Tema e rinisë për vitin 2024: “Unë jam një dishepull i Jezu Krishtit” (3 Nefi 5:13), është fokusi i një Ngjarjeje Mbarëbotërore me Diskutime, për Rininë, mbi dishepullimin, ditën e diel, më 28 janar 2024.
Të rinjtë e të rejat inkurajohen të mblidhen me grupin e tyre të rinisë për të marrë pjesë në këtë diskutim mbarëbotëror që do të mundësohet nëpërmjet një materiali filmik të regjistruar paraprakisht ku flet Plaku Geri E. Stivenson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.
Materiali filmik i regjistruar paraprakisht është tani në dispozicion në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, portugalisht dhe spanjisht. Më shumë gjuhë do të pasojnë në javët e ardhshme. Ai është publikuar në faqen e transmetimeve në ChurchofJesusChrist.org dhe programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] që të jetë në dispozicion për t’u parë si grup nga data 28
Përvijimi i Sugjeruar i Ngjarjes Vendore
Më poshtë është një përvijim i sugjeruar për këtë mbledhje:
- Numri muzikor i hapjes dhe lutja nga të rinj/të reja
- Mbledhja e drejtuar nga të rinj/të reja
- Shikimi i materialit filmik të regjistruar paraprakisht (pjesa e materialit filmik do të jetë 45 minuta e gjatë)
- Ndalesa të ndërmjetme kur të nxiteni nga materiali filmik për t’i diskutuar si grup pyetjet e përfshira për reflektim
- Lutja e mbylljes
- Grumbullim pas ngjarjes sipas dëshirës
Muzika e Temës së Rinisë dhe Burime të Tjera
Albumi dhe kënga për temën e rinisë për vitin 2024, veprat e artit për temën e rinisë, idetë për aktivitete dhe informacione të tjera mund të gjenden në youth.ChurchofJesusChrist.org.