e meposhtem.

https://www.facebook.com/Ngjyrat-e-Familjes-553919528152411/

Gjithashtu duke ndjekur linkun e meposhtem mund te shihni reportazhin nga nje TV locale per kete ceremoni.

https://www.youtube.com/watch?v=STcmIgpXzTE&feature=youtu.be