Ndryshimi i Jetëve në “Friendship Centres” [“Qendrat e Miqësisë”]

“Friendship Centres” [“Qendrat e Miqësisë”] të organizuara nga Latter-day Saint Charities [Organizata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme], krahu humanitar i Kishës, u ofrojnë refugjatëve një vend për të takuar miq të rinj, për të punuar drejt integrimit, për të mësuar aftësi të reja dhe për të fituar një ndjesi të komunitetit.

Në vitet e fundit, shumë njerëz janë shpërngulur nga lufta, përndjekja apo fatkeqësitë natyrore. Shpesh ata janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre papritmas, pa pasur kohë apo mjete për të marrë zotërimet e tyre.

Hyrja si të pastrehë në një vend tjetër dhe shpesh herë pa të holla është një përvojë frikësuese dhe e vetmuar. Sipas Kent Millerit, një vullnetar për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në “Friendship Centre” [“Qendra e Miqësisë”] në Pekham (në Londrën juglindore): “Dy gjërat që atyre u nevojiten më shumë përveç një vendi pune, janë miqësia e çiltër dhe aftësia për të mësuar gjuhën angleze”.

Plaku dhe Motra Miller, vullnetarë në “Friendship Centre” Pekham, në Angli
Plaku dhe Motra Miller, vullnetarë në “Friendship Centre” Pekham, në Angli

Shkrimet e shenjta të kohëve të sotme na këshillojnë që të “ndihmo[jmë] të dobëtit, ngr[emë] duart që varen poshtë dhe forco[jmë] gjunjët e këputur”. (Doktrina e Besëlidhje 81:5). “Friendship Centres” [“Qendrat e Miqësisë”] të organizuara nga Latter-day Saint Charities [Organizata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme], krahu humanitar i Kishës, u ofrojnë refugjatëve një vend për të takuar miq të rinj, për të punuar drejt integrimit, për të mësuar aftësi të reja dhe për të fituar një ndjesi të komunitetit. Duke bashkëpunuar me organizata të tjera bamirëse, agjencitë vendore qeveritare dhe joqeveritare, ndihmojnë për të plotësuar nevojat e shumë refugjatëve dhe imigrantëve që hyjnë në Europë.

 Të parat nga këto qendra u hapën në shkurt të vitit 2018 në Athinë, Greqi. U ofruan orë mësimore për gjuhën greke, angleze, për gatimin, artin dhe muzikën së bashku me trajnime për aftësi fuqizimi.

Plaku dhe Motra Barni, vullnetarë në “Friendship Centre” Romë, në Itali
Plaku dhe Motra Barni, vullnetarë në “Friendship Centre” Romë, në Itali

Duke bashkëpunuar me Kishën Episkopale, u hap “Friendship Centre” [“Qendra e Miqësisë”] në Romë në maj të vitit 2018, duke u shërbyer 25 refugjatëve javë për javë. Deri në mars 2019 ata kishin afro 500 pjesëmarrës çdo javë. U ofruan mësime të gjuhës italiane, angleze dhe frënge, si dhe trajnime mbi aftësitë për jetën dhe punën.

Qendrat kishin si personel vullnetarë vendas dhe ndërkombëtarë. U ofruan gjithashtu këshillim ligjor dhe ndihmë me dokumentet.

U hapën gjithashtu qendra në Pekham dhe Uembli (në Londrën perëndimore), Angli. U ofruan kurse në English Connect (EC), aftësi bazë të kompjuterit, trajnim për punën dhe këshilla për punësim. Mësimdhënia për fëmijët në moshë për shkollë u ofrua çdo javë.

Qendrat u mbyllën në fillim të vitit të kaluar për shkak të pandemisë nga Covid. Tashmë po jepen orë mësimi në internet nga vullnetarë për qendrat në Mbretërinë e Bashkuar, nga shtëpitë e tyre. Studentët marrin pjesë nga mbarë bota. Nelson Heifëni, i cili mbikëqyri qendrën Uembli, i ka parë ata të bëhen “shokë me njëri-tjetrin, jo vetëm me mësuesit, teksa mësojnë të gjithë së bashku”.

“Friendship Centre” në Pekham, në juglindje të Londrës, Angli
“Friendship Centre” në Pekham, në juglindje të Londrës, Angli

Pegi Pauelli, një mësuese tek qendra Pekham, mendoi për të ndihmuar Katerinën që të mësojë dhe të vërë synime për karrierën. Ajo ishte e kënaqur kur e pa Katerinën të fillonte një punë si mësuese ndihmëse e përkohshme. “Kur ajo filloi kursin EC, kishte qenë duke punuar në Angli si pastruese për dy vite.

Plaku dhe Motra Heifën, vullnetarë në “Friendship Centre” Uembli, në Angli
Plaku dhe Motra Heifën, vullnetarë në “Friendship Centre” Uembli, në Angli

Te Jakobi [Bibël] 1:27 ne lexojmë se “feja e pastër…është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre dhe ta ruash veten të pastër nga bota”. Ndryshimi i jetëve të refugjatëve nëpërmjet shërbimit të vërtetë është thelbi i këtyre qendrave. Jetët e ndryshuara të vullnetarëve janë një nënprodukt i këtij shërbimi. Gejlin Bikmori, një mësuese tjetër mendoi: “Mësimdhënia këtu më ka bekuar në më shumë mënyra se sa mund t’ju tregoj”.