Të rinj e të reja në moshë madhore nga Finlanda dhe Italia do të paraqiten në transmetimin për mijëra vetë nëpër Europë

‘Ngrihu dhe Ndihmo’

RisingGen_2ndBroadcast
RisingGen_2ndBroadcast

Ngjarja e ardhshme në Europë me titull ‘Ngrihu dhe Ndihmo’ drejtpërsëdrejti në Facebook më 28 gusht, në orën 19:00 CEST (18:00 në MB), e paraqitur nga të rinj e të reja në moshë madhore nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, do të përqendrohet tek europianë të rinj në moshë që sjellin ndryshim në komunitetet e tyre. Ajo do të përfshijë raporte nga vendndodhja, Pyetje e Përgjigje, muzikë dhe të tjera.

Transmetimi i dytë i kësaj vere për ‘Brezin e Ri’ të Europës – të rinj e të reja dhe të rinj e të reja në moshë madhore, të martuar ose beqarë – do të shfaqet në 22 gjuhë në faqet në Facebook të Kishës në secilin vend, si edhe në Instagram dhe YouTube. Tema e transmetimit është ‘Shko dhe Bëj Mirë’.

Ngjarja do të përfshijë materiale filmike profili me çifte të martuara, të reja në moshë, nga Finlanda dhe Italia. Do të ketë një numër të veçantë muzikor nga Parisi me motra misionare të Kishës. Të rinj e të reja që po shërbejnë në misione në pjesë të tjera të Europës, gjithashtu do të jenë pjesë e transmetimit.

Drejtuesit e programit janë Ajrin Kabongo nga Belgjika (që jeton në Paris) dhe Ben Uorner nga Kenti në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajrin thotë se ajo mezi po pret të përfshihet me cilindo që do të bashkohet me ngjarjen në internet. “Ne dëshirojmë që ju të lidheni, të frymëzoheni dhe të frymëzohemi nga ju.”

“Jemi të emocionuar të zbulojmë se si misionarët dhe të rinjtë e të rejat e Europës po lidhen në mënyrë krijuese gjatë verës”, - shtoi ajo.

“Nëse do ta shikojnë me miqtë ose familjarët, do të ishte e shkëlqyer që njerëzit të bëjnë një bisedë të shkurtër për të vendosur për disa gjëra që do t’ju pëlqente t’i provonin ose t’i bënin ndryshe. Në ç’mënyrë njerëzit do të marrin pjesë në nismën ‘Shko dhe Bëj Mirë’ në vetë mënyrat e tyre të pashoqe?”

RisingGen_2ndBroadcast

Beni komentoi se ai është i ngazëllyer që është pjesë e këtij grupi të madh të rinjsh e të rejash në moshë madhore: “Na kanë lënë shumë mbresë të mirat që po bëni pavarësisht sfidave me të cilat po përballemi nëpër Europë. Ne shohim mirësinë tuaj dhe dëshirën tuaj që ta jetoni dhe ta shpërndani ungjillin. Ju lutemi ta dini se do të ketë gjithmonë një vend për ju në komunitetin tonë të Kishës, ku ju mund të keni përkatësi, të përparoni dhe të jepni ndihmesë.”

Plaku Helmut Uondra, një I Shtatëdhjetë Zonal nga Viena, dhe Julia Uondra, do të bashkohen me Ajrinën dhe Benin si të ftuarit e tyre të veçantë. Drejtuesit e shfaqjes kanë ndër mend ta pyetin çiftin Uondra rreth vetëvlerësimit, shërbimit dhe lumturisë në ungjill. Më në veçanti: Si mund ta ruajmë gëzimin tonë me gjithë ngjarjet e krizave që po ndodhin rreth nesh?

E gjithë rinia, misionarët kohëplotë të Kishës dhe të rinjtë e të rejat në moshë madhore nxiten të bashkohen me ngjarjen në mediat shoqërore më 28 gusht dhe të përfshihen në aktivitete dhe projekte shërbimi që mund të sigurojnë rritje shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale.

Ngjarja ‘Ngrihu dhe Ndihmo’ siguron një mundësi që pjesëmarrësit të ftojnë miqtë e tyre, të çfarëdo besimi ose jobesimtarë, që ta shohin transmetimin dhe të përfshihen në shërbim ndaj të tjerëve.


 

RisingGen_2ndBroadcast
RisingGen_2ndBroadcast
RisingGen_2ndBroadcast
RisingGen_2ndBroadcast